• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
NAMIR LAPARDHAJA/ Lufta më e vështirë, me atë pjesë të shoqërisë që e sheh te hajduti heroin dhe njeriun e zotë
Home
Blog

NAMIR LAPARDHAJA/ Lufta më e vështirë, me atë pjesë të shoqërisë që e sheh te hajduti heroin dhe njeriun e zotë

October 22nd, 2024 F.autor Blog 0 comments

Sado të përpiqet dhe të punojë, SPAK dhe prokurorë të veçantë të tij, nuk e zhbëjnë dot sociologjinë dhe antropologjinë e një pjese të shoqërisë, e cila sheh te hajduti heroin dhe njeriun e zotë.

Të çojnë këdo pas hekurave, sërish do ketë një pjesë që do ta përçudnojë punën e tyre me thënie ‘për aq pak të futen brenda’, ‘të tjerët po vjedhin më shumë’, ‘hë se si mbretër do rrojnë në burg’, ‘për aq vite sa do dënohen, do t’i bënim dhe ne me qejf’.
Është histeria e një pjese të shoqërisë që nuk ka turp nga hajdutëria, sepse që të vegjël janë edukuar me idenë se ai që është më hajduti është më i zoti, se krimineli i lagjes është çun i respektuar, se ai që bën korrupsion, të zgjidh hall etj.

Është sëmundje që e ka shoqëruar për vite me radhë të gjithë shoqërinë tonë duke krijuar modelin e përmbysur të vlerave dhe duke ngritur antivlerat në piedestal.

Ky sistem dhe kjo klasë politike janë pjesë e kësaj superstrukture shoqërore, e cila jo vetëm e ushqen, e pronovon, por e ka si idhull hajdutin dhe të korruptuarin, e ka si model që do ta arrijë e të bëhet si ai. (Po kur të thonë, po pse ti të ishe në vendin e tij, nuk do vidhje? Dhe nëse ti merr guximun dhe i përgjigjesh “Jo”, të quajnë budalla apo k.qe kandari!)

Ndaj përpara se t’i kërkoni SPAK dhe prokurorëve të tij llogari, mos harroni se është një pjesë e shoqërisë që lufton kundër tyre, duke filluar nga kafexhiu më i thjeshtë i lagjes më të humbur te ‘analisti’ më i famshëm me kohë të pafundme mediatike, pas së cilit fshihet një oligark që përfiton nga pushteti favore të paligjshme, një donatorë që bën lekë njëkohësisht me mazhorancën sot ashtu edhe me atë dje, një shukë e madhe euro që e paguajnë vetëm për të sulmuar dhe për të anatemuar punën e prokurorisë, sepse kjo klasë politike bie së bashku me klientët e saj ekonomik dhe mediatik.

Prandaj ajo që kanë bërë deri më sot, me një mentalitet shoqëror dhe një luftë mediatike të paprecedent, është një akt i vërtetë heroizmi, e cila nuk mund të arrihej në asnjë situatë tjetër pa një mbështetje të madhe. Fatmirësisht ata që e mbështesin janë në përputhje me pritshmëritë e pjesës më të madhe të shqiptarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BATON HAXHIU/ Shija e hidhur që më la arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës
Previous article MERO BAZE/ Arsyeja përse Ilir Meta u arrestua sot, natyrisht është politike

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k