• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MYSLIM PASHA: Negociatorët dhe shteti ynë i shtrembër
Home
Blog

MYSLIM PASHA: Negociatorët dhe shteti ynë i shtrembër

February 24th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ditë më parë, lexuam në mediume se kryenegociatori i Marrëveshjes së parë Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë shkonte në një mission dhe detyrë të re, në UNESCO.

Domosdo, se lajmi jepej me nënkuptimin e ndjeshëm të këtyre ditëve. Nuk u ndjeva mirë, sepse gjitherë duhet menduar si për veten tënde, për familjen, karrierën në ndikimin tërësor vetjak dhe familjar, në mbresat psikologjike të pashlyeshme, krejt të natyrshme.

Negociatorët e sot e kësaj dite vijoijnë të thonë se “ kanë bërë negocime të paqme”  e po kështu ”ndjehen në paqe me veten e tyre”

“Kaq ditëm e kaq e bëmë!”

“S’kemi dhënë asnjë milimetër det!”

“U bazuam tek Vija e Mesme!” etj.

“Kaq e dita, kaq e thashë! Merre o Shtet i shtrëmbër se ta lashë! “

Me që ra fjala për kryenegociatorin, ai u shpreh tek UET para nëntë vjetësh (si ikin vitet!)  para opinionit studimor se: “Ne mund të duam shumë më tepër hapësirë detare, … po kaq na takoi…!”

 Ishte i veshur me të bardha…dhe vinte nga OKB-ja.

Po ku ishte ky shteti ynë i shtrëmbër i cili në paradigmën e tij të shformuar, i shtëmbëron edhe më keq nëpunësit e tij?

Grupi negociator e kreu detyrën!

Po ku ishte Oponenca e specializuar në dorë të një Institucioni të lartë për të Drejtën Detare Ndërkombëtare?

Ku ishte oponenca nga Instutucionet gjeohartografike kombëtare?

Ku ishte Oponenca e Institutit të Gjeoshkencave?

Këto institucione  duhej që ta merrnin në dorë, ta skanonin dhe filtronin Marrëveshjen në të gjithë lëndën e përmasat e saj, përpara se të shkonte tek ministri i Jashtëm për firmë.

Pastaj një MEMO për kryeministrin .

Pse jo dhe për Këshillin e Mbrojtjes!?

Ku ishte ky shteti ynë i shtrëmbër në këtë mission të lartë kombëtar kur ia la historisë një paçavure e një shkeleshko aq të turpshme, me mbresa të dyshimta jo vetëm në marrëdhëniet me Greqinë, por dhe për gjithë rajonin.

Ku ishte Shteti ynë i shtrëmbër !?

Prandaj kryenegociatori me brerje ndërgjegjeje në thellësinë e tij (edhe pse e ka gjykuar Gjykata Kushtetuese) ndofta vuan përmendjen e tij në mediume, kur ai ndodhet në ngjitjen e tij të karjerës diplomatike.

Ku është ky shteti ynë i shtrëmbur!? (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Irani, Arabia Saudite, Rusia, SHBA dhe Turqia: Çfarë po ndodh realisht me luftën e Sirisë?
Previous article PROFIL/ Princesha e kancelares Angela Merkel që pritet t’i zërë vendin

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k