• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
NAMIR LAPARDHAJA: Mbi “të fortin” e kronikës sonë gazetareske
Home
Blog

NAMIR LAPARDHAJA: Mbi “të fortin” e kronikës sonë gazetareske

November 19th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Sa herë që policia bën ndonjë goditje apo arrestim, media jonë, televizionet, gazetat, blogjet dhe portalet, nxitojnë ta raportojnë lajmin duke e identifikuar të arrestuarin si “i forti” apo “tmerri” i filan qyteti, duke e shoqëruar lajmin me foto të “të fortit” në rrjetet sociale apo në momente ekspozimi të forcës së tij. Së pari, të fortët e vërtetë të këtij vend, nuk kanë dhe nuk përdorin rrjete sociale. Nëse ndonjë prej tyre përdor, e sigurt që nuk e përdorë me emrin e tij të vërtetë. Së dyti, si rrjedhim i rregullës së parë, në profilet e tyre nuk mund të ketë foto ku ata mund të identifikohen apo të duken. Së treti, që ka lidhje me dy të parat, të fortët e vërtetë nuk kanë nevojë dhe janë larg ekspozimit dhe identifikimit të forcës, luksit, pasurisë së tyre. Ata janë natyrshëm të tillë dhe janë larg gjithë kësaj panorame. Së katërti, shpesh shohim se “i forti” apo “tmerri” i filan qyteti (që mund të jetë kapur me armë apo me lëndë narkotike) nuk është më shumë se 25-26 vjeç, paçka se ai identifikohet si “i fortë”. Të fortët e vërtetë të këtij vendi janë mbi 40 vjeç e deri tek të pesëdhjetat, ndaj s’mund të jenë as më pak e as më shumë se kjo moshë. Së pesti, shpeshherë “të fortët” e kronikës sonë janë ende në fazën e bishtpëllumbsit, këpucës me majë dhe me pak takë, pantallonave kaubojs, me disa zinxhirë flori në qafë, shoqëruar me unaza në të gjithë gishtat e njërës dorë, ndërsa të fortët e vërtetë të këtij vendi të gjitha këto i kanë përdorur për herë të fundit diku aty nga viti i largët 1994, dhe kurrë më pas asaj periudhe. Së gjashti, “të fortët” e kronikës sonë shpeshherë identifikohen si mbështetës së njërës forcë politike apo tjetrës, ndërsa të fortët e vërtetë, tanimë, prej vitesh e kanë lënë ekspozimin dhe militantizmin shterp dhe shohin punët dhe intereset e bizneseve të tyre. Pra, janë me ata që u japin punë, tendera, koncensione etj. Së shtati, “i forti” i kronikës identifikohet me pseudonime, me llagëpe, me emrin e nënës etj., ndërsa i forti i vëretë ka një emër dhe mbiemër që të gjithë e njohin me të dhe nuk ka pasur nevojë apo nuk i është dashur ta ndërrojë apo ta fshijë të kaluarën e tij. Së teti, dhe ajo që është me e rëndësishmja, i forti i vërtetë nuk bën gabime kaq fëminore dhe kaq pa rëndësi si këto të “të fortëve” të kronikës sonë, ndaj nuk është i ekspozuar dhe larg të qenit objekt mediatik. Ideja është se mund ta identifikosh të arrestuarin si kontigjent kriminal, problematik, me rekorde kriminale apo me të kaluar të dyshimtë, por kjo futja në të njëjtin thes e të gjithëve dhe vendosja e epitetit “i fortë” për këdo nuk tregon të vërtetën dhe zbeh seriozitetin e lajmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO “masakron” Kasëm Trebeshinën: Si njeri ka qenë i çuditshëm, si shkrimtar… lëre fare. Një zhgënjim i madh
Previous article ANDRZEJ STASIUK: Malësorët shqiptarë duken si balerina me mustaqe

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k