• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
PANDELI MAJKO/ Pse emigrantët shqiptarë, duhet të kenë të drejtën e votës!
Home
Blog

PANDELI MAJKO/ Pse emigrantët shqiptarë, duhet të kenë të drejtën e votës!

January 23rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Vota e shtetasve të Shqipërisë jashtë vendit është një diskutim i cili ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Ai përbën një risi të diskutimeve politike në vend dhe po ashtu është një reformë elektorale e cila kërkon një diskutim të hapur.

Vota e shtetasve jashtë vendit ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e komuniteteve shqiptare në vendet e ndryshme ku ata janë vendosur. Ajo është shprehje e evoluimit dhe ndryshimit strukturor të migracionit të ri shqiptar pas viteve 90-të. Ata nuk janë emigrantët e paligjshëm të djeshëm por qytetarë me status juridik të rregulluar në vendet pritëse dhe një diasporë e re Shqipërisë në Perëndim.

Tashmë shqiptarët e shpërndarë në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe deri në Australi kërkojnë të jenë pjesëmarrës në fatin politik e atdheut të tyre. Kjo është një kërkesë e natyrshme. Pjesmarrja dhe kontributi shtetasve jashtë vendit ishte thelbësor në shpëtimin e Shqipërisë nga kolapsi ekonomik. Prurjet finaciare të remitancave të shtetasve jashtë vendit në vendlindje tejkalon cdo ndihmë financiare që vendi ka marrë nga ndonjë institucion ndërkombëtar.

Shqipëria në muajt e fundit ka ecur me shpejtësi në vlerësimin e reformës së krijimit të një politike të re shtetërore për diasporën. Në Kuvendin e Shqipërisë, në Komisionin e Politikës së Jashtëme u krijua Nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin. Ndërkaq, me Vendim të vecantë të qeverisë shqiptare është krijuar Komiteti Shtetëror për Diasporën i cili drejtohet nga Kryeministri.

Në dhjetor të vitit të kaluar Kuvendi i Shqipërisë miratoi për herë të parë Ligjin për Agjencinë Kombëtare të Diasporës. Ndërkaq, pranë Kuvendit është dërguar për miratim nga qeveria Projektligji “Për Diasporën”. Ai do të rregullojë shtyllat kryesore të organizimit të marrëdhënies së shtetit shqiptar me diasporën e tij.

Për marrëdhëniet me Diasporën, qeveria shqiptare ka nënshkruar dy marrëveshje me shtetin e Kosovës në nivelin e Kryeministrave. Po ashtu, po negociohen marrëveshje të kësaj natyre me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Reforma Elektorale në kuadrin e të drejtës së votës së shtetasve jashtë vendit ka një rëndësi madhore për reflektimin në organizimin e brendshëm të shoqërisë shqiptare. Ajo do të sjellë një freski politike elektorale, do të rrisë përgjegjshmërinë e politikëbërjes sa edhe do të rrisë presionin pozitiv për standarte në qeverisjen e vendit. Nga ana tjetër, vota e shtetasve shqiptarë jashtë vendit do ta lidhë edhe më fort të ardhmen e vendit me procesin e integrimit europian të vendit. Pas kësaj reforme elektorale do të kemi qeveri të cilat do ta mbështesin legjitimitetin e tyre edhe në votën e shtetasve të vet në Perëndim.

Një arsye tjetër që nxit një vendimarrje sa më shpejtë në Kuvendin e Shqipërisë në këtë drejtim është edhe rregullimi i rregjistrimit të shtetasve jashtë vendit. Ky proces kerkon një kujdes të vecantë administrativ.

Rregjistrimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë ka një rastësi pozitive i cili është plotësimi i afatit 10 vjecar të dokumentave te identifikimit. Kjo do të thotë që ato do të ripërtërihen për të gjithë shtetasit shqiptarë. Ky është një moment administrativ shumë i rëndësishëm. Shtetasit shqiptarë kur të aplikojnë pranë zyrave

përkatëse në Shqipëri apo në konsullatën respektive të shtetit ku jetojnë, për tu pajisur me letërnjoftim elektronik apo pasaportë biometrike, të shtetit shqiptar, për herë të parë, apo kur i ka përfunduar afati i vlefshmërisë 10 vjecare së dokumentit apo është deklaruar i humbur, sipas Kontratës Koncesionare, duhet të deklarojnë të gjitha të dhënat e kërkuara përfshi edhe adresën e saktë të vendbanimit në shtetin e huaj ku ata jetojnë (sipas formularit përkatës).

Patur parasysh mangësi të ndryshme në procesin e mëparshëm të rregjistrimit shteti shqiptar ka një shans që në kushtet kur është duke u plotësuar afati 10 vjecar i dokumentave identifikuese, ripërtëritja e tyre të kryhet i saktë. Kjo do të japë një pasqyrë të qartë edhe të rregjistrimit të shtetasve jashtë vendit patur parasysh realizimin në 2021 të zgjedhjeve parlamentare.

Në këtë drejtim vlen të theksohet rëndësia edhe cilësia e marrëdhënies me kompaninë koncesionare në procesin e rregjistrimit për këtë cështje. Shpresoj se kontarata koncesionare do të zbatohet sipas ligjit dhe pa shmangie.

Shtetasit që jeton jashtë vendit i duhet bërë e qartë që në plotësimin e dokumentave të reja identifikuese (pasaportë dhe kartë identiteti) të mos vendosë adresën e “vjetër” apo të shtëpisë së prindërve në Shqipëri por atë të vendqëndrimit në vendin pritës. Cdo shmangie duhet konsideruar fallsifikim dhe e paligjshme apo edhe si mosrespektim i marrëdhënies që shteti shqiptar ka me kompaninë koncesionare për këtë qëllim.

Të nderuar pjesëmarrës.

Në Shqipëri pasionet politike shpesh kanë qenë shtysa që vendimarrjet e reformave zgjedhore të kenë qenë të vonëta ose të shpejta me konsesuse të momentit të fundit.

Prej muajsh kam depozituar pranë komisionit të reformës zgjedhore një dokument i cili përmbledh eksperiencat dhe

këndvështrimet ekzistuse të vendeve të ndryshme për të drejtën e votës së shtetasve që jetojnë jashtë shtetit të origjinës.

Sot, falë edhe ndihmës së zyrës së OSBE-së në Tiranë dhe nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, ky është diskutimi i parë në publik. Ai do të jetë i hapur për cdo kontribut të shoqërisë civile.

Shpresoj që kolegët deputetë në Komisionin e Reformës Zgjedhore të gjejnë gjuhën e përbashkët për cështjen e votës së shtetasve jashtë vendit. Kjo vendimarrje është një mënyrë e re të bërit të politikës përballë publikut dhe shoqërisë. Po flasim për votues të majtë dhe të djathtë të cilët do të fitojnë një të drejtë të munguar. Kjo reformë e votës do të ndryshojë raportin e politikës me shtetasit që e votojnë. Ajo do të ndryshojë edhe vetë politikën shqiptare.

E drejta e shtetasve tanë jashtë vendit për të votuar ekziston dhe funksionon. Nuk po falim dhe sajojmë gjë. Thjesht duhet të kuptojmë se kemi ndryshuar dhe nuk mund ta përkufizojmë politikën me kufij gjeografikë. E drejta duhet të shkojë tek shtetasi dhe jo e kundërta.

*Fjalimi i mbajtur në tryezën për të drejtën e votës së emigrantëve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABDURAHIM ASHIKU/ A do ta sillni Skënderbeun në Athinë?
Previous article ELIZABETH N. SAUNDERS/ A është Trump një President normal në politikën e jashtme?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k