• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
VOLKER WAGENER/ Orbani mbetet kryetar i BE lindor
Home
Blog

VOLKER WAGENER/ Orbani mbetet kryetar i BE lindor

April 9th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Hungarezët i dhurojnë kryetarit të qeverisë së tyre, Viktor Orban një mandat të ri. Ai është gjembi në mishin e BE. Autokracia e legjitimuar në mënyrë demokratike bëhet më tërheqëse për imituesit, mendon Volker Wagener.

Çfarë kanë të përbashkët Angela Merkeli dhe Viktor Orbani ? Vetëm një gjë: të dy kanë para vetes mandatin e tyre të katërt – gjë tjetër nuk i bashkon të dy. Pavarësisht faktit që politikisht kanë kontradikta, Orbani ka një përparësi vendimtare përballë Merkelit: ai është tani në gjendje të qeverisë pa pengesa – pa lëshime të bezdisshme ndaj partnerëve të koalicionit. Merkeli fshehtas do ta ketë zili.

Por në fakt, ajo duhet të ketë frikë prej tij. Modeli i Orbanit është modeli i prishjes së konsensusit liberal në Evropë pas vitit 1945. Ai është sundim i legjitimuar demokratik njëpartiak, i pozicionzar diku midis një demokracie me difekte dhe një sjelljeje sundimtarësh të tipit të Vladimir Putinit dhe të Rexhep Tayyp Erdoganit. Një “demokraci iliberale”, siç e quan Orbani.

Yll politik i Lindjes

Dhe Orbanizmi ushtron ndikim edhe jashtë sferës së ndikimit të shtetit të vogël prej dhjetë milionë banorësh. Partia në pushtet në Poloni, PiS e kopjon binjakun në shpirt dhe binjakun politik me të gjitha fuqitë, edhe Çekia dhe Sllovakia kanë simpati të hapura me transformimin bazor të praktikuar të shtetit. Të katër shtetet së bashku bëjnë pjesë në Grupin e Vishegradit dhe janë qeliza e rezistencës kundër Brukselit, të cilin e akuzojnë për tutelë. “Ne mësojmë prej tij”, thoshte që në vitin 2016 i entuziazmuar Jaroslav Kaczynski. Thuajse asnjë zgjedhje në një vend të vogël të BE nuk mund të pretendojë se ka rëndësi kaq largvajtëse për raportin midis Evropës Perëndimore dhe Lindore. Deklarata luftarake e Orbanit e konfirmon këtë. Viti 2018 do të jetë një vit “i betejave të mëdha” profetizoi ai. Tani 54 vjeçari ka rastin që të ndërmarrë sulme të tjera kundër Brukselit.

Sfida më e madhe që prej zgjerimit në Lindje

Në Lindje të BE, frymën multikulturore të kohës në Perëndim ata as mund ta kuptojnë, pa diskutuar pranimin. Parë me sy perëndimor, partia Fidesz e Orbanit dhe PiS e Kaczynskit janë thjesht populiste të djathta dhe përfituese jomirënjohëse të BE. Kaq të ndërlikuara janë perceptimet reciproke.

E qartë është: Orbani është sfida më e madhe e familjes së BE që kur zgjerimi i BE hapi një epokë të re. I matur me standardet e BE ai është pionieri i një sundimi një partiak – i parë globalisht ai bën pjesë në radhën e propaganduesve të rinj të demokraturës Putin, Trump, Erdogan. Të gjithë bashkë armiq të natyrshëm të asaj që për dekada të tëra, në mënyrë të padiskutueshme përfaqësonte të përbashkëtën e kohezionit të brendshëm të Evropës: demokraci, liri mendimi dhe shtypi, sundim i ligjit.

Fuqia e Orbanit është dobësia e BE

Fushata fitimtare e Orbanit në vendin e tij është prej vitesh e suksesshme edhe sepse partitë konservatore në Parlamentin e Strasburgut rrinë të bindur gatitu përballë çmontimit të shtetit hungarez. Partia Popullore Evropiane (PPE), veçanërisht grupi më i madh nacional i saj, partitë unioniste gjermane, ka nevojë për votat e deputetëve të Fideszit, po të mos dojë të rrezikojë që shumica në Parlamentin e BE të anojë në drejtim të socialistëve. Shkurt: PPE e mbron Orbanin thjesht nga interesi vetjak. Nuk është për t’u çuditur që partia Fidesz e Orbanit i lejoi vetes luksin që të tërhiqte votues fare pa program. Ekzistonte vetëm një mesazh: “Ta mbrojmë Hungarinë”, jo refugjatë.

BE-Perëndim dhe BE-Lindje: një rast për meditim

Megjithatë: nëse BE do që ta vërë nën kontroll krizën e tij të brendshme, ai duhet të mësojë të kuptojë. Të kuptojë që e kaluara e afërt, të cilën e mbajnë mend njerëzit, në kontekstin lindor mund të ketë kaluar krejt ndryshe nga ajo në Perëndim. Tendenca për stil autoritar është më e theksuar në Poloni, Hungari ose në Serbi, sepse atë e njohin nga kohët socialiste. Nëse ky stil drejtues është sërish popullor sot, kjo shpjegohet me humbjen e identitetit të shtetit kombëtar për shkaqe ideologjike deri më 1989. Një nevojë për të rifituar atë që ka humbur duket e nevojshme përpara se Lindja të jetë e gatshme që të përhapet në BE. Dhe qëndrimi mbrojtës ndaj refugjatëve – aq më tepër myslimanë – shpjegohet thjesht me mungesën e përvojës në trajtimin e të huajve. Ai që është rritur kaq ndryshe nga mënyra si është rritur një mynihas, një kopenhagas apo një lionez, ai ka probleme të mëdha me Political Correctness të perëndimorëve.

Anasjelltas vlen: marrëveshja është marrëveshje. Hungaria është bashkuar me BE, edhe Polonia. Kjo sjell me vete detyrime, rregullat e lojës diheshin. Ka ardhur koha për një ndërmjetësim – përpara se shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare. Ato janë thuajse të gjitha simpatizante të Orbanit dhe Kaczynskit. Ajo që na pret nuk është për t’u nënvleftësuar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LINDITA ARAPI/ Prapë "vijat e kuqe" në Siri
Previous article ONEDA KABASHI/ Fëmijët, reklama dhe bota në kornizën e TV, ja alarmi i psikologëve

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k