• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MIMOZA KUSARI/ Rama të na fliste për taksën 10 euro në 10-vjetorin e Pavarësisë, jo për president kombëtar
Home
Blog

MIMOZA KUSARI/ Rama të na fliste për taksën 10 euro në 10-vjetorin e Pavarësisë, jo për president kombëtar

March 26th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

10 € pagesë për vajtje ardhje në rrugën e kombit zhveshën dy qeveritë nga pretendimet se po punojmë në mbledhje të përbashkëta të Qeverive për të përafruar dallimet në mes dy shteteve.

10 € për një makinë deri në 3.5 t absurd shqiptar andej kufirit. Ende më keq, tanimë kur ministri i Infrastrukturës së Kosovës deklarohet se, nuk e kanë ditur për këtë shumë dhe për këtë punë?!?!

Por, çka kanë biseduar ministrat e infrastrukturës sa ishin bashkë në mbledhje të dy qeverive?!

Tre zv.Ministrat kosovarë në qeverinë e Shqipërisë, përfshirë, zv.ministrin e Turizmit, u konsultuan sado pak për këtë pikë, apo nuk janë për t’u konsultuar aty?!

Kosovarët janë jashtë çdo kategorie vizitorët më të shumtë të shtetit amë, ndaj me këtë taksë rrugore, a po pretendohet të ulet numri i tyre apo si është puna?!

Sa për ilustrim, në qershor të vitit 2017 nga 437 mijë e 820 turistë që vizituan Shqipërinë, 31% erdhen nga Kosova, që do të thotë 135,724 turistë erdhen nga Kosova për një muaj vere.

Të gjithë këta do të shpenzojnë së paku 30-fishin e taksës prej 10 €, andaj çfarë po synon shteti shqiptar të arrijë me këtë taksë tani?!

Apo, preferon më tepër turistët që do të vijnë me avion dhe anije dhe do të shpenzojnë dy-tre fish më tepër se kosovarët.

Neve shqiptarëve, kur nuk na pengojnë serbët në integrim, sikur me autostradën energjetike (linjën 400 kV), ne pengojmë njëri- tjetrin me talle të autostradës rrugore.

Çfarë kalkulimi u përdor për të nxjerrë këtë shifër? A e dijnë autoritetet e Shqipërisë që pagesat vjetore për shfrytëzim të autostradave evropiane nuk kalojnë 200 €? Cili është motivi dhe cilat janë pritjet nga kjo tarifë?!

Shumë më mirë do të ishte të kishte folur kryeministri i Shqipërisë për këtë pagesë në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, sesa që lundroi në imagjinatën e vet dhe foli për president të përbashkët në mes të dy shteteve.

Ndoshta Shqipëria e liruar se po ecim drejt liberalizimit të vizave, dëshiron të na ndihmojë të gjejmë rrugët për në Evropë, ndërsa evropianët t’i lëmë të vijnë në Shqipëri. Arsyetim tjetër nuk më vie në mend për këtë tarifë për autostradën e papërfunduar.

Lëre më, që ana Kosovare ende nuk e i ka vendosur tarifat e veta.

Nëse mund të ketë absurd të kësaj pranvere, atëherë ky është absurdi më i madh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ I lutem zotit që Luli të na falë
Previous article AURON TARE/ At Luli, dokumenti i një pseudo historiani dhe Baba Faja Martaneshi

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k