• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
PIRRO AHMETAJ/ Pse Shqipëria e ka detyrim t’i gjendet pranë SHBA dhe NATO-s në këto momente
Home
Blog

PIRRO AHMETAJ/ Pse Shqipëria e ka detyrim t’i gjendet pranë SHBA dhe NATO-s në këto momente

August 18th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Sigurisht, i kam ndjekur me vëmendje shtesë zhvillimet, vlerësimet, skenarët e kërcënimeve, kundërshtitë dhe dakordësitë strategjike të institucioneve, aktorëve, instituteve, forumeve dhe ekspertëve në Washington DC, Bruksel, New York, e gjetkë mbi gjendjen dhe perspektivën e Afganistanit!

Bashkëlidhur po ndaj intervistën e fundit  të një mendje brilante në fushën e sigurisë globale, Admiral Stavridis, ish-Komandant Suprem i NATO-s,  për/me të cilin kam patur privilegj të punoj (2009-2013) !

https://www.msnbc.com/the-sunday-show/watch/admiral-stavridis-speaks-on-kabul-collapsing-to-taliban-118745157591 ose e scriptuar:

https://www.npr.org/2021/08/15/1027839849/former-supreme-allied-commander-at-nato-describes-military-events-in-kabul

Lexuar këtë, e gjej pa vend fare që t’i  “ti mësoj babait arat“, për më tepër që për vendet e vogla dhe çështjet me impakte globale, “të dëgjuarit dhe heshtjen” i çmoj dhe këshilloj si arsye racionale zyrtare dhe individuale!

Ndërkohē që bota mbarë po ndjek e shokuar, ore pas ore në 3D zhvillimet në Afganistan, e çmoj po ashtu si protagonizëm cinik për cilindo që “gjetën rastin të shfryjnë mllefin për humbjen dhe dështimet e turpshme të imperializmit Amerikan” apo të tjerë të gjithëditur, që japin mendje si duhet të sillen SHBA, NATO, UN, BE, Rusia, Kina,  veçmas ose së bashku për të ardhmen e sistemit global të sigurisë!

Si një ekpert modest për SK dhe NATO-n besoj edhe më fortë, se për rrethanat shtesë, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për Shqipērinë zyrtare, përveçse të garantojë: “kohezion, solidaritet, mbështetje dhe kontribute të pakushtëzuara kur vjen puna te interesat gjeopolitike në raport me USA, NATO-n dhe UN”!

Kështu, përveç protagonizmit politik të panevojshëm të Kryemistrit, përtej oshilacioneve të mavro-Kryetarit pa asnjë fitore të vetme në 8 vjet, apo sindromës së kamikazëve pas karrigeve të pushteteve: “vendimin e qeverisë Rama për mikpritjen e afganëve të kërcënuar nga talibanët, nuk e gjej as si gjest i fisnikërisë apo autolëvdata si këto, por vetëm në përmbushje të DETYRËS KOMBËTARE për të ndarë barrën dhe marrë përsipër përgjegjësitë në raport me SHBA, NATO-n  si dhe e gjej njē mundësi shumë e mirë që kjo detyrë shtëpie, korespondon si mesazh para uljes në karrigen e Këshillit të Sigurimit në UN!

Nga ana tjetër, në gjykimin tim, kur vjen fjala te sistemi, faktorët dhe aktorët e sigurisë globale: “USA, NATO, UN, BE, AU, etj nuk janë as organizma bamirësie as xhandarmëri ndërkombëtare por sinergji vlerash, rregullash, angazhimesh, kapacitetesh dhe detyrimesh për të reaguar në mënyrë kolektive ndaj kërcënimeve dhe interesave të përbashkëta!

Thënë sa më lartë, si mesazh për kopenë e donkishotëve të sëmurë nga egocentrizmi i pushtetit, apo për  audiencë globale si dhe ushtrinë e listës së pagatorëve të gjithëditur, i lutem Zotit «të na mbyll gojën të mos flasim kur nuk kemi çfarë të themi…”!

Kthimi si 20 vjet më parë i regjimit të  Talibanëve, nën drejtimin e liderit suprem Akhundzada si dhe zëvendësit Yaqoob (djali i themeluesit të Talibanëve, Mulla Omar),  është këmban alarmi, që sigurisht do të krijojë një «Erë të Re» të standarteve të sigurisë jo vetëm në Afganistan dhe për rajonin e trazuar, por do t’i shkundi gjithë mekanizmat e sigurisë, pasi: ” Liria nuk dhurohet përgjithmonë,  por mbetet para se gjithash sfidë, mision dhe përgjegjësi Kombëtare”!

Në përmbledhje sa sipërpërmendur, shpresoj, uroj dhe lutem që populli Afgan të gjej dritën e arsyes si dhe në emër të Zotit të shmangë vëllavrasjen dhe të vendosi paqen në themelet e ardhmërisë së kombit të tyre të masakruar dhe martirizuar për interesa të të tjerëve, nga vetëvetja dhe jo vetëm.

Shqipërisë po ashtu, do t’i duhet të përmirësojë më tej instrumentat dhe më posaçërisht aftësitë e kapaciteteve të Sigurisë Kombëtare si dhe për përmbushjen e detyrimeve ndaj USA, Rajonit, NATO, BE dhe UN!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Në mbrojtje të racës së pastër dhe krenare shqiptare
Previous article MERO BAZE/ Trimërimi i “salibanizmit” nga talebanizmi, na ndihmon më shumë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k