• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
MUSTAFA NANO/ Ëndrrat e Mustafa Nanos për Shqipërinë
Home
Blog

MUSTAFA NANO/ Ëndrrat e Mustafa Nanos për Shqipërinë

April 20th, 2019 F.autor Blog 0 comments

“I have a dream. Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë:

Kur gazetarët e intelektualët të mos ngrenë beteja publike mbi qejfmbetje private.

Kur talk show politik, përfshirë edhe ky i imi po të doni, që politik nuk është, kur talk show politik pra të largohet nga ekrani i televizorit prej orës 19 deri në orën 23. Në këtë interval talk show politik është thjesht offside.

Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur funksionarët publikë të shkojnë nga shtëpia në punë e anasjelltas me autobuzin urban. Ose me biçikletë.

Me që jemi te biçikleta, unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur të kuptohet se të kesh një biçikletë do të thotë të kesh stil e klas të lartë, e jo status të ulët. Poshtë makinat, me që ra fjala.

Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur gangove të Shqipërisë, që janë shumë, t’u vihet kufiri te thana, dhe t’u bëhet e qartë se pushteti e ndikimi politik, publik, elektoral apo ku di unë çfarë tjetër që kanë, është gjëja më e padrejtë që ndodh në këtë vend.

Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur nëpër rrugët e Shqipërisë të mos shohim asnjë grua të mbuluar.

Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur dikush nga opozita të thotë: e vlerësoj maxhorancën për vendimin që ka marrë. Dhe kur dikush nga maxhoranca të çohet e të thotë: ju ftoj të gjithëve të miratojmë projektligjin e paraqitur nga opozita. Dhe të mos quhen tradhtarë.

Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur të mos ketë më policë nëpër rrugë. Ata të dalin nëpër rrugë kur dikush ka nevojë për ta.

Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur njerëzit të fillojnë të besojnë se rrufeja bie edhe në halè.

Kur të kuptohet se kush rreh gjoksin si patriot si rregull është një horr.

Kur njerëzve t’u dhembë koka nga muzika tallava. 

Kur njerëzit të mos e thonë më shprehjen: ky vend nuk bëhet.

Kur njerëzit të kuptojnë se është ok ta kërkosh suksesin, por fillimisht duhet ditur se më i suksesshmi shumë rrallë është më i zoti”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Merrini qetë, “kuisjet” për luftë!
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Shqipëria e ka provuar një herë bojkotin, por bota e njohu rezultatin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k