• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
NEDA BALLUKU/ E dashur kamariere turke, pagova një vit kursime për të ardhur këtu…
Home
Blog

NEDA BALLUKU/ E dashur kamariere turke, pagova një vit kursime për të ardhur këtu…

August 28th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Neda Balluku

E dashur kamariere turke, lekët mi more që në fillim. Pagova një vit kursime për të ardhur këtu, përse më pyet sa herë më sheh; çfarë mund të të sjell?!

I dashur kuzhinier turk, lekët ja dhashë agjencisë në Shqipëri, i futët në xhep, përse më pyet me cilat perime e preferoj supën për tim bir?!

E dashur recepsioniste turke, e kisha ndarë mendjen të sillja fëmijët këtu këtë vit, përse më buzëqesh sa herë kaloj nëpër holl?!

I dashur portier turk, mbase dhe vitin tjetër, do rikthehemi për të pushuar këtu, përse më përshëndet sa herë hyj e dal nga dera?

I dashur asistent turk për plazhin, andej nga vij unë, ka familje që nuk përballojnë dot as shtatë ditë pushime në Golem, ndaj nuk e vras mendjen edhe nëse ti nuk do mi sillje peshqirët në çadër.

E dashur zonjë turke që dhomën ma kishe bërë të pastër dritë, edhe nëse nuk do kishte qenë e tillë, unë do i kisha kaluar edhe një rregullim vetë se ç’më gjeti, kështu që përse më pyet nëse është çdo gjë në rregull me dhomën?

I dashur det, det këtu e det tek ne. Përse tek ti xixë e zhul tek ne?!

I dashur turist suedez, amerikan dhe rus, ti njeri je, si ne, ç’ne që fëmijët e tu luajnë pa kurrëfarë paragjykimi dhe stereotipi me fëmijët e mi?!

“Se nuk jemi shqiptarë, e dashur zonjë!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AUREL BORIÇI/ Lotët për Amazonën… plehrat për Lanën
Previous article EDVIN KULLURI/ Dy fjalë për qëndrimet e mia politike dhe disa kolegëve!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k