• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Mos eja në vdekjen time!
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ Mos eja në vdekjen time!

August 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Të gjithë e mendojmë vdekjen, ndonjëherë me frikë, ndonjëherë themi frazën e famshme: Të gjithë do vdesim,  mbase dhe unë! Vdekja e parë që më ka bërë të mendoj (flas për vdekje njerëzish të mëdhenj e të famshëm ndërkombëtarisht) ishte e Lady Dianës. Qaja si një adoleshnte në një cep të botës, në një këndth, pikë të vogël. Princesha ishte një formë ëndrre dhe për ëndrrat të gjithë vdesim dhe kur ato vdesin qajmë.

Më pas, për Ëhitney Houston, Michael Jackson jam ndjerë sikur nga zemra, bashkë me ta, iku një pjesë, si të kishin qenë pjesë e familjes apo shokë e shoqe tetëvjeçareje. Vdekje të tilla ndonjeherë jo vetëm të bëjnë me qa, por të kthejnë edhe kohën kur ke qeshur shumë, të rikthejnë gjendje të arkivuara, të çojnë në kohën e shkuar, të marrin si një gjethe dhe fluturon mbi pallate, trotuare, afër njerëzish që sot ua ke harruar fytyrën. Kujt nuk i del para sysh ajo koha kur ishe njeriu më i mirë i kësaj bote dhe kishe vetëm një çantë shkolle për të lënë tek dhoma dhe për të fshirë pluhurat me MTV në sfond.

Sigurisht, bëj pjesë tek njerëzit që refuzoj akronimin RIP apo thëniet klishe, apo dashuritë kolektive që lukunojnë rrjeteve sociale sot për çdo vdekje të lavdishme, për persona të famshëm. Nuk mund të qajmë për të gjithë dhe vdekja, dushi e dashuria janë personale.

Sigurisht që nuk do ta çoja ndërmend që vdekja e McCain-it do më tërhiqte si një magnet i vogël këto orë, duke parë çdo profil të shkruar për të, çdo fjalë të tij. U pendova që nuk paskam mundur ta njoh më mirë.

Unë jam gazetare dhe duhet të njoh e dalloj më shumë, më mirë, është puna ime, puna jonë t’i promovojmë modelet e mirë sa janë gjallë, në mënyrë që ata të mos vdesin para vdekjes. Druaj se në këtë drejtim, sidomos sot, gazetaria po ia fut kot, duke u marrë me çdo kotësi të mundshme, boll që t’u rezistojë rrjeteve sociale që keq e kanë punën. Kështu, s’e kisha vënë re, ndoshta se ndoqa trendin e kohës dhe isha një fanse e Obamës, që bëri të qajnë me pikë të lotit njerëzit me ngjyrë ditën e fitores së tij.

Sidoqoftë, McCain-in e kisha humbur! Gjatë këtyre dy ditëve më pëlqeu çdo gjë rreth tij, burrëria, ndjeshmëria, morali politik, që në vendin tim të vogëlth nuk imagjinohet. Dhe në fund, kur të gjitha ishin thënë, puna u bë edhe më keq. McCain-i duhet të ketë palosur përtokë shumë ndërgjegje intelektuale me vendimi për të mos lejuar një burrë në funeralin e tij dhe jo pak por presidentin amerikan Donald Trump. Ishte BIG UP thonë amerikanët!

Pati edhe “fatin e mire” ta llogariste vdekjen, ta organizonte, ta zgjidhte ku dhe me kë. Fat i madh, tani që e mendoj!

Ne si shoqëri kemi shumë frikë nga vdekja dhe nuk e respektojmë si duhet. Frikë edhe nga jeta dhe nuk e respektojmë sa duhet. Siç thoshte McCain: Është karakteri yt, vetëm ai, që do të ta bëjë jetën të lumtur ose të palumtur!

Unë do thoja se në disa raste edhe vdekjen!(Tiranapost)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERIC X.LI/ Imagjinoni sikur SHBA të ishte e varfër dhe e dobët
Previous article PANDELI BARDHI/ Një mesazh për luftëtarët e LSI-së që ‘burrnesha’ u dha të hanë e të pinë qyl

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k