• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 23rd, 2025
  • HOME
PËLLUMB KULLA: Aty ku absurdi është bërë mal!
Home
Blog

PËLLUMB KULLA: Aty ku absurdi është bërë mal!

October 23rd, 2017 Editor Blog 0 comments

Më ndjeni por unë nuk kam asnjë faj politik që pëlqeva dhe jam emocionuar thellë nga një fjalim aq parimor, aq shoqëror aq logjik, si ai që dëgjova sot të shqiptuar nga kryeministri Edi Rama.E nuk prek asnjërin unë,rrezikziu, nëse them që nuk prisja të dëgjoja fjalimin më të bukur e më prekës,në këto dekada plot zhurmërima të tranzicionit, e paqenë nevoja të shtoj e ca dekada të tjera matanë tejkohës.
Le të më vërsulen po deshën të gjithë ata që krejt në kundërshtim me mua janë nxirë në fytyrë, kur assesi nuk e deshin atë fjalë që shkëlqeu nga bukuria e frazës, nga besnikëria ndaj besimit tek bashkëpunëtori i tij më i sulmuar, nga qartësia dhe kripa e shprehurisë ironike.
Në një vënd ku paralamenti i ikën sallës dhe vazhdon në të tërë mëngjeset nga koha për t’u zgjuar me tërë argumentat dhe kundërargumentat që sjellin gazetat dhe studiot televizive mëndja më shkon me kënaqësi të madhe tek një nga tregimet e mi të dikurshëm, kritikuar si pjellë e fantazisë. Në të një kryetar i Degës së Punëve të Brendeshme i lodhur nga arrestimet e panumurta, për akuza,kërkonte ndihmën e të arrestuarit e pyetjes së fatziut se përse e patën arrestuar ai i përgjigjej me kërkesën e e tij: “Ja, na e thuaj vetë! Nuk ka mundësi që ti të mos e dish se cfarë që ti të mos e dish se cfarë faji ke bërë!”
Do të shtyhem edhe të vazhdoj më tej, pa m’u dridhur dora në një tregim tjetër, mbi fajësinë e një personazhi të ri, i nënshtruar një procesi të gjatë, thuajse shekullor, pa gjatë, thuajse shekullor, pa prozhektorë dhe pa dëgjues. Ai i shkreti konsiderohet pa lëkundje, me “dyshime të arsyeshme”, se është fajtor. Atij i kërkohet një lodhje titanike që të marrë vërtetim pas vërtetimi nga tërë bankat e botës, në të pesë kontinentet, ku të dëshmohet se ai nuk i ka grabitur ato, si edhe dëshmi nga tërë femrat e rruzullit, ku të thuhet dhe të rezultojë se ai nuk ka përdhunuar asnjërën prej tyre!
O Zot na ndihmo, se absurdi është bërë mal! Dhe një fjalim i mrekullueshëm, si ky i Ramës është pak, shumë pak!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI XHAFERRI: Kujtim nga përtej natës së varrit
Previous article ALUSH KAMBERI: Nje homazh per profesorin tim...

Editor

Related Posts

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj Blog
June 23rd, 2025

SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës Blog
June 22nd, 2025

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze! Blog
June 17th, 2025

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

Blog Jun 17th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë! Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë!

May 21st, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës…

May 22nd, 2025
YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së Blog

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

Jun 3rd, 2025
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun OP-ED

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

Feb 7th, 2020
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k