• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
NAMIR LAPARDHAJA/ Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Berishës, ai po, është borxhli ndaj nesh
Home
Blog

NAMIR LAPARDHAJA/ Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Berishës, ai po, është borxhli ndaj nesh

September 14th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Njerëzit normal i thërrasin arsyes. Ajo është që nuk të tradhëton asnjëherë. Të tjerët, herë nga padija, herë nga naiviteti, herë nga përdorja, herë nga entuziazmi i shfrenuar i turmës, flasin dhe veprojnë në jerm, pa u menduar dhe të “udhëhequr” nga rrjedha e lumit.

Tipari kryesor i kësaj kategorie, është të shndërruarit në problem kryesor të asaj që nuk ka se si të jetë problem i tyre.

Politika është ciklike. Nëse nuk do të kuptohet kjo, atëherë enverizmi do të jetojë gjatë mes nesh.

Përse rrëzohen idhujt? Sepse natyra njerëzore është e prirur të fantazojë dhe të fillojë të besojë ato që vetë ka krijuar.

Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Sali Berishës. I kanë dhënë atij në 30 vjet gjithçka nga shpirti i tyre. I kanë dhënë besim, admirim, pushtet. Janë rrahur dhe dhunuar për të.

Janë hequr nga puna, keqtrajtuar dhe terrorizuar. Shumë prej tyre, në këmbim, nuk kanë marrë asgjë. Sepse ata kanë besuar, shpeshherë me naivitet.

Nga ana tjetër, Sali Berisha ka arritur gjithçka në politikë, falë mbështetjes së pakushtëzuar të tyre.

Më e ndershme për të do kishte qenë të ishte tërhequr vet nga jeta politike. Ndonëse nuk e bëri në 2013, siç do ishte normale, do duhej ta bënte tani, duke mos sikletosur askënd, duke i dalë për zot vet problemit të tij.

Jo vetëm që nuk e bëri, por tashmë po i shtyn demokratët në një konflikt thellësisht personal, që nuk është i tyre.

Një lider normal nuk mund t’i udhëheqë njerëzit drejt përplasjes. Kjo ndofta nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë, por thirrja ime është që demokratët të tregohen të arsyeshëm.

Berisha nuk ka më asnjë gjë se çfarë i ofron vendit dhe Partisë Demokratike. Çfarë ka pasur për t’i ofruar, ia ka ofruar në kohën dhe momentin e duhur, me të mirat dhe të këqiat e tij.

Kjo që ai po bën sot, është e tepërt. Në moshën 80-vjeçare njerëzit mblidhen në shtëpi, pranë nipërve dhe mbesave, u tregojnë atyre histori dhe u lexojnë përralla pranë oxhakut.

Që të mirëkuptohemi, fjalët e mësipërme po i shkruan dikush që nuk ka qenë mbështetës i Lulzim Bashës në zgjedhjet e fundit brenda partisë, pavarësisht bekimit të Berishës, si në gjithçka, edhe në ato zgjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Kujt në të vërtetë i takon Partia Demokratike?
Previous article EDMOND ARIZAJ/ Lulzim, përballu me Berishën!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k