• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MIRELA KUMBARO/ Post 8 Mars me një foto të Kel Marubit “Grue vetëm”
Home
Blog

MIRELA KUMBARO/ Post 8 Mars me një foto të Kel Marubit “Grue vetëm”

March 9th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Një ditë më pas 8 Marsit, duhet reflektuar sërish sepse tepër “gëzuar” pati dje…, ndoshta më të përmbajtura se vite të shkuara dhe kjo është shenjë e mirë.

Është gjithashtu shenjë e mirë që ka tashmë 6 vjet që gjysma e qeverisjes drejtohet nga zonja. Është shenjë e mirë që zonjat janë sot në kreun e agjencive më të rëndësishme publike.

Por është po aq shenjë e mirë që në 8 mars një protestë individësh të lirë, u organizua kundër dhunës mbi gratë e vajzat.

Por të jemi të sinqertë me veten!

Nuk mund të themi gëzuar në një shoqëri kur pa hyrë mirë viti, 6 gra ndërruan tragjikisht jetë nën dhunën e burrave.

Nuk mund të themi gëzuar kur numri i denoncimeve për dhunë kundër grave nga 1 janari i këtij viti ka mbrritur në 833 raste dhe në vetë ditën e 8 marsit policia e shtetit regjistroi 9 raste te dhunimit të grave.

Nuk mund të themi gëzuar kur ende ka gra që derdhin lot fshehurazi se nuk guxojnë të tregojnë dhimbjen prej dhunës.

Nuk mund të themi gëzuar kur njerëzia që sot mendon me zë të lartë në rrjetet sociale fajëson vajzat e përdhunuara dhe jo burrat që i kanë përdhunuar.

Nuk mund të themi gëzuar kur media, në vend që të bashkohet për të mbrojtur e emancipuar, për disa klikime më shumë hap blogjet për fyerje seksite kundër grave që guxojnë të flasin e të tregohen.

Nuk mund të themi gëzuar kur gratë që shkelin tabutë, qofte edhe verbale, linçohen, ndërsa burrat lëvdohen për virilitet. Mjerane!

Nuk mund të themi gëzuar kur skenat më të shëmtuara të mizogjenisë ndodhin bash në Kuvend të vendit, ku fjalori ka 30 vjet që është ndalur aty prej nga vijnë instiktet, në skutat më të thella të primitivizmit, e që në mejdan të politikës kthehet në armë mbrojtëse dhe sulmuese të burrave të paburra.

Kur flasim për dhunën që ushtrohet mbi gratë askujt s’i shkon ndër mend të pyesë kush e bëri, por kureshtja shkon se çfarë bëri ajo grua që “meritoi” dhunimin !!

Ndërsa të gjitha dhunat që pësojnë gratë në historinë e Njerëzimit, ende sot, ushtrohen nga ata që i përkasin gjysmës tjetër të Njerëzisë, nga burrat.

Duan të thonë se është natyra që e ka bërë burrin më të dhunshëm, se prej natyre burri është sundues, madje se ai e paska instiktin më të fortë.

Jo more jo! Nuk është punë natyre, është punë kulture! Kulturë e grave dhe e burrave.

Është çështje mentaliteti, çështje e strukturës shoqërore, e cila siç është ndërtuar ashtu në dekada e mbase në shekuj, duhet ndryshuar sot më shumë se kurrë me forcën e mendjeve më të hapura, me ndëshkim të rreptë ligjor, me bindjen kolektive dhe sidomos me investim ARSIMOR e KULTUROR, çdo ditë deri sa të kemi frymë, burra e gra bashkë.

Rruga për emancipim drejt një shoqërie të hapur është e gjatë, por është vetëm e jona.

Askush tjetër nuk do vijë të na i bëjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ Barrikadat e Lulit dhe skenarët ogurzi të tij
Previous article ANALIZA/ Lul “europiani”: Europës t’i vijë turp, nëse na pranon në BE

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k