• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Prova e Edi Ramës
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ Prova e Edi Ramës

December 10th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ka një lukuni mesazhesh që më vijnë në inbox (kryesisht në instagram sepse vetëm atë përdor), ku ndihet revolta apo solidariteti i gjerë me studentët. Kam dëgjuar disa prej tyre dhe realisht janë të gjithë të edukuar ( me ndonjë përjashtim të vogël) dhe sidomos frymëzues.

 

Studentët erdhën si forma më e mirë e mundshme e reagimit për një qeveri, e cila duke mos patur opozitë, është bërë monologiste dhe jo pak herë arrogante.

Kryeministri ka shpenzuar një pjesë të mirë të vitit duke u marrë me kunja e batuta me Ylli Rakipin, Zhejin, Fevziun, Rudinën apo Enin, dhe plotë të tjerë që ai i quan kazan.

Në fakt, sot po përballet me kazanin e vet dhe gabime personale, përfshi edhe reagimin e nxituar me ‘mbetësit’.

Do të ishte shumë më mirë të harxhonte më pak kohë me ish shokët e tij dhe të kish pas mendjen tek qeverisja. Ja që të vjen radha.

Sot kryeministri duhet t’u thotë Po studentëve dhe të mos lejojë përdorjen e tyre dhe as mos lodhet me propagandë gjetjesh armiq mes turmës, të pasur apo të varfër.

Studentët do paguajnë sigurisht, edhe pse ata janë më shumë vonesë në këtë protestë ( ‘strange’ nga koha dhe mënyra e beftë e shpërthimit pa asnjë shkak, kur ka dy vite që është miratuar ligji) që mbart idhnimin e tyre me qeverinë.

Po le ta lëmë pak anash këtë, se do e sqarojë koha: Studentët a kanë të drejtë? Po, sepse edhe një mendje që i bie shkurt e di se një qeverisje e majtë mendon për të varfrin dhe parashikon skema kompensimi për atë të pamundurin; një qeveri normale krijon raport të drejtë mes asaj që paguhet dhe asaj që ofrohet.

Nuk paguan një i varfër që është student i mirë dhe me studimet dhe dijen mund të nxjerrë familjen nga varfëria.

Kryeministri ka në dorë sot të rishikojë të besuarit e tij për këtë ligj, por nga ana tjetër studentët nuk mund të mos pranojnë të dialogojnë sy më sy, sepse kjo do ishte anarki dhe do e bënte protestën e tyre që deri më tani është dukur e çiltër, në një lëvizje të çuditshme për destabilitet vetëm dhe jo për zgjidhje të ngërçit në arsimin e lartë.

Edi Rama duhet vënë në provë dhe studentët e kanë këtë shanc. Në vijim prova më e madhe është shembja e establishmentit të sotëm në universitete. Është i korruptuar. Nëse e bën këtë, do të thotë të kthehesh të qeverisësh!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARK MARKU/ Pse greva e studentëve duhet të mbetet e studentëve dhe pse duhen dy kërkesa thelbësore në vend të 100
Previous article SPARTAK NGJELA/ Pse studentët nuk mund të negociojnë më me Ramën!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k