• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
Negociatat/ Tjetër sinjal pozitiv, ministri gjerman për FAZ: Ballkani Perëndimor është oborri i brendshëm i Europës
Home
Blog

Negociatat/ Tjetër sinjal pozitiv, ministri gjerman për FAZ: Ballkani Perëndimor është oborri i brendshëm i Europës

June 3rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Michael Roth, ministri i Shtetit për Çështjet Europiane në Ministrinë e Jashtme Federale, gjatë një vizite në Shqipëri para disa javësh pati rikonfirmuarmbështetjen e Gjermanisë ndaj Shqipërisë në procesin e reformave.

Ditën e sotme, Roth ka publikuar një artikull në gazetën FAZ ku shprehet se Ballkani Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, është oborri i brendshëm i Europës, duke dhënë kështu edhe një herë një sinjal pozitiv për vendin tonë mbi hapjen e negociatave.

Shkrimi i plotë: 

Komisioni Evropian rekomandoi me 17 prill fillimin e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe ish–Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Bëhet fjale për marrjen e vendimeve të zgjuara dhe marrjen në konsiderate të çështjeve politike dhe strategjike, në interesin tone ekonomik dhe të sigurisë. Përse është fjala? Cfarë vihet në lojë?

Me këtë rajon ne nuk na lidh vetëm afërsia gjeografike, por edhe lidhje të shumta historike, kulturore dhe ekonomike. Ne kemi një interes jetik, për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor të ankoruar fort pas Evropës, duke e bërë të qëndrueshëm\rezistent – si ndaj faktorëve të brendshëm destabilizues, ashtu edhe ndaj influencave të dëmshme nga jashtë.
Gjithnjë Ballkani ka qënë në fokus të sferave të ndryshme të interesit. BE duhet të bëhet e dukshme në këtë rajon, duke përdorur më fuqishëm influencën dhe mundësitë e strukturimit të saj. Përafrimi me BE në asnjë mënyrë nuk detyron ndërprerjen e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me shtetet e tjera. Por cdo vakum politik, që ne evropianët krijojmë, do të plotësohet, në mënyrë të pashmangshme, nga të tjerët, të cilët kane qene gjithnje të interesuar ndaj destabilitetit dhe që vendosin në pikëpyetje modelin tone të një rendi demokratik, të orientuar në vlera dhe të bazuar në rregulla.
Kina është aktive në rajon dhe vepron permes investimeve strategjike, kryesisht në infrastrukturë. Rusia kujdeset historikisht për marrëdhëniet e ngushta me shtetet e krishtera – ortodokse dhe krijon varësi permes energjisë dhe furnizimeve me armë. Disa shtete arabe kërkojnë krijimin e një islami konservativ, i cili nuk korrespondon me islamin e Ballkanit Perëndimor, te orientuar nga perëndimi.

Kjo është në kundërshtim me interesat tona. Pasi Ballkani Perëndimor nuk është aspak kopshti i pasëm i Evropës, por është më tepër oborri i brendshëm i shtëpisë evropiane. Rajoni është i rrethuar nga disa shtete të BE – gjeografikisht rajoni gjendet në zemër të Evropës, vetëm politikisht ndodhet ende jashtë saj.

I gjithë rajoni ka një perspektive anëtarësimi, që nga Samiti i Selanikut në 2003. Që atëherë ishte e qartë se rruga drejt anëtarësimit kishte shumë për të arritur. Të gjitha shtetet, edhe pse në një masë të ndryshme, luftojnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar, mangësitë në drejtimin e qeverive dhe konflikte rajonale të pazgjidhura.
Por, krahasuar me situatën para njëzet, pesëmbëdhjetë apo edhe para vetëm pesë viteve, janë shënuar përparime shumë të mëdha – dhe kjo është certifikuar së fundmi me rekomandimin e Komisionit për fillimin e negociatave të pranimit. Megjithatë, rruga drejt pranimit është ende e gjatë dhe e lidhur me kushte të qarta. Nuk është aspak fjala për një anëtarësim automatik, por për etapën e pare të një turi të gjatë.

Diskutimi mbi perspektivën e anëtarësimit – fillimisht në nivel kombëtar dhe më pas në nivel evropian – do të marre ne konsiderate ato vendime politike, të cilat më së miri promovojnë stabilizimin e mëtejshëm dhe demokratizimin. Bëhet fjalë për gjetjen e balances së duhur mes inkurajimit dhe kushteve të qarta. Kjo ka të bëjë me sinjalin që BE duhet të përcojë në të gjithë rajonin, me qëllim që proceset e reformave të vështira të vazhdojnë të gëzojnë përkrahjen në mesin e popujve të rajonit. Kjo pasi anëtarësimi në BE është një detyrë e të gjithë shoqërisë dhe jo vetëm e elitave politike dhe ekspertëve të drejtësisë.

Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë e të pashembullt në drejtësi. Nëse do ja dale me sukses, vendi do avancojë shumë përpara, po kështu edhe në luftën kundër krimit të organizuar. Maqedonia është përmirësuar dukshëm ne marrëdhëniet me fqinjet, pas vitesh stanjacioni, protestash në rrugë dhe së fundmi një ndryshimi paqësor të qeverisë. Ajo po punon me vrull për agjendën e reformave. Në të dyja këto shtete qeveritë e orientuara nga reformat gjenden para sulmit të ashpër të opozitës. Për sundimtarët, dhe ndoshta për disa qytetarë e qytetare, pa dyshim do të ishte më e lehtë të vendoseshin në sistemin e patronazhit dhe korrupsionit, sesa të luftonin për tejkalimin e tij.
Një objektiv që bëhet gjithnjë e me i largët kërcënon të kthehet ne një mirazh (Fata Morgana). Ai, gjithashtu, kërcënon të humbasë forcën tërheqëse të tij dhe, në fund, edhe fuqinë transformuese. Kjo ka lidhje edhe me tema të rëndësishme si pajtimi, kompensimi i fqinjëve, respekti për minoritetet: pas luftrave të frikshme dhe konflikteve të brendshme të viteve 1990 ende shumë plagë nuk janë shëruar. Ekzistojnë pjesërisht armiqësi shekullore, historike mes grupeve të popullsisë dhe komuniteteve fetare. Prandaj është inkurajuese se sa nga afër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë së bashku – nëpërmjet qëllimit të përbashkët të përafrimit të BE-së, – në fushën e ekonomisë, transportit, digjitalizimit dhe shkëmbimeve rinore.

Ballkani Perendimor është një test prove për suksesin e qëndrueshëm të modelit evropian, demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës, të lidhura me sigurinë dhe mirëqenien. Për këtë të fundit shpresojnë mbi të gjitha të rinjte në Ballkanin Perendimor. Procesi i transformimit që po vazhdon për vite kërkon shumë prej tyre. Fillimi i negociatave të anëtarësimit do ishte për popullsine e te dyja vendeve një sinjal inkurajues. Ne duhet t’u tregojmë atyre se e kemi seriozisht. /Lexo.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE po përpiqet të zbulojë se çfarë duan më të vërtetë europianët
Previous article Europa ime/ Viti 1968, dështimi i një gjenerate në Jugosllavi

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k