• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Organizata e ekspertëve: Perëndimi duhet të rrisë ndikimin në Ballkan
Home
Blog

Organizata e ekspertëve: Perëndimi duhet të rrisë ndikimin në Ballkan

May 4th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga Mladen Lakic/

Një raport i ri, “Koha për Veprim në Ballkanin Perëndimor”, nga East West Institute, EËI, i drejtuar nga Cameron Munter, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, i bën thirrje politikanëve perëndimorë që të rrisin ndikimin amerikan dhe atë të BE-së në rajon dhe ta ankorojnë rajonin në mënyrë të vendosur brenda institucioneve perëndimore.

Organizata e ekspertëve me bazë në Shtetet e Bashkuara, bashkë me Komitetin Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane, bën thirrje për veprim të menjëhershëm dhe vendimtar nga SHBA-ja dhe BE-ja për të parandaluar konfliktin e mundshëm pas paralajmërimeve se situata aktuale mund të çojë në paqëndrueshmëri të re.

Edhe pse raporti thotë se situata nuk është e njëjta me atë kur Ballkani ishte në fokus të SHBA-së dhe BE-së në vitet 1990, ata thonë se rajoni është në rrezik dhe përballet me sfida serioze.

Qeverisja e brendshme e dobët dhe ekonomitë e dobëta, marrëdhëniet e tensionuara midis grupeve etnike dhe shteteve fqinje dhe ndikimi i keq i forcave të jashtme janë disa nga arsyet kryesore pse studimi, i publikuar më 3 maj, beson se nevojitet më shumë veprim.

Anëtarësimi në NATO përshkruhet si një përparësi kyçe për Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë, si dhe integrimin e këtyre vendeve në BE.

Ndërkohë, ata thonë se Kina dhe Turqia kërkojnë të zhvillojnë aspiratat e tyre të jashtme në Ballkan, që është një tjetër arsye pse SHBA-ja dhe BE-ja t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj zone.

Bosnja

Bosnja përshkruhet si një përparësi urgjente. SHBA së bashku me BE-në duhet të inkurajojnë liderët e partive të negociojnë një ligj të ri zgjedhor. Nëse ata nuk arrijnë dot një marrëveshje, Përfaqësuesi i Lartë duhet të përdorë pushtetin e tij për të ndërhyrë, madje edhe duke hartuar dhe shpallur një ligj në emër të dy entiteteve. Ngritja e bashkëpunimit me NATO-n duhet të jetë një përparësi.

Kosova

Për të ndalur hyrjen e ngadaltë në një konflikt “të ngrirë” me Serbinë, Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë BE-në të ringjallë dialogun Kosovë-Serbi, i cili duhet të çojë në njohjen e Serbisë të pavarësisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë masat që palët bien dakord si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. NATO duhet gjithashtu të punojë me Kosovën për të zhvilluar një ushtri të vogël mbrojtëse të armatosur lehtë.

Serbia

SHBA-së i nevojitet një marrëdhënie e përtërirë dhe e forcuar me Serbinë, shtetin më të madh dhe më të fuqishëm të rajonit. Ajo duhet të vazhdojë mbështetjen për anëtarësimin e Serbisë në BE duke mbështetur qëndrimin e BE-së se anëtarët e rinj duhet të jenë në përputhje me politikën e saj ndaj Rusisë dhe se Serbia nuk do të hyjë në BE nëse nuk e njeh Kosovën.

Maqedonia

Hyrja e Maqedonisë në BE dhe NATO duhet të jetë një përparësi. Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin ndikimin e tyre në Maqedoni dhe Greqi për të theksuar rëndësinë e zgjidhjes së “mosmarrëveshjes së emrit” me Greqinë, e cila po pengon, dhe të punojë me OKB-në në këtë qëllim./birn/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse Arabia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk duhet të vënë baste për Trumpin
Previous article ERVIS ILJAZAJ/ Rasti i Saimir Tahirit si shenjë e një procesi të pakthyeshëm të pastrimit të politikës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k