• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Hey Silvia! Adieu
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ Hey Silvia! Adieu

April 14th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Dje në një spital të Italisë është shuar Patricia Millardet, por që ne e njohim si Silvia Conti.

Kush nuk e kujton modelin e flokëve, pardesynë e saj, dashurinë me komisar Katanin, por më shumë nga këto detaje të lehta jete, kush nuk e pëlqeu modelin që kinemaja italiane i dha si pak herë një gruaje në luftën me mafien, më të pushtetshmit.

Këto ditë numërojmë shumë vdekje në portal dhe e ndjej sesi ajo është afruar në jetën tonë, herë duke na trembur dhe duke kërkuar termometrin për të matur ashtu kot temperaturën, dhe herë duke na hapur një fole si ata zogjtë nëpër pemë për të mbrojtur të sapolindurit; një fole shprese se një ditë do dimë të jetojmë më mirë.

Kështu në këto ditë vdekjesh ku asnjë libër s’po e çojmë dot në fund, vdekja e Silvia Conti-t mbërriti si një kumt i tepruar.

Nuk e di pse nuk desha të kishte vdekur nga Covid-19! Një ndjenjë çlirimi qe fakti se e kish marrë fati i vet personal, ora e saj. Te paktën aktorja mit thjesht ka vdekur, nuk e ka marrë peng mafia e koronës.

Gjenerata e re nuk e njeh shumë, por me siguri e ka dëgjuar këtë emër edhe në politikën shqiptare, kur shpesh kemi dashur t’ia metaforojmë disa grave të drejtësisë, thjesht kemi dashur, ngaqë Silvia ishte e tillë në film, gruaja që duhet me fuqinë dhe brishtësinë, asnjëherë dobësinë.

Unë kam qenë në fillore kur shihja Silvia Conti-n, por them se disa filma e role janë të tillë sa kanë forcën e padukshme por të paimagjinueshme në ndikim për të të treguar se çfarë të pëlqen të jesh në jetë, një Silvia apo një Baywatch.

Prandaj sot vdekja e Patrice Millardet është një lajm i trishtë që të pikon në kraharor e të çon larg në ditët kur mendoje se jeta është si tek “La Piovra”, vetëm se tani pa Silvia-n!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LORENC VANGJELI/ Dashuritë e shkuara që qahen sot, është koha që vritet në kohën e Coronavirusit
Previous article YLLI PATA/ Pikëpyetjet e krizës shpërthyese të koronës në Shkodër

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k