• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MIMOZA KELMENDI: Media-ky pushtet legjitim më pak i kontrollueshëm
Home
Blog

MIMOZA KELMENDI: Media-ky pushtet legjitim më pak i kontrollueshëm

November 13th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Dikur ne mbështeteshim për të bërë një lajm apo kronikë tek institucionet zyrtare shtetërore, të cilët na tregonin se çfarë duhet të dinim, prandaj ishte edhe e parëndësishme që të dhënat u përmblidhnin dhe u analizonin vetëm për ne. Ndërsa sot ne i besojmë qeverive në një masë të kufizuar dhe madje edhe më pak mediave tradicionale. Sepse ne sot duam ti njohim vetë të dhënat që fshihen pas një “historie” apo të zbulojmë nëse na thonë të vërtetën duke zbuluar vetë historitë tona. Por: Asgjë nuk e trondit besimin e lexuesit (apo degjuesit e shikuesit) te media më shumë se inkopetencat e saj. Mediat bëjne më shume gabime nga sa mund ta marrin me mend vetë reporterët a redaktoret, pasi shumica e lexuesve nuk i reklamon ato në media. Kërkesat për saktësi duhet t’u ngulitet fort në kokë redaktorëve dhe reporterëve(ne pergjithesi gazetareve). Gabimet nuk mund dhe nuk duhet te pranohen si fakt jetësor. Duhet bërë gjithçka e mundur për të siguruar saktësinë e çdo shkrimi, titulli apo deçiture. Veçanërisht me burimet. Në pergjithësi, burimet e pacilësuara e bëjnë shkrimin më pak të besueshëm, sidomos kur aty jepen lajme negative, të cilat lexuesi nuk deshiron t’i degjojë. Kush e tha këtë?, është pyetja më e natyrshme që bën njeriu kur dëgjon një lajm me rëndesi. Dhe mediat duhet të bëjne çmos që ti përgjigjen kësaj pyetjeje.

Që mediat ushtrojnë pushtet, kjo kuptohet vetiu. Si organe kontrolli, ato jo vetëm duhet të denoncojnë të metat, por edhe të bëjnë diçka për t’i detyruar njerëzit, veçanërisht ata që merren me politikë, të veprojnë ndryshe. Pyetja është se si e përdorin ato pushtetin e tyre. Ky pushtet legjitim është shumë më pak i kontrollueshëm sesa ai i politikanëve. Një ministër i nënshtrohet një numri të madh kontrollesh: nga komisioni i buxhetit të shtetit – dhe veçanërisht prej hartuesve të raporteve të këtij komisioni, nga kontroll-revizioni, nga komisioni parlamentar, nga opozita, nga zyra e kryeministrit nga këshilla dhe kontrolle shkencore e, së fundi, nga mediat. Por kush i kontrollon kontrolluesit – MEDIAT?

Tregu, shteti apo media vetë?

Kush kontrollon mediat, kontrollon edhe politikanët, konstatojnë shumë qytetarë nga sondazhet e shumta në Gjermani. Ose: Kush kontrollon politikën, kontrollon ”arritjet tona demokratike”, dhe në këtë mënyrë edhe pushtetin. Në të vërtetë ekziston gjithmonë një “luftë konkurruese” mes kompanive (koncerneve) mediatike për “ngjarjen më të mirë”, skandalin më të fundit, etjer.
Por, çështjet parimore përcaktojnë mënyren e të menduarit të masave. Ndoshta një përjashtim është ende interneti, në të cilin mund të publikohen lirisht në mbarë botën edhe shtrembërime të së vërtetës nga individë të papërgjegjshëm. Megjithatë, gjithnjë e më shumë webseite të diskutueshme të internetit janë kapur ose bllokuar nga Providern apo aparatet speciale kontrolluese. Prandaj mediat së pari duhet vetë të kontrollojnë vetveten.

Dihet që politika kërkon vazhdimësi, siguri, ajo duhet të orientojë. Televizioni ka nevojë për larmi, veprim, emocion dhe sensacion. Ai duhet të zbavisë. Informacioni politik kthehet në “Infotainment” – informacion zbativës. Ai që merr pjesë në lojë si politikan, ndihmon në degradimin e politikës. Ai që refuzon, konsiderohet pa humor dhe jashtë mode. Madje edhe në gazetat serioze politika ofrohet sot përmes konflikteve të personalizuara, pasi diskutimet konkrete të diferencuara mund të çonin në ulje të tirazhit apo klikimeve. Të njëjtët gazetarë, që inatosen apo tallen me klishetë dhe parullat e luftës politike, shpesh nuk janë të gatshëm, e nganjëherë as në gjendje, të paraqesin në mënyrë të përshtatshme mendime të diferencuara. Të njëjtët gazetarë që i akuzojnë partitë për plogështi dhe paaftësi programatike, duhet të pranojnë se nuk i kanë lexuar kurrë programet e partive të mëdha.

Sepse sot e di secili nga ne që politika përhapet përmes mediave masive, të cilat janë komponenti më i rëndësishëm i formimit të mendimit në botë. Me mediat mund të manipulohet në mënyrë perfekte konsumatori i medias, mund t’ja shesësh atij gënjeshtrën edhe si të vërtetë. Me pak fjalë: Mediat masive janë instrumenti më i mirë për manipulimin e përdoruesit. Por liria e shprehjes së mendimit është parakusht i rëndesishëm për demokracinë. Me fjalë të tjera, secili duhet të ketë mundesinë të shprehë një mendim, dhe mediat si: radiot, televizionet, gazetat, madje edhe interneti (rrjetet sociale) janë si një megafon që i drejtohet shumë njerëzve. Mbi të gjitha, mediat në një shtet demokratik, kanë një fuqi të madhe demokratike, emancipuese dhe kështu duhet të ndodhë edhe në Shqipëri apo Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND TUPJA: Pushtetarët dhe shqipja
Previous article Spartak Ngjela/ “Grekët deklarojnë se kanë dashur të pushtojnë territor shqiptar me marrëveshje të shitur. Nga Esat Pashë Toptani e deri..!”

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k