• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MIODRAG SORIC/ Amerikanët kundër rusëve në Siri: A kërcënon luftë?
Home
Blog

MIODRAG SORIC/ Amerikanët kundër rusëve në Siri: A kërcënon luftë?

February 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në thelb, Uashingtoni dhe Moska donin të ndalonin pikërisht këtë: një përplasje të drejtpërdrejtë. Dhe për këtë kanë shkak. Gjendja mund të shkallëzohet me shpejtësi. Prandaj nuk është për t’u çuditur që Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini përgënjeshtrojnë, heshtin, përpiqen që me shumë fjalë të shmangin vëmendjen. Vetëm që gjendja të mos dalë jashtë kontrollit. Por kaq e thjeshtë nuk është puna. Gratë e ushtarëve rusë të vrarë në Siri nuk heshtin. Ato bërtasin për fatkeqësinë e tyre jashtë, në rrjetet sociale. Ato e përcjellin atë më tej, në shtëpitë që nga Vladivostoku deri në Petersburg. Kjo ka pasoja. Madje edhe deputetët mjaft të bindur rusë, që përndryshe bëjnë atë që pret Presidenti prej tyre, ndërkohë shtrojnë pyetje të parehatshme: çfarë ka ndodhur në thelb atje para disa ditësh në Siri? Ata duan ta sqarojnë si duhet këtë punë.

Pyetje kritike ndaj Putinit pak para zgjedhjeve

Kjo e vë në pozitë të vështirë Putinin – pak javë para zgjedhjeve presidenciale. Bën që ai të duket i dobët. Shumë rusë shtrojnë pyetjen: “Çfarë bën Presidenti ynë, kur amerikanët vrasin të rinjtë tanë – pavarësisht nëse janë ushtarë me pagesë apo jo?” Po shpërtheu zemërimi i popullit, pastaj është e vështirë që ai të bëhet zap. Para së gjithash në Rusi, ku mediet i mallkojnë 24 orë në ditë SHBA.

Në Siri, nga pikëpamja juridike, amerikanët dhe rusët lëvizin në terren të diskutueshëm. Cili vendim i OKB-së e mbulon praninë e rreth 2000 ushtarëve të SHBA në Siri? Cilat veprime ushtarake justifikon lufta kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik”?

Në Rusi, ligji e ndalon ekzistencën e ushtrive të mercenarëve. Kjo në një kohë kur ka vite që ata luftojnë në Lindje të Ukrainës, në Siri dhe tjetërkund. Po a e duan këtë rusët? Një diskutim i gjerë për fitoren në Siri të deklaruar nga Presidenti Putin vetëm mund ta dëmtojë shefin e Kremlinit. Prandaj ai hesht. Për momentin.

Që amerikanët nuk i vranë qëllimisht rusët, kjo mund të jetë e vërtetë. Por pa dyshim që ata e llogaritën pa u shqetësuar këtë rrezik. Në misionin në fjalë luftohej për kontrollin e një burimi nafte. Aleatët e SHBA nuk donin t’ia linin atë Presidentit sirian dhe mercenarëve të tij të huaj. Prandaj ata goditën me ndihmën e bombarduesve amerikanë.

Nuk ekzistojnë më linja direkte komunikimi

Lufta me prokurë amerikanët dhe rusët kanë kohë që zhvillojnë, që prej Luftës së Dytë Botërore. Më parë qenë kanalet funksionuese diplomatike që pengonin që puna të vinte deri te konfrontimi i drejtpërdrejtë. Por aktualisht thuajse nuk zhvillohen bisedime bilaterale, nuk ka më kontakte personale në të dyja qendrat e pushtetit, nuk ka më besim. Përkundrazi: pas përpjekjes së rusëve për të ndikuar zgjedhjet në SHBA, për Kongresin sanksionet kundër armikut të betuar Rusi nuk janë asnjëherë sa duhet të ashpra.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih këtë fundjavë pjesëmarrësit do të bëjnë thirrje për qendrime të matura. Do të ketë – le të shpresojmë – bisedime direkte amerikane-ruse, të  cilat t’i kapërcejnë shkëmbimet e zakonshme të kritikave reciproke. Të dyja palët duhet të bien dakord para së gjithash për atë si do të veprohet në të ardhmen. Sepse çfarë do të ndodhë sikur me ndihmën e Moskës të vriten ushtarë të SHBA në Afganistan, në Irak ose në Siri?

Amerikanët dhe rusët mbajnë përgjegjësi për paqen. Ata duhet të tregohen në nivelin e kësaj përgjegjësie. Rusia duhet të mësojë se paguan një çmim të lartë kur i ndjek interesat e saj në botën e jashtme pa marrë parasysh humbjet. Kurse Kongresi i SHBA duhet të drejtohet më pak nga ndjenjat dhe më shumë nga interesat nacionale. Uashingtoni duhet të nisë sërish komunikimin me Moskën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITMIR BUSHATI/ Kosova 10!
Previous article MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha, nuk e mbron dot “Listën Basha”

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k