• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Opozita e drekës dhe ajo e darkës!
Home
Blog

Opozita e drekës dhe ajo e darkës!

May 27th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ilirjan Blloshmi/

E dini pse? –Sepse, një grup maskarënjsh ka kapur për fyti opozitën, atë opozitë që i lipset më shumë se cdo gjë sot shqipërisë. Është ky grup që qahet ditën, e dëfrhet natën, si puna e hajdutit. Një opozitë duhet të bëjë kujdes në përzgjedhjen e njerzëve, në përzgjedhjen e aleatëve. Opozita në Shqipëri (nëse mund ta quash si të tillë) nuk jep asnjë pikë shprese. Në protestën e djeshme njerzit dolën, u irrituan, por opozita e “baftjarit dhe picirrikës” nuk i la.

Opozita e maskarënjve kërkon zullum, kërkon “gjak”, kërkon tym si puna e ujkut. Opozita e Lulit të rrugës së kombit, opozita e Fatmirit të Gërdecit, opozita e Ilirit të 700.000 €, opizita e çizmes së Monikës, e Petritit, e Luanit, e Lefterit, nuk jep shprësë, nuk jep shënjë, e kjo vjen jo se mungon populli opozitarë, kjo vjen për hall të tyrë. E mbrëmë kjo u vërtetua kur fill pas protestës beftën tek ziafeti i Metës, e filluan të hanë të pinë, të shohin fotot si kanë dalë në fb dhe media.

Frika e opozitës!

E meqënse jemi tek Shatobriani ai thotë: “ Ambicia për të cilën mungon talenti është krim”. Kjo opozitë ka ambicje për pushtet, jo për të përmirsuar jetën e Shqiptarë e ky është krim. Është e vërtetë se cdo qeveri e djeshme, cdo politikan i djeshëm, nuk ka cfarë të japë. P.sh. Çfarë mund të japë Ilir Meta? Çfarë mund të japë Vangjel Dule? Apo çfarë mund të japë vetë Lulzim Basha? I cili qëkuse ka hyrë në politkë ka vetem 5 vjet në opozitë. E në këto 5-vjet e coj opozitën të protestojë me Stresin, Ujkun e Cërrikut, Lek Plepin, Linda Morinën.

Të marrësh pushtetin është opoteozë, por dhe sakrificë. Duhet një sakrifice që ka rrisk. E kjo sakrificë i mungon sot opozitës. Lulzim Basha, Monika Kromadhi duan pranë vetes njerëz të bindur, duan tipa made in Klevis Balliu, made in Ervin Salijani, made in Petrit Vasili etj etj. Prodhimet seri të Lulzim Bashës dhe Monikës bëjnë atë, që qeveria të tallet, te gajaset, me opozitën dhe popullin.

Një politikan i nxjerrë në pension nga populli, nuk duhet të kërkojë të rifitojë pushtëtin sepse i ka humbur gjithë kredibilitetet tek votuesit. Lulzimi, Monika, Iliri, etj etj i kanë djegur këto mundësi. Brezi im psh mban mënd Ilir Metën gjithmonë në pushtet. Kryeministër, zv.kryeministër, ministër të jashtëm, kryetar parlamenti, e tani president. Me cfarë logjike duhet ta votojë brezi im Ilirin?

Çasti për tu larguar!

Kur mund të largohesh? Si? Ndodh që zgjedhjet ta kenë në dorë fatin e një politikani, apo një grupacioni politik. Largimi apo dorëheqia në Shqipëri është një utopi, është dicka që dhe nëse ndodh, ai që largohet apo dorëhiqet kërkon me çdo kusht të jetë përseri aktiv. Të largohesh kur gjithcka shkon keq, kur pëson disfatë pas disfate.

Nuk është turp, është dinjitet. Lulzim Basha po e con opozitën nga humbja në humbje, nga turpërimi në turpërim. Lulzim Basha duhet të mbledhe këshilli kombëtar dhe të japë dorëheqien, duhet ta bëjë për PD-në jo për vete.

E bën dot? Apsolutisht jo jo dhe jo. Nuk e bën sepse do pushtetin për veten e tij e nuk i rruhet për popullin. E kjo u vërtetua dje, kur foli për varfërinë në drekë, e në darkë hante bërxolla e kërcente “gia ta lefta ta kaneis ola” qe për dreq përkthehet ,“ti për para bën cdo gjë” .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja dhe “Babalja” mbaroi, po tani?
Previous article PËLLUMB KULLA/ Më e neveritshme akoma është të mos dish as të shtiresh

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k