• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
Një leksion perfekt për t’u ruajtur nga virusi
Home
Blog

Një leksion perfekt për t’u ruajtur nga virusi

March 21st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Nga Astrit Patozi 

Videoja e vajzës së prekur nga koronavirusi u dashka ndjekur nga të gjithë për disa arsye:

1-Për të mësuar një herë e përgjithmonë se sëmundja nuk zgjedh dhe nuk ke asnjë mundësi tjetër të ruhesh prej saj, përveçse duke u mbyllur në shtëpi. Gjë, që jo të gjithë po e bëjmë siç duhet.

2-Për të kuptuar se infektimi nuk është turp që duhet ta fshehim apo për të cilin duhet të gënjejmë mjekët, por një hall që mund të zërë secilin prej nesh, po nuk u vetëmbrojtëm.

3-Për të ngulitur mirë në kokë se e vetmja mënyrë për t’u shprehur dashurinë të afërmëve tanë më të shtrenjtë është t’u qëndrojmë atyre sa më larg këto ditë.

4-Për t’u njohur live me faktin se nuk është e vërtetë që COVID 19 preferon të moshuarit, por ai godet njësoj këdo që i del përpara. Ndryshimi i vetëm është se tek pleqtë bën më shumë dëm, ngaqë i gjen më të dobët.

5- Për të provuar se nuk ka nevojë që të jesh patjetër në moshë të madhe për të qenë i kthjellët, i mençur, i ditur dhe mbi të gjitha i pjekur. Në kushtet e bombardimit nga marrëzitë e adultëve të famshëm, sinqeritetI dhe qartësia e të resë së panjohur, që rrëfeu eksperiencën e saj të hidhur me koronavirusin, merr shumëfish vlerë.

-Në mbyllje, i uroj asaj shërim të shpejtë dhe kërkoj ndjesë paradhënie, nëse kjo do të rezultojë video fake😂😂

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Si ta kthejmë në “normalitet” karantinën?
Previous article ASTRIT PATOZI/ Një propozim për “rebelët” e karantinës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k