Çfarë e shtyn këtë burrë?
Çfarë e shtyn këtë njeri që të prishë me një nënshkrim kompromisin atomik me Iranin, kompromis i cili mezi është arritur, ta prishë atë pa rënë më parë dakord me partnerët europianë dhe pa diskutuar me ta hapat e mëtejshëm? Dhe që nuk merr parasysh shkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në Lindjen e Mesme. Dhe shkakton paralelisht një krizë ekzistenciale në Evropë dhe prish rendin e paqes që sundon prej 70 vjetësh.
Kjo nuk është gjë e re. Por në këto ditë kjo gjë ka qenë shumë dominuese. Donald Trump nuk ka plan B. Ai mendon vetëm në aksionin që bën vetë, jo në pasojat që do bëhen të ndjeshme mbas 4 ose 8 vjetësh. Për të nuk ka rëndësi, se si ndikojnë veprimet e tij dhe sulmet verbale mbi vendet e tjera jashtë Amerikës. Ai ushtron pushtetin e tij, sepse ka mundësi ta bëjë këtë. Duke menduar gjithnjë të tërheqë sa më shumë vëmendje. Dhe vëmendjen ai e merr më lehtë dhe këtë e bën më lehtë kur i shkatërron gjërat duke bërë zhurmë. Kjo është arsyeja pse pikërisht në një ditë të tillë zhvendoset ambasada amerikane. Dhe kjo është arsyeja pse prishet marrëveshja me Iranin, pa e ditur se çfarë do ndodhë më pas.
Zgjohu Gjermani dhe Evropë!
Për Gjermaninë dhe Evropën kjo do të thotë se më në fund duhet të zgjohen nga gjumi: shtatë dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore duhet që Evropa të zgjohet nga gjumi. Dhe pjesë e këtij zgjimi është të marrë përgjegjësi për politikën e brendshme dhe të jashtme. Gjermania duhet të investojë tek ushtria e vet. Megjithëse shumë vetë janë mësuar të jetojnë në një Gjermani ku ushtria është pjesërisht e përgatitur për mbrojtje. Britanikët duhet që pavarësisht Brexit-it të sqarojnë se si do të bashkëpunojnë me Francën dhe Gjermaninë në politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes. Dhe para së gjithash Evropa duhet të gjejë rrugën të ndalojë shpërbërjen nga brenda dhe me një akt të ri heroik të përcaktojë në cilin komunitet do të jetojë në të ardhmen.
Këto janë sfida të mëdha dhe shumë pasiguri. Por një gjë është e sigurt: Tek një vend, që e drejton dikush si Donald Trump, nuk mund të kesh më besim. Imazhet që vijnë nga Rripi i Gazës këto ditë janë dëshmi e trishtueshme e domosdoshmërisë ekzistenciale të kësaj./DW
Leave a Reply