I nderuar zoti kyeminister i shtetit shqiptar dhe njeheresh artist piktor i nje brezi artistesh qe po mbijetojne midis tranzicionit dhe integrimit,
Ne ditet e para te Tetorit, muajit te Letersise dhe Arteve, me kenaqesi personale dhe pergjegjesi sociale, ju nis kete leter te hapur si nje bashkebisedim rreth nje programi Reforme qe mund dhe duhet te meret per artistet e pavarur shqiptare, ne ndihmese te tyre, ne favor te kultures sone dhe te zhvillimit te nje identiteti te hapur me tis kombetar Europian.
Ndermarrja kulturale, ku perfshihet letersia, dizajni, perkthimi, interpretimi, piktura, botimi, muzika, videot, prodhimet artistike artizanale etj, shoqerohen me nje kategori krijuesish te cilet jane rritur bashke me kulturen dhe zhvillimin shoqeror dhe kerkojne mundesi te reja jo vetem ne nderlidhje e promovim, por edhe ne status, shperblim dhe fonde te vena ne dispozicion te krijimeve te punes se tyre.
Ne shumicen e aplikimeve mbeshtetese per krijuesit, paguhen serviset rreth promovimit te vepres, por vete vepra, autoresia, mbetet e pashperblyer. Kjo ben qe statusi i krijuesit te jete vullnetar me shume sesa nje status social qe personalizon ne personalitet nje krijues, domethene i jep status shoqeror me shperblim.
Kam qene vetem 25 vjec, kur Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise me dha stastusin e Shkrimtarit ne profesion te lire; isha e para shkrimtare ne profesion te lire ne gjithe Lindjen, ne moshe kaq te njome, pa asnje mbeshtetje politike apo grupimi, apo sherbimi informativ, thjesht nje talent, “femije terrible” sikurse me percaktoi asokohe Albanologu i shquar, Robert Elsie, dhe pikerisht atehere shkrova pemat e librit “Delirium”, nga me te bukurat ne letersine shqipe, qe ju i deshet aq shume. E vura ne dukje kete detaj, per te kuptuar se mbeshtetja e artistit nga shoqeria, nuk e komprometon ate, perkundrazi, i jep krijimtarise se tij dinjitet, ku notat e reagimit egzistencial, transfomohen ne reflektime te brendshme dhe ulin kontrastet e panevojshme, radikalitetin, e bejne gjuhen te bute, interiore, komunikuese, ne te gjitha gjinite e artit dhe te krijimit kjo, si dhe kategorite njerezore.
Ne Europe, krijuesit, edhe ata me te rinj, nese realizojne nje numer krijimtarish dhe performancash ne nje vit, fitojne statusin e artistit profesional dhe kane nje rroge te permuajshme qe shoqeron kete status.
Ende nuk kemi qendra dhe fondacione ne mbeshtetje te artisteve te pavarur ku ata te aplikojne pa pengesa per punen e tyre dhe te marrin financime per mbeshtetje projekti pa vonesa.
Vleresimet e rijesive ne arte dhe matjet e rritjes se krijimtarise ne vendin tone, modelet institucionale qe promovojne statusin socialekonomik te artistit, ende paraqiten te dobeta, plot mungesa, ose varesi. Per te zgjithur keto ngerce, jane pese adresimet kryesore percaktuar nga Parlamenti Europian, per te caktuar statusin e artistit:
1. Punen individuale, kontaktet dhe relacionet.
2. Prezantimin professional te vepres.
3. Sigurimin social te tij.
4. Taksimin me pak se fushat e tjera komerciale.
5. Aspektin nderkombetar te kalimit te vlerave per te miren e njohjes se vendit dhe zhvillimin e perbashket global.
Duke pasur me vete opinionin e artisteve ku perfshihet dhe juaji, i bashkohem idese se kjo Reforme per artin e pavarur, do te zhvilloje shpirtin shoqeror, do te ule tensionin ne perceptime psiko sociale e politike, per integrim me te shpejte rajonal dhe europiane dhe do te ndihmoje strategjne tuaj per nje shoqeri te hapur, per nje integrim pa diskriminim, dhe per nje treg te lire, sikurse e doni.
Personalisht, edhe pse ne kushtet e pandemise eshte e veshtire, jam duke punuar per nje Atelje Arti ne Qytezen e Petreles, mbi nje shtepi te vjeter fshati qe ma shembi termeti dy vjet me pare dhe nuk arrita te mar ndonje shperblim per demin. Po krijoj pra nje Atelie Arti ku me pikturat e mia, kontaket internacionale me artistet dhe me lexime artistike, mendoj te gjalleroj qytezen e Petreles bashke me autore dhe kolege te tjere krijues.
Ju lutem te me mbroni ne kete projekt sa individual aq edhe komunitar, kundrejt pengesave formale qe po me krjohen dhe, nese eshte e mundur, te kem nje mbeshtetje materiale financiare prej shtetit, pse jo, do te isha e lumtur. Jam nje autore fenomenale qe shkruan vetem per njeriun. E perthyer dhe e shperblyer me cmime nderkombetare ne Europe, femer, nje individ qe kam mbijetuar vetem, midis forcave, dhe kete e shoh jo si vlere timen, por si vlere te shoqerise sone qe mund te prodhoje krijues te mirefillte.
Artistet shqiptar jane nga me te varferit ne Europe po nga me te pasionuarit. Pandemia dhe termeti ua zvogeloi portat e mundesive edhe me shume, por ua rriti deshiren dhe vetedijen per t’i dhene bote botes. Per te kerkuar meritimin nga bota.
Gjej rastin edhe si doktore e shkencave, e laureuar ekselent ne Europe dhe lektore e Universitetit UMSH, t’ju falenderoj per Reformen e madhe mbi burimet njerezore ne arsim, ku emerimet politike u zevendesuan te gjitha me emerime akademike, merituese, me diplomime kryesisht europiane. Ju jam personalisht mirenjohese. Me dhate dinjitet.
Poashtu si autore e emisionit “Transkulture”, deshmoj per transfomime pozitive te Reformes suaj ne Televizionin Shqiptar, ne strukture, metodike dhe teknologji. Pergezime! Edhe pse mbetet ende per te bere.
Pres, nje reforme ne fushen e artit, jo ne nivel thjesht ministror, pasi kjo eshte bere tashme, por ne nivel mbrojtje krijimtarie te lire artisike, mbrojtje te statusit social te artististit, me shperblim dhe fonde, qe arti, kjo fushe e magjishme e ndergjegjes shoqerore, te mari vendin qe i takon, ne shperblim, midis fushave dhe vlerave te tjera qe tashme e kane.
Duke ju falenderuar per punen e madhe dhe kulturen politike qe zoteroni,
Ju uroj juve si udheheqes shteti dhe popullit shqiptar, nje rruge te mbare drejt integrimit.
Me respekt,
Dr. Mimoza Ahmeti
Leave a Reply