• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Negociatat mund t’i hapin vetëm organet e reja të Reformës në Drejtësi
Home
Blog

Negociatat mund t’i hapin vetëm organet e reja të Reformës në Drejtësi

April 28th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ervis Iljazaj/ 

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është tema që do të mbajë pezull politikën shqiptare deri më Qershor. Deri atëherë, është e vështirë që politika shqiptare mund të prodhojë ndonjë ngjarje domethënëse, për faktin se, është i vetmi zhvillim politik që mund të ndikojë dialektikën politikë në vendin tonë.

Me siguri që, pas takimit të Edi Ramës me Kancelaren Merkel, politika shqiptare dhe fatet e saj nuk do të jenë njësoj, dhe nga vendimi në Qershor do të varen shumë zhvillime.

Nga vizita e Ramës në Gjermani, u kuptua se, hapja e negociatave nuk është kaq e sigurt, ashtu sikurse u pretendua pas rekomandimit pa kushte të Komisionit Europian, por, Shqipëria duhet të plotësojë disa nga to.

Në fakt, i vetmi kusht që duhet të plotësojë Shqipëria për të marrë vendim pozitiv, është vetëm një. Dhe ky është zbatimi i Reformës në Drejtësi, i cili nënkupton ndërtimin e organeve të reja të drejtësisë si KLP, SPAK dhe Byronë e Hetimit Kombëtar.

Janë këto organe, të vetmet që mund të bëjnë të mundur realizmin e kushtit të vetëm që BE pret nga Shqipëria, ndërtimin e një drejtësie të re, e cila do të ketë pavarësinë dhe guximin të hetojë pushtetarët e lartë politikë. Sepse, duhet ta themi, që asgjë tjetër nuk pret nga ne përveçse ndarjen e politikës nga drejtësia dhe hetimin e korrupsionit politik.

U diskutua shumë në fakt, edhe çështja e Tahirit, në këtë aspekt, si në Shqipëri, por, edhe në takimin në Gjermani. Deputetë gjermanë i kërkuan llogari Ramës për këtë çështje dhe kjo u interpretua si një kërkesë për arrestimin e tij si monedhë shkëmbimi për hapjen e negociatave.

Ky është një absurditet pasi, Gjermania dhe vendet europiane në përgjithësi, me siguri që nuk janë kaq dritëshkurtër, për të bërë një kërkesë të tillë. Pranimi ose jo në Bashkimin Europian nuk varet nga arrestimi i një personi, por nga vullneti politik për të krijuar një drejtësi të pavarur. Pikërisht për ketë vullnet u vu Rama në Gjermani në bankën e akuzuarve. Nuk bëhet fjalë për një person, por, për shprehjen e vullnetit të një Kryeministri për të treguar besim tek aleatët europianë se vërtet ka një vullnet përtej çështjes Tahiri, për të vazhduar me zbatimin e Reformës në Drejtësi, me të gjitha ata hapa që ajo nënkupton.

Ajo që Merkel i kërkoi Ramës në thelb, ishte shprehja e vullnetit se politika shqiptare nuk do bëhet pengesë për zbatimin e plotë të kësaj Reforme, sepse europianët e dinë fare mirë se një Kryeministër nuk bën as akuza dhe as arrestime, thjesht është pro apo kundër pavarësisë së drejtësisë.

Përtej këtij debati, çështja e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian është kthyer në një nga çështjet thelbësore të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe procesit të saj të integrimit, por efektet kryesore të saj do të ndihen sidomos në politikën e brendshme.

Padyshim që në procesin e integrimit të Shqipërisë është luajtur një betejë politike e fortë këtu te ne, nga njëra apo nga tjetra palë.

Edhe vizita e Ramës në Berlin, dhe kushtet që u vendosën nga Gjermania për hapjen e negociatave u diskutuan më shumë në ndikimin që do kenë ato brenda politikës shqiptare se sa rëndësinë që kanë ato për procesin e integrimit. Madje, diskutimet shkuan edhe më larg, deri aty sa nga kushtet e Merkelit vareshin fati politik i kësaj mazhorance dhe i Edi Ramës. Kjo është deri në një farë pike e vërtetë, pasi ky proces është shumë i rëndësishëm për shqiptarët dhe dështimi apo suksesi i tij mund të ndikojë në fatin politik të një Kryeministri, por kjo as nuk u intereson aspak vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në të vërtetë nuk duhet të na interesojë as neve, pasi e vetmja gjë e rëndësishme është rruga drejt BE, e vetmja shpresë dhe rrugë, që ka Shqipëria për të ndjekur./Mapo.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATOS ÇOÇOLI/ Shakaxhinjtë e integrimit
Previous article A përgjigjet penalisht përfaqësuesi i besimit fetar për moskallëzim krimi?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k