• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
PANDELI PANI/ Rusia kundërpërgjigjet me dëbime diplomatësh
Home
Blog

PANDELI PANI/ Rusia kundërpërgjigjet me dëbime diplomatësh

March 31st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Rusia reagon me dëbime diplomatësh ndaj vendimit të rreth 25 shteteve dhe NATO-s për të dëbuar diplomatë rusë nga vendet e tyre. Të prekur edhe disa diplomatë gjermanë .

Qeveria ruse u ka kërkuar katër diplomatëve gjermanë të largohen nga vendi. Kjo u njoftua nga Ministria e Jashtme në Berlin. Me dëbimin Rusia reagon ndaj hapit të mëparshëm të qeverisë gjermane, që pas sulmit me lëndë helmuese ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britaninë e Madhe, kishte deklaruar katër diplomatë rusë si persona të padëshirueshëm.

Gjermania mbetet e hapur për dialog

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas e quajti këtë veprim të Moskës si “jo të habitshëm”. Gjermania nuk e kishte marrë vendimin e saj për të dëbuar diplomatët rusë “në mënyrë të pakujdesshme”, theksoi ai. “Përgjigjja jonë në rastin e Skripal ishte e nevojshme dhe e përshtatshme si një sinjal politik.”

Më parë Moska kishte thirrur në Ministrinë e Jashtme ruse ambasadorin gjerman, Rüdiger von Fritsch, i cili tha se ai e kishte siguruar palën ruse se Gjermania ishte e hapur për dialog dhe do një marrëdhënie të mirë me Rusinë, porse Moska duhet të shpjegojë qartë akuzat për përfshirje në helmimin e ish-agjentit të dyfishtë Skripal.

Infografik Diplomatenausweisung Stand 18 03 29 RUS
Përveç Gjermanisë në Ministrinë e Jashtme të Rusisë u thirrën gjithashtu edhe ambasadorët e të gjitha vendeve që përzunë diplomatë rusë pas sulmit helmues ndaj Skripalit. Diplomatët u informuan për masat e Rusisë në lidhje me çështjen Skripal, tha Ministria e Jashtme në Moskë.

Dëbime reciproke diplomatësh

Përveç Gjermanisë edhe shtetet e tjera njoftuan se u është kërkuar të tërheqin diplomatët: Polonia duhet të tërheqë sipas të dhënave të Varshavës brenda një jave katër diplomatë. Finlanda dhe Letonia nga një, Lituania tre, kurse Italia dhe Holanda nga dy diplomatë. Kanadaja njoftoi se prej dëbimeve janë prekur katër nga qytetarë të saj.

Rusia kishte shpallur më parë si të padëshiruar 23 diplomatë britanikë – po aq diplomatë rusë sa kishte shpallur më parë qeveria e Londrës.

Të enjten në darkë Rusia kishte njoftuar për dëbimin e 60 diplomatëve amerikanë. Në këtë mënyrë Moska reagoi ndaj vendimit të rreth 25 shteteve dhe NATO-s për të dëbuar më shumë se 140 diplomatë rusë nga vendet e tyre./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREÇ ZOGAJ/ Të rejat në politikë në varësi të Reformës në Drejtësi
Previous article KLAUS KRÄMER/ Pashkët festa e Ringjalljes

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k