• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Ndoqët: Në Tragjas s’na dhanë drogë, Goni s’ishte në lokal, gazetarin nuk e thirri Prokuroria. Po…ky Ermali ku është?!
Home
Blog

Ndoqët: Në Tragjas s’na dhanë drogë, Goni s’ishte në lokal, gazetarin nuk e thirri Prokuroria. Po…ky Ermali ku është?!

May 22nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga Ardit Rada

Mijëra shqiptarë kanë ndjekur mbrëmjen e së hënës pjesën e dytë të telenovelës ‘Dhe i vetëm, trim në luftë’.

Bëhet fjalë për vijimin e dëshmisë së Albert Veliut, të njohur fillimisht si “Bashkëpunëtori X”, më pas si “Dëshmitari X”, si trafikanti i dënuar më parë, apo si i arratisur i mbetur në tentativë.

Partia Demokratike prej pak ditësh ka paralajmëruar vijimin e audio-përgjimit ku pretendon se është përfshirë vëllai i ministrit të Punëve të Brendshme. Nga ana tjetër, paraardhësi i Xhafajt në detyrë, Flamur Noka, po sot deklaroi për ‘bomba’ të pareshtura që do të zbulojë kjo audio.

I transmetuar në emisionin ‘Ajsberg’, materiali nuk përmbante më as dëshmi. Qoftë edhe të rreme. Ishte një reportazh rreth Tragjasit të Vlorës ku Veliu së bashku me gazetarin pyesin banorët e fshatit për të blerë drogë. I pari u shfaq kryeplaku që deklaronte se vetë nuk kishte.

I dyti një kalimtar që tha se nuk merrej më, pasi sapo kishte dalë nga burgu për atë punë. Dhe audio e PD-së në asnjë moment nuk nxori se ku u blenë ato 20 kilogramët e “Babales” që u nis për 100, por nuk i dilnin lekët…

Partia Demokratike ka nisur qysh në krye të herës një vorbull në filxhanin e kafesë, nga falli i të cilit presin të gjejnë të ardhmen. Një keqinterpretin i qëllimshëm i videos së parë, që vijon me një të dytë të nivelit qesharak.

Së pari, PD ka hedhur akuzën se Agron Xhafaj merret me trafikim lëndësh narkotike. Krijuan në media idenë se Xhafaj e shiste, por në fakt Babalja e kishte gjetur në vend tjetër dhe nga Xhafaj kërkonte vetëm t’i hapte detin e të kalonte i qetë. Së dyti, video e sotme nuk provoi se Babalja është takuar me Xhafajn.

Dëshmitari i PD e kërkon në lokal, e kërkon në telefon, e kërkon rrugëve. Flet në telefon me të, por zëri i Xhafajt nuk dëgjohet sa për ta krahasuar me atë të videos së parë.

Dhe së treti, emisioni mbyllet me lajmin ‘bombë’! Mediat sot kanë gënjyer, gazetari deri mesditën e së hënës nuk është thirrur në Prokurori ndryshe nga çfarë kanë shkruar 4-5 portale.

Për të na kursyer të hënën para ekranit, pasi kalojmë në punë  orë  të tëra para kompjuterit, na e thoni sa më parë nëse ka pjesë të tretë.

Ose zhvendoseni transmetimin të dielave dhe konkurroni “Portokallinë”.

PS: Ai Ermali ku është?/javanews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FUND DYSHIMI/ Konfirmohet vdekja e Hitlerit
Previous article Një rrugë për të kuptuar të vërtetën për dosjen “Xhafaj”: Ekspertiza e huaj…

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k