• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
NIKO PELESHI/ Arratisje nga kotësia
Home
Blog

NIKO PELESHI/ Arratisje nga kotësia

October 18th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Niko Peleshi

Arbri është një i ri atipik shqiptar. E shoh shpesh të jetë pothuaj në të njëjtën kohë në vende të ndryshme. Ai vrapon nga gota e vogël e rakive të mbledhura me dashuri nëpër Shqipëri, tek kauzat e mëdha për të ndryshuar Shqipërinë. Nuk rri, por duket. Nuk ankohet, por mundohet. Mundohet “të zgjojë nga gjumi” me emisionin e mëngjesit, të nxjerrë nga apatia shqiptarë të tjerë me modelin e vet.

Unë po shkruaj për Arbrin sepse jam i bindur që nëse në Shqipëri do të kishim gjithnjë e më tepër njerëz si Arbër Çepani, si Rubin Beqo i Tulla Culture Center që punon pa u lodhur për një tendencë europiane të jetës kulturore, si Alket Islami që i tregon botës se mjafton të ngjitesh lart dhe do të shohësh një Shqipëri magjike, si Rodmiri i Hemingway-it, vendi ynë do të kishte tjetër ritëm, e më shumë energji.

E di, nga ana tjetër, që promovimi i një modeli nuk është aq e lehtë të frymëzojë. Nuk mjafton t’i thuash një të riu se duhet të ndjekë pa u dorëzuar ëndrrën e tij.

E dini pse? Sepse e vërteta është që shumë njerëz nuk e kanë një ëndërr, nuk gjejnë dot forcën për të formuluar një qëllim. Shembuj nga jeta e Steve Jobs apo Bill Gates apo Martin Luther King janë shumë epikë për një të ri që shtyn gjithë ditën në kafe dhe nuk gjen dot forcë as për t’u angazhuar në një aktivitet fizik apo social.
Pra nuk është çështje shembujsh. Eshtë çështje e një qellimi të përgjithshëm që duhet të rrokë gjithkënd e ta bëjë pjesë. Gjithkënd.

“Sfida për gjeneratën tonë është të krijojë një botë ku çdo njeri ndjehet pjesë e një qëllimi”, tha Mark Zuckerberg në një fjalim në ceremoninë e diplomimit në Universitetin e Harvardit, në Maj 2017. Në fjalën e vet Zuckerberg kujtoi historinë e Xhon Kenedit kur vizitoi qendrën hapësinore NASA. “Ai pa një pastrues me një fshesë në dorë … dhe e pyeti se me cfare po merrej. Pastruesi iu përgjigj” Zoti President, unë po ndihmoj të çojmë njeriun në hënë””.
Ndaj modeli pa qellimin që e frymëzon nuk vlen.

Arbri është i bindur që po punon për të ndryshuar Shqipërinë edhe kur mbledh rreth tavolinës së “Komitetit” njerëz pikantë (siç i ka pikante rakitë dhe likeret e krijuara prej tij) dhe provokon tema. Edhe kur ndan mendimet e veta në forume sipërmarrësish të rinj. Edhe kur flet në forume politike në mbështetje të aktivizmit. Ekziston një qëllim, ndaj ekzistojnë modelet që i kanë ikur kotësisë.

Pra, na duhet të ndërtojmë qëllimin e madh për qytetin ku jetojmë, për Shqipërinë, për botën dhe pastaj të zbulojmë kënaqësitë e mëdha në gjërat e vogla (siç thoshte Tajar Zavalani), duke i parë si pjesëza të së tërës.
Kështu do të kishim më shumë shqiptarë me sytë nga e nesërmja dhe një Shqipëri më të mirë.

Shpesh pritet gjithcka nga politika dhe në të vërtetë politika ka pergjegjësinë e hartimit dhe zbatimit të strategjive e politikave zhvillimore kombëtare e lokale. Por qëllimi i përbashkët është dicka më e madhe. Ai arrihet kur në vend gëlon një jetë intelektuale e gjallë, kur të gjitha forcat e shoqërisë hyjnë nga dera a nga dritarja në mjediset e kësaj jete mendore dhe flasin për qëllimet e mëdha, Universitetet, analistet, sociologet, organizatat civile janë ata që duhet të ngjiten në skenën e këtij diskutimi dhe të fillojnë të bëjnë, para se të vazhdojnë të qahen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kush vendos në PD për “marrëveshjet” me Ramën?
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Axhenda “Rama” spostoi Babalen dhe opozitën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k