• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
PELLUMB KULLA/ Hakmarrja mbi bronxin
Home
Blog

PELLUMB KULLA/ Hakmarrja mbi bronxin

February 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

…Në fillim, shtatoren e lartë, zotërat e vendit e ngarkojnë me domethënie të shenjtë, me veneracion qiellor, me fuqi tërheqëse për ta soditur dhe me hijerëndësi frikëndjellëse.

E nuk janë veçse disa kuintalë bronx, që ca artistë i kanë dhënë formën e Zotit të fuqishëm në këtë pëllëmbë dheu,

Populli e pranon këtë simbolikë. E ai ia ngarkon këtij togu të bronxtë, të gjitha atributet që përfaqëson; e lidh me gjithë përgjegjësitë që, fshehur, ia ka vënë mbi kurriz me kohë; ripërtyp të gjitha ëndrrat për këtë ditë, kur e rrethon statujën, i ve litarin, e heq zvarrë, e përdhos, e pështyn…

E kjo gjasme historike bëhet një ditë e shënuar kombëtare, nga ato më të bukurat, e njohur si 20 shkurt 1991.
Kanalet televizive të botës e japin si lajm të parë këtë vullkan urrejtje që zbrazet mbi një statujë shtatë metra të gjatë.

Të gjithë e përshkruajnë këtë ditë kur pa asnjë pikë gjak përreth, u shfry hakmarrja mbi murtajën, mbi antikombëtarin, vrasësin e mijëra njerëzve të shquar të kombit, klerikëve, patriotëve, deri edhe shokëve të tij të idealit, rrënuesin e ekonomisë kombëtare, brejtësin e virtuteve të bukura, të edukuara që në lashtësitë shqiptare. Ishte dita e shpresës më të afërt, për liri, drejtësi, paqë dhe begati.

Qindra mijëra njerëz në tërë Shqipërinë e jashtë saj, shfrenë, brohoritën, kënduan, u çorrën. Ditë me radhë ata njerëz rropateshin të bashkëbisedonin të ngjirur, të lodhur e me një dritë të ngrohtë në sy. Ata , ishin brezi i vuajtur, i shtypur e i munduar që sapo kishin shijuar BASTIJËN e tyre, sulmin mbi PALLATIN E DIMRIT, ngjarje që vijnë ndoshta njëherë në mijëra vjet.

Pak-kush e vrau mëndjen se pas Bastijës e marrjes së Pallatit të Dimrit, në Francë dhe Rusi, kishin pasuar vite të tjerë gjaku e vuajtjesh.

Ditët e triumfit popullor nuk kanë faj për këtë.

Ditët e shënuara qëndrojnë më vete. Fitoret që sjellin ato lidhen me të kaluarën.

Ato nuk i ngarkon dot me përgjegjësinë e ditëve dhe viteve që vijnë pas tyre.

*Me shkurtime në “Luftë pa Fund”, Botimet UET fq 252

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERTEFE LEKA/ Çfarë i shkruante presidentit Wilson, një zonjë nga Çamëria
Previous article ARIAN GALDINI/ Kosova si dashuri dhe shpresë!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k