• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MUSTAFA NANO/ Kë besojnë më shumë shqiptarët, Ramën apo Berishën?
Home
Blog

MUSTAFA NANO/ Kë besojnë më shumë shqiptarët, Ramën apo Berishën?

May 18th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Politikanët shqiptarë kanë krijuar një botë të vetën që shkon paralel, pa u prekur, me common sensin, dhe me logjikën humane. Ata janë në situatën kur thonë e bëjnë gjëra të çuditshme, që janë aq të çuditshme sa ta heqin trurin.

Do të ishte njësoj si të thoshin që një dhe një bëjnë tre, apo që pas të martës vjen e hëna, apo që Janullatosi mban Ramazan, etj, etj. Këto të fundit janë gjëra të pabesueshme, apo jo? Epo kështu janë edhe shumë gjëra që bëhen e thuhen prej politikanëve. E jo vetëm.

Po e ilustroj:

Pas publikimit të një shkrimi shumë kritik ndaj qeverisë në gazetën më të madhe gjermane Bild, u pa të dilte Blerina Gjylameti dhe të fliste për “ata që paguajnë para të pista që vijnë nga vende të huaja për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë.” Pastaj tha se “kjo pistë është nën hetim serioz”.

Dha prova për këtë? Jo, nuk dha prova. Asnjë provë. Thjesht damkosi një zë kritik.

Një ilustrim tjetër: Monika Kryemadhi ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e ka bërë këtë vizitë në pikun e krizës politike shqiptare, dhe ne presim të marrim vesh se çfarë është diskutuar mbi këtë krizë mes saj dhe atyre që e presin.

Mirëpo prej andej vijnë vetëm fotografi të Monikës, siç është ajo me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosin. Asnjë fjalë mbi rrethanat e takimit, mbi përmbajtjen e bisedës, mbi kohëzgjatjen e kësaj të fundit, mbi vendin e takimit, etj. ASNJË FJALË. Vetëm një fotografi.

Një ilustrim i tretë tregon se vesin e politikanëve shqiptarë e ka gjithë shoqëria shqiptare. Një agjenci sondazhesh ka bërë një të tillë, dmth një sondazh, dhe u ka bërë të intervistuarëve edhe këtë pyetje: Cili nga politikanët është i sinqertë në deklarimet publike.

Dhe gati 30% e shqiptarëve mendojnë se Edi Rama është i sinqertë në ato që thotë. Një në tre shqiptarë pra është i bindur që Edi Rama thotë vetëm të vërtetën në publik. Fiu! Një në tre.

Nga i njëjti sondazh del se gati 5% e shqiptarëve janë të sigurtë që Sali Berisha thotë vetëm të vërteta në deklararat e veta publike. Disave iu duk një shifër e vogël kjo.

Por 5% e njerëzve të rritur në Shqipëri bëjnë gati 70 mijë veta. Pa mendojeni pak. 70 mijë veta nuk janë pak. 70 mijë që besojnë se Berisha nuk gënjen asnjëherë. 70 mijë veta që në vend të trurit kanë krrunde, apo egjër, apo tallash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ A do fillojnë atentatet-politike në Shqipëri, apo do bëjnë pazar me njëri-tjetrin?
Previous article MERO BAZE/ Miti fallco i dëmeve nga protestat e opozitës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k