• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ORNELA VORPSI: Edi Ramën E KAM DASHUR në mënyrë platonike
Home
Blog

ORNELA VORPSI: Edi Ramën E KAM DASHUR në mënyrë platonike

April 11th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

“Kësulëkuqja e vogël nuk ishte e kuqe. Ndërsa ujku, ai po, ishte i kuq. Quhej Enver Hoxha, si diktatori komunist shqiptar. Ai nuk do t’i përpinte vajzat e vogla. Jo nuk ua kishte nevojën, për aq sa ato nuk kishin as pite, as poçe me gjalpë për t’ia çuar gjyshes së tyre. Kjo ishte mbretëria e Enver Hoxhës: mungesë në gjithçka. Dhe burg për ata që guxuan të ankohen”, kështu shkruan Ornela Vorpsi në romanin “Vendi ku nuk vdes kurrë” i botuar në Francë. Dhe pse nuk shkruan në gjuhën shqipe, në veprat e saj ajo udhëton në kohë të jetuara në këtë vend. Udhëtimi bashkë me nënën dhe gjyshen për të takuar babain në burgun e Spaçit, duket se ka lënë gjurmë në kujtesën e saj. Këtë takim të paharruar, ajo e ka rrëfyer në një fragment të librit “Vendi ku nuk vdes kurrë”.

E ftuar në takimet Letërsia dhe Qyteti, përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma, Vorpsi ka treguar rrugëtimin e saj nga Akademia e Arteve Brera në Itali, drejt Parisit ku sot jeton me bashkëshortin dhe vajzën.” “Shqipëria që kam jetuar me nënën time, ishte një vend i vështirë. Ishte e rëndësishme të tregoja atë periudhë. Një Shqipëri, lakuriqe. Me librin e parë, kam plagosur edhe familjen time, “Vendi që nuk vdes kurrë”. Nuk kisha ndërmend të shkruaja por më erdhi kaq organike në italisht” u shpreh Vorpsi. Shkrimtarja ka folur për lidhjen me nënën, një lidhje që është zhvilluar në mënyrën sesi ajo ka trajtuar femrën në letërsi dhe arte pamore. Kohë më parë në një gazetë franceze do të botohej një foto e nënës së saj nuse, përballë pasqyrës.  “Kjo është një fotografi që më magjeps”. Një foto që të kujton orët para pasqyrës të çdo vajze në Shqipërinë e para viteve ’90-të, veshur me fustanin e bardhë dhe me lule në duar, duke parë në pasqyrë reflektimin e vetes, para se jeta e saj të ndryshojë përgjithmonë. Është një foto e nënës suaj.  “Me kalimin e kohës një njollë ngjyrë kafe filloi të shfaqej në foto, duke mbuluar fytyrën e nënës sime lehtë. Kjo pasi, kishte lagështi në dollap. Sa herë shoh këtë foto më vjen të qaj, duke imagjinuar kohët sesi flokët e saj do të shndërroheshin në gri”, shprehet Vorpsi.“Kam dashur nënën time si asnjë tjetër në botë. Ajo ishte ZOTI…Shoh nënat shqiptare. Unë kisha një nënë me natyrë sunduese. Unë isha “pronë private” e saj, bëja ç’thoshte. Një nënë autoritare. U rrita vetëm me të” vazhdon ajo. Lidhja me artin ka ndodhur herët tek ajo. Rënia e komunizmit ia bëri më të lehtë rrugën drejt studimeve, si vajza e një të burgosuri politik. “Kam qenë jashtëzakonisht e dhënë pas artit dhe letërsisë. Kisha ambicie. Por pastaj, vajzën e bëra dhe nga frika. Dhe sa lindi vajza ime, doja pastaj gjithë fëmijët e botës. Sot e di, kam krijuar me të një relacion, që nuk është njëlloj si ai i imi me nënën time” tregon Ornela.

Shkrimtarja ka treguar raportin me gjuhën shqipe, duke e quajtur si një gjuhë që e çon tek kujtimet e trishta, dhe dhembja. E shkruara i ka ardhur natyrshëm në gjuhë të huaj, dhe thjesht ka vazhduar të shkruajë. “Besoj se po të shkruaja ato që kam shkruar në gjuhën shqipe, e gjitha do ishte shumë më e dhimbshme dhe thuajse e pamundur. Sepse gjuha shqipe për mua është gjuha që mbart fëmijërinë. Unë u rrita në atë vend dhe në njëfarë mënyre jam e konstruktuar në atë vend, jam thellësisht e tërësisht shqiptare”, thotë Vorpsi. I kujtohet se nisi të shkruajë ashtu thjesht në një bar kafe në Paris. “U ula, aty më erdhën mendimet. Isha 29 vjeç. Aty bëra paragrafin e parë, rë romanit tim të parë. Kur kam qenë e vogël kam shkruar dhe në shqip, por nuk i kam dhënë rëndësi të shkruarit. Kam shkruar te Revista “Pioneri” kur babai im ishte në burg”, u shpreh Vorpsi. Fakti që gjatë këtyre viteve nuk ka prezantuar veprat e saj në Shqipëri vjen pasi nuk ka pasur asnjë ftesë. “Unë kurrë nuk e kam snobuar Shqipërinë. Përkundrazi, Shqipëria më ka snobuar. Më kanë ftuar gjithandej në botë për të folur dhe kam qenë e hapur. Në Shqipëri, jam ftuar vetëm njëherë nga Jonila Godole dhe kam ardhur. Sot është hera e dytë me ftesën për këtë ekspozitë në COD dhe sërish kam ardhur. Unë e ndjej veten 100 përqind shqiptare” tregon Ornela Vorpsi.E njohur për lidhjen me kryeministrin Edi Rama ajo është shprehur se e ka adhuruar atë herët që kur ai ishte thjesht një profesor në Akademinë e Arteve. “Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër. Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, u shpreh Vorpsi, duke shtuar se “me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JETA DEDJA/ Fëmijët e ekranit në kurthin e Kapiten Gremçit
Previous article JEFFREY D. SACHS/ Politika në Itali dhe e ardhmja e Europës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k