• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 21st, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Burrat që s’qajnë, burra prej vërteti!
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ Burrat që s’qajnë, burra prej vërteti!

July 16th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mira Kazhani

Nuk e kisha paramenduar ndonjëherë se do ta gjeja veten duke bërë tifozllik për skuadrën e futbollit të Kroacisë.

Por, kurrë mos thuaj kurrë. Ndodhi, dhe aspak për arsye fubtolli sesa nevoje për pak krenari.

Tekefundit, krenaria është një ndjenjë që buron nga dashuria, por ndryshe nga të gjitha ndjenjat ka prestigjin e fisnikërisë.

Është një ndjenjë e fisme kur nuk përdoret vend e pa vend dhe kur nuk teprohet. Shumica e shqiptarëve u bënë kroatë në finalen e botërorit të futbollit.

Logjika është e thjeshtë: janë dora jonë, histori e përafërt, gjak dalmatësh, autoktonë, ballkanas dhe pse jo ishte një skuadër që tregoi vlera dhe zemër në këtë kampionat.

Kroatët nuk fituan dhe iku e mbaroi kjo punë, por ka diçka që në humbje sikur nuk u vu re, a ndoshta syrit të dikujt i ka shpëtuar: mungesa e lotit.

Kroatët u dërrmuan dhe një Zot e di çfarë ndjejnë ata burra që i sheh me gjasë gjithë bota në fushën jeshile ndërkohë që sapo kanë humbur ëndrrën më fisnike, një shans që zor se të vjen dy herë në derë: Kupën e Botës.

Kërkova foto dhe pamje të kroatëve që qanin.

Kisha bindjen se nuk ka mundësi që të mos qajnë, se kështu bëjnë të gjithë dhe qyshkur shoh futboll kam fiksuar aq burra që qajnë dhe më duket romantike e më prek përherë së thelli.

Këtë herë asnjë pikë loti, asnjë burrë që qyrrashej para kamerave.

Fytyra plot dhimbje, por pa u bërë si gra në fushë. E pranoj, më pëlqejnë burrat që nuk qajnë, që dhimbjen e mbajnë në gji.

Këta janë ballkanasit, me historinë e tyre disi të vrazhdë, të ashpër, me luftëra e gjyshër të vrarë mes vedi, por edhe të identifikueshëm, autoktonë, autentikë, të talentuar, që në fitore dhe humbje të paktën nuk qajnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SELÇUK GYLTASHLLË/ Reklama televizive që i thotë të gjitha (dhe një rrezik për shqiptarët)
Previous article ERVIS ILJAZAJ/ Iluzionet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në bllok

F.autor

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k