• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
OFELIA HARMS/ Venezuelë, në Jug asgjë e re
Home
Blog

OFELIA HARMS/ Venezuelë, në Jug asgjë e re

May 22nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Këto shprehje entuziazmi venezuelianët i njohin mirë: “Tendenca është e pakthyeshme” thotë duke iu marrë zëri nga emocioni shefja e autoritetit të zgjedhjeve në orën 22, pas rreth katër orë pritjeje. Sistemi elektoral “tepër modern, digjital” ka konstatuar se 68 përqind e votave janë dhënë për Maduron, Presidenti i vjetër është edhe i riu. Një “rekord historik”, shpall fituesi vetë, asnjëherë më parë një kandidat për zgjedhjet presidenciale nuk ka triumfuar me një dallim prej 47 përqind në “një referendum kaq të madh popullor”. Në fjalimin e tij të falenderimit, Maduro nuk lë t’i shpëtojë as shansi, për të bubullitur edhe njëherë kundër rivalit të tij: kandidati opozitar Henri Falcon te ai quhet “Falsón” (në shqip: i falsifikuar).

Venezuela Streetart in Caracas (picture-alliance/ZUMA Wire/SOPA Images/R. Camacho)
Mënyra si vepron Maduro nuk është më e panjohur për askënd. Ai nuk ka rezerva që t’i dërgojë “në ferr” drejtues të tjerë të shtetit dhe ai nuk ka turp që t’u përgjigjet letrave kritike nga populli në transmetime të drejtëpërdrejta televizive me shaka të fëlliqura. Paturpësia e tij vetëm mund ta bëjë të buzëqeshë me tallje dikë që është larg, por ajo pushon së qenuri gazmore kur hyn në vendin e tij. Sepse Venezuela po shpërbëhet në pjesë.

Nën tokë ndodhen rezervat më të mëdha të naftës të botës, sipër fëmijë trevjeçarë nxjerrin mbeturina ushqimesh nga qese plehrash. Uria e tyre është kaq e madhe, sa ata madje lëpijnë edhe kockat e hedhura të mishit. Fëmijë tetë deri dhjetëvjeçarë udhëtojnë deri dy orë në lagjet më të pasura, për të gjetur atje “mbeturina ushqimi më të mira”. Disa herë në ditë policia i dëbon që atje. Të moshuarit me pensionin e tyre mujor arrijnë të blejnë vetëm një mollë ose dy litra qumësht.

Benzinën nuk mund ta hash

Dhe megjithatë, shumë “shavistë”, mbështetës të parardhësit të Maduros Hugo Chavez, shesin mend me arritjet e supozuara të “socializmit të tij të shekullit të 21-të”. Me rrogën e një muaji ata mund ta ngarkojnë veturën me benzinë për një vit rresht. Që qytetarët e tjerë që vuajnë nga uria nuk mund ta hanë benzinën shumë të subvencionuar, kjo u intereson pak. Ata i përmbahen tezës që gjendja e vendit është shkaktuar nga sanksionet ndërkombëtare dhe çmimet e ulëta të naftës.

Aparati propagandistik i regjimit është aq i fortë, sa shavistë të bindur thjesht e pranojnë si të natyrshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Edhe nëse ata vetë habiten për pjesëmarrjen me sa duket kurrë më parë të ulët në votime, kurrë më parë ata nuk i kanë parë kaq të zbrazëta lokalet e votimeve. Por kjo përshtypje u korrigjua shumë shpejt nga autoritetet e organizimit të zgjedhjeve, dhe kështu ata që dyshojnë duhet t’i mbyllin edhe më tej sytë. Sepse më e mirë gjendja me një qeveri ta panjohur ndërkombëtarisht nuk mund të bëhet.

BE, SHBA dhe 14 shtete të Amerikës Latine nuk do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve. Por si mjete presioni atyre u mbeten vetëm sanksionet. Që ato të jenë të efektshme, ato duhet të prekin edhe venezuelianët e thjeshtë. Kjo do të thotë: më shumë varfëri, më shumë ikje nga vendi.

Romani i famshëm i Erih Maria Remarkut “Asgjë e re në Perëndim” përshkruan mungesën e shpresës të ushtarëve në llogoret e Luftës së Parë Botërore. Ngjashëm duhet të ndihen këtë të hënë edhe shumë venezuelianë kur të lexojnë citatet e Presidentit./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vazhdimësia në detyrë e Xhafajt, rrit kreditet e aksionit opozitar
Previous article MERR FUND DYSHIMI/ Konfirmohet vdekja e Hitlerit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k