Draftmarrëveshja e ndarjes së Detit midis Greqisë dhe Shqipërisë, e kaloi Vitin e Ri në sirtarët e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.
Si u ndje, vallë, në këtë braktisje dhe këtë izolim?
Ç’përjetoi ajo në duar të tjera? A është ajo një version i vërtetë i së Vërtetës së ndarjes së drejtë dhe të ndershme?
Apo është një Flamur i Bardhë, në dorëzimin e hapësirës detare?
Vetëm pyetje dhe pas tyre një heshtje e vrarë!
Atje, në arkivin e huaj ndodhet edhe Marrëveshja e para dhjetë vjetëve, me vijën e tradhëtisë dhe të dorëzimit.
Greqia, asokohe, proklamoi me zё fitoreje dhe krenarie, se kish realizuar synimet mё tё larta gjeostrategjike dhe politike.
Ndёrkaq, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e hodhi poshtё.
Drafti – cung i Marrëveshjes së Re, ka gjasё se do tё jetё shëmbëllim i kapitullimit diplomatik dhe njё pushtimi tё ri tё hapёsirave detare.
Ashtu e futur në atë hartë të vizatuar dhe të hartuar nga mendje dhe duar të huaja tё cilat nuk kanё negociuar por vetёm, kanё urdhёruar.
Ajo Draft-marrëveshje shpreson se do të fitojë detin e humbur në 2009-tën nëpërmjet një sajese antiligjore dhe anti-UNCLOS-82, të asaj…VIJËS SË DREJTË BAZORE…një truk dhe një trill grafik i mashtrimit që shmang vijat Bazore të Arkipelagut të Korfuzit, prej të cilëve Shqipëria humbte kriterin gjeografik dhe historik si përparësi e brigjeve të Dheut tonë Kontinental.
Shqiptarët duhet ta kenё të drejtën të pyesin se kush janë kriteret dhe parimet mbi të cilat është hartuar kjo Draftmarrëveshje.
Ata kanё tё drejtё të pyesin dhe të sqarohen, se kush kanë qënë përparësorë, kriteret politike, apo kriteret e sё vёrtetёs shkencore të së Drejtës Detare Ndërkombëtare?
Atyre iu duhet qё tё njihen me cilёsinё e betejёs diploamtike, tё Grupit Negociator, i cili ka hedhur firmat, pa plotësuar suazën teknikoligjore të oponencës, as të Akdemisë së Shkencave, as të Shtabit të Përgjithshëm të FA…as të Universiteteve të Shqipërisë.
Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme Bushati, tanimë, është në ikje.
A bart nё vete, vallё kryediplomati Bushati, ndonjё brerje ndёrgjegjjeje apo Jo?
Ndёrsa ministri i pritshëm i ri i Europës dhe Punëve të Jashtëme, Cakaj, festoi i habitur ardhjen qiellore tё postit tё epёrm ministror, nё pёrzgjedhje nё prag tё kёtij Viti tё Ri!
Ajo Draft-marrёveshje është padinjitet, një vetvete e shpërfytyruar.
Nuk ka entitet dhe as identitet shqiptar!
Ajo ёshtё dёshmi e shkeljes sё Integritetit Detar tё Detit Jon tё Shqipёrisё.
Ajo nuk iu përngjan veçorive të brigjeve detarë dhe tipareve Gjeohistorike shqiptare.
Kush do tё jetё vallё ajo dorё historike qё do tё marrё nismёn pёr ta tёrhequr me urgjencё kёtё domethёnie kapitullimi tё shtetit Shqiptar?
A e ka festuar, vallë, Vitin e Ri, Draft-marrëveshja e Paktit Detar – me Greqinë?
Leave a Reply