• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ODISE KOTE/ K.Kaçifas nuk ishte një “hero” dhe nuk bën për mit
Home
Blog

ODISE KOTE/ K.Kaçifas nuk ishte një “hero” dhe nuk bën për mit

November 8th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Pas 12 ditësh i mbajtur në morg, zhurmës së pashoqe mediatike dhe nekropolitikës së neveritshme, K.Kaçifas përcillet për në banesën e fundit. I qoftë dheu i lehtë dhe u prehtë në paqe!

Nuk dihet ende e vërteta, (çfarë nuk sheh e dëgjon me sytë e veshët e tu, mos e shpik me gjuhë) se kush e krijoi, inspiroi dhe e përdori si “terrorist” apo “çlirimtar” të Vorio Epirit fatkeqin, djaloshin 35 vjeçar?

Cila politikë apo traditë nacionaliste në Greqi kishte nevojë për një histori të tillë? Që ditën e parë të ngjarjes (të tilla ndodhin kudo e rëndom në Europë, ShBA, Australi etj) në Bularat u turrën “intriguesit” “thurrësit e historisë së mitit hero”, d.m.th manipuluesit.

Ata e dinë mirë se rrëfimi dhe dokumenti si intencë do t’ju duhet vite e dekada më pas, pasi shoqëria ka raport thelbësor midis kujtesës dhe historisë ku fiksioni është i pashmangshem. Manipuluesit përmes deklaratave, komenteve, kërkesave, pretendimeve, të paqënave, nisën të krijonin “Mitin e djaloshit hero”.

Por K. Kaçifas nuk bën për këtë mit, pasi njeriu i vogël edhe në kodër mbetet i vogël.

Nekropolitika, nisi ta ushqejë për 12 ditë me rradhë mitin me gënjeshtra nacionaliste, duke e bërë gjithnjë e më tepër hileqar e të urritur.

Miti i rrejshëm e ka fillimin ndjellës dhe fundin të hidhur. Nga mitet e rrejshme lindin frymëzime që i kanë shkaktuar njerëzimit vuajtje te mëdha, duke kryer masakra, krime të përbindshme, vrasje në masë, djegie e rënime. Bota ka njohur mjaft të tilla. Por pamundësia për të thënë plotësisht të vërtetën nuk do të thotë se është e nevojshme gënjeshtra. Ndoshta prej këtyre mësimeve të vyera, mund ta kenë shtysën e tyre reagimet e menjëhershme të zërave më të spikatur që erdhën menjëherë nga opinioni dhe shoqëria greke. Duke thënë një të vërtetë, mund të thuhen edhe dhjetë të tjera.

14 deputetë grekë akuzuan TV kombëtar STAR për lajme të rreme e manipulim të opininit publik. Kryetari i parlamentit grek nuk pranoi kërkesën e Agimit të Artë për një minutë heshtje. Ishministri i arsimit, ish ministri i jashtëm Pangallos, ministria e kulturës greke, dhjetra dëshmitarë në ngjarje, intelektualë e qytetarë të ndershëm për herë të parë në mardhëniet delikate mes dy vendeve, i dhanë fund një operacioni manipulimi të opinionit publik.

Sepse K.Kaçifas nuk ishte një “hero” dhe nuk bënte për mit…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Bularati, ekstremisti, Dule dhe politika
Previous article MENTOR KASA/ “Dekretet”, si Meta i shpreh me gjuhën e fotove

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k