• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
PAJTIM BELLO/ Përse Sali Berisha e ka humbur qetësinë?!
Home
Blog

PAJTIM BELLO/ Përse Sali Berisha e ka humbur qetësinë?!

July 31st, 2021 F.autor Blog 0 comments

Reagimi i Sali Berishës ndaj deklaratës së Ambasadores së SHBA në Tiranë është produkt i një të vërtetë të madhe. Nuk lidhet me origjinën e Saliut si malsor, nuk shpreh gjëndje emocionalet apo kyeneçësi të Tij, nuk është refleks trimërie apo dinjiteti.

Reagimi i Sali Berishës ndaj deklaratës së Ambasadores së SHBA në Tiranë është produkt i një të vërtetë të madhe. Nuk lidhet me origjinën e Saliut si malsor, nuk shpreh gjëndje emocionalet apo kyeneçësi të Tij, nuk është refleks trimërie apo dinjiteti.

Qëndrimi i Tij kurrësesi nuk buron së brendshëmi nga ndjenja e nje qenie njerezore. Jo! Përtej gjithçkaje që ne mund të mendojmë, qëndron një fakt i thjeshtë. Sali Berisha nuk ikën sepse nuk e lenë të ikë. Ata që e peshkuan dhe e servirën në udhëheqje të proçeseve demokratike, e kanë prangosur duar e këmbë, mendjen dhe shpirtin ia kanë mbyllur në kutinë pengut e të shpagimit. Ish kardiologu, i cili kishte humbur dinjitetin, ka mbetur rob i nje misioni të pa përfunduar. Për këtë, Ata nuk e lenë të largohet dhe kjo nuk ka ndodhur sot por prej disa vitesh. Sot ka filluar të luhet seria e fundit e Sagës “Berisha me të tijët”. Për disa vite ia dolën të djegin e shkretojnë Shqipërinë, të bejnë rrush e kumbulla pasurinë e këtij vendi, të vrasin kë e kur të duan dhe çfarë nuk kanë bërë! Por e kanë misionin të pa përmbushur.

Nuk ia arritën që të ndalin bërjen e Kosovës, nuk e ndanë dot Shqipërinë ne Jug e Veri. Por mbi te tëra nuk ia dolën të mbajnë Shqipërinë larg SHBA dhe BE. Dhe kjo, për ata që e katapultuan Saliun nga bisturia në politikë, është e pa pranueshme dhe dita ditës po kthehet në e pa falshme. E pra ky është halli i Saliut me të tijët. Pra duan të bëjnë edhe një betejë sipas parimit të gjitha për të fundit. O fitore e tyre ose të gjithë të humbur. Të  pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE dhe të hedhin në det SHBA! Ky është misioni i tyre.

Ata që I’ua kanë ngarkuar nuk bëjnë shaka.  Këtë duhet ta kuptojë kushdo shqiptar në Shqipëri apo jashtë saj, sidomos antarët dhe mbështetësit e saj. Të lihen mënjanë emocionet partiake. Duhet kthjelltësi politike, historike e politike. Atdhetarizmi nuk duhet këmbyer me asgjë dhe as për kërkënd! Për këtë çështje janë ndarë edhe vëllai me vëllanë. Qetësisht gjykoni e mos gaboni! Duhet distancim prej këtij tarafi. Le të mbeten një grusht mëkatarësh pa strehë politike e patriotike. Llogaritë e tyre le ti mbyllin vetë. Ta provojnë dhe ta shikojnë ku do mbrijnë. Mjaft më. Vaji i kandilit u sos!…

Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ FBI po heton Berishën, pritet ekstradimi i tij
Previous article ARANIT MURAÇI/ Edhe një herë tjetër, mbi “rrezikun” e “imperializmit” Amerikan në Shqipëri

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k