• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Nikolla Gruevski “zbret” në Kuvendin e Kosovës dhe përplas Haradinajn me Kurtin
Home
Blog

Nikolla Gruevski “zbret” në Kuvendin e Kosovës dhe përplas Haradinajn me Kurtin

June 9th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

 Blendi Gashi/ 

Ish-kryeministri maqedon, Nikolla Gruevski nuk bënë “sherre” veç në parlamentin e shtetit të tij, siç ndodhi muaj më parë me kryekuvendarin Talat Xhaferi.

Ai të premten papritmas ka “zbritur” edhe në Kuvendin e Kosovës ku për “fajin” e tij janë përplasur kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryevetëvendosësi Albin Kurti (përplasja mes këtyre dyve së fundmi është bërë e zakonshme, kuptohet pasi njëri mbron karrigen e pushtetit e tjetri e synon atë).

I gjithë sherri mes tyre nisi kur në interpelancën që flitej për sundimin e ligjit, Kurti  krahasoi qeverinë “Haradinaj” me ish-qeverinë Maqedonisë të udhëhequr nga Nikolla Gruevski duke thënë se po vepron njëjtë duke penguar anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, krahasim ky që nuk i pëlqej Ramushit,

“Qeveria është për integrim në Bashkimin Evropian, unë besoj për shkak se jemi shumë larg anëtarësimit në BE. Po të ishim afër anëtarësimit, qeveria do të ishte kundër anëtarësimit, sikur Gruevski dikur në Maqedoni, që ishte kundër anëtarësimit të Maqedonisë në BE. Qeverisë së Kosovës dhe presidentit të Kosovës nuk iu konvenon anëtarësimi i Kosovës në BE. Sepse anëtarësimi i Kosovës në BE do të ishte lëvizje e Kosovës majtas dhe kah rendi dhe ligji. Qeveria aktuale është për BE vetëm sepse e dinë që as afër kjo nuk është për të ndodh”, tha Kurti.

Kryeminsitri Haradinaj i është përgjigjur Kurtit duke i thënë se nuk ka asnjë ngjashmëri mes qeverisë që udhëheq dhe ish-qeverisë Gruevski.

“Po i bën disa gabime që nuk po të shkojnë për shtati, s’mund të krahasosh qeverinë Haradinaj me atë Gruevski, mos bëj këso gabime. Nëse unë dua të shkoj në Evropë nuk shkoj majtas, por shkoj drejt”, tha Haradinaj.

Sipas tij, qeveria aktuale është shumë e interesuar që t’i ofrohet Bashkimit Evropian.

“Agjendën evropiane e kemi në platformën tonë, shko pyeti evropianët a është e fokusuar kjo qeveri në agjendën evropiane . Po punojmë të shkojmë ka statusi i kandidatit, kur është një kohë ideale për të, prandaj na nevojitet ndihma juaj”, theksoi Haradinaj.

Më pas kryeministri tregoi një sekret nga takimet që kishte me përfaqësues të BE-së, të cilët ishin ankuar për mosdijen e deputetëve.

“Ata të BE-së kur kanë ardhur e janë taku me deputetë kanë thënë se deputetët nuk kanë lidhje se çka po ndodh me BE-në. Më kanë thënë shkoni punoni me deputetë se nuk po e përcjellin agjendën tuaj”, deklaroi Haradinaj. (tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A e shëndoshi moralin mediatik intervista e Fevziut? Jo, përkundrazi!
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Opozitë apo “Fiks Fare”?!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k