• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Ndrek Gjini/ Përdorimi i paganizmit për nxitjen e turizmit
Home
Blog

Ndrek Gjini/ Përdorimi i paganizmit për nxitjen e turizmit

June 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Paganizmi shqiptar nuk është primitivizëm e as barbarizëm, siç mundohen ta etiketojnë disa. Ai është  vlerë etnokulturore, që duhet mbrojtur, konservuar e më pas promovuar për turistët e huaj dhe për brezat e rinj të Shqipërisë. Ruajtja dhe konservimi i tij është një detyrë e ngutshme si për komunitetin, ashtu dhe për pushtetin ekzekutiv e atë legjislativ në Shqipëri. Pa dashur të marr poza historiani apo etnologu, mund të them se paganizmi është ende gjallë në Shqipëri dhe se ai duhet ruajtur e konservuar si vlerë etnokulturore, prej së cilës mund të kemi veç përfitime në industrinë e turizmit.

Shqipëria është një nga vendet e vetme në Europë, në mos i vetmi, ku, për fat të mirë, paganizmi ende jeton. Pushtimet e gjata që nga ato Romake e deri tek ato të dekadave të fundit në Europë, si dhe zhvillimet e vrullshme të këtij kontinenti, kanë fshirë çdo gjurmë paganizmi në këtë kontinent të vjetër. Arsyet se pse ai ka mbijetuar në Shqipëri janë të shumta. Në rrënjët e këtyre arsyeve gjenden histori turpi e krenarie, histori izolimi e vetizolimi, histori betejash të humbura e të fituara, gjendet harresë, kameleonizëm, inate, vetmi, hatërmbetje e plot gjëra të këtij lloj.

Por e rëndësishme është ajo që paganizmi këtu në Shqipëri është ende gjallë, ndërkohë që shenjat e trajtat e tij të fundit në Europë kanë dhënë shpirt para 30 apo 40 vjetësh në Skoci, Irlandë apo Norvegji. Hapja e Shqipërisë si dhe zhvillimet e vrullshme të këtij vendi në këto afro tri dekadat e fundit kanë bërë që paganizmi shqiptar të plaket, dobësohet e lihet në harrese, duke e afruar atë drejt shtratit të vdekjes. Është për të ardhur keq. Por këto janë kostot e hapjes dhe zhvillimit. Këto janë ligje universale e për rrjedhojë, ne nuk mund të bëjmë përjashtim.

E vetmja gjë që mund të bëjmë ne, është një aksion i madh kombëtar për mbledhjen dhe konservimin e gjithë këtyre dokeve, zakoneve, traditave, këngëve dhe praktikave pagane të jetesës. Dhe kjo është urgjente, pasi janë brezi i 70-80-vjeçarëve shqiptarë, janë muzeu i vetëm i gjallë i të gjithë këtyre gjërave që përmenda më lart. Para pak vitesh, kur po shkruaja disertacionin që kishte të bënte me traditat zakonore të dasmave irlandeze në shekullin e 18-të dhe 19-të, m’u desh për disa muaj të hulumtoja nëpër disa arkiva e biblioteka të Irlandës.

Aty mësova se Irlanda ka arkivin më të madh në Europë të folklorit me mjaft elemente pagane. Por prapë unë mendoj se arkivi ende i gjallë shqiptar i paganizmit është shumë më i madh dhe më i pasur se ai. Në vitet 1937- 1938, qeveria irlandeze, bazuar në një vendim që mori Parlamenti i këtij vendi, akordoi një fond dhe ndërmori një aksion të madh dyvjeçar për mbledhjen dhe grumbullimin e kësaj pasurie folklorike dhe etnokulturore. U angazhuan në të gjitha shkollat fillore, të mesme.

Çdo nxënësi iu dha një fletore me shumë faqe dhe me kapakë të trashë, me një pyetësor mjaft të gjerë e të detajuar për çdo aspekt të jetës, traditave, zakoneve, këngëve, mënyrës sesi procedohej në kultivimin, korrjen apo ruajtjen e të korrave, zakonet e lindjes, dasmave dhe vdekjes, data, histori lokale, emra, fise, gjenealogji, pra, gjithçka. Për dy vjet rresht, të gjithë nxënësit e shkollave në Republikën e Irlandës, nën mbikëqyrjen e mësuesve, i plotësuan këta pyetësorë, vunë në ta dhe mjaft foto, dorëzuan dhe objekte të vjetra e kështu me radhë.

Një komision shtetëror bëri më pas seleksionimin, skedimin dhe arkivimin e tyre në një ndërtesë të ndërtuar enkas për këtë qëllim. Dhe sot, pas kaq dekadave, Irlanda ia arriti edhe t’i dixhitalizojnë këto arkiva, duke e bërë këtë vend ndër më tërheqëset në botë për turizmin me drejtim trashëgiminë kulturore. Ne tani jemi vendi i vetëm në Europë ku paganizmi është ende i gjallë.

Ky është një shans fatlum dhe duhet shfrytëzuar shpejt, pasi koha nuk pret. Pas pak vjetësh, një pjesë e mirë e këtij paganizmi do të ketë vdekur. Është koha të bëjmë atë që irlandezët bënë më 1937-1938. Dhe ta bëjmë tani. Jam i sigurt se një investim i tillë në mbledhjen, ruajtjen dhe konservimin e vlerave, traditave dhe praktikave pagane, do t’i sjellë Shqipërisë së viteve 2018-2028 më shumë turistë sesa deti apo bregdeti Adriatik dhe Jon të marrë së bashku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Agron BERDAJ/ Mes dy botësh
Previous article Zef Preçi/ Përfaqësim alla-Shqiptar…

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k