• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
MILONA MARIANTHI/ Grekët ndjejnë pak përmirësim
Home
Blog

MILONA MARIANTHI/ Grekët ndjejnë pak përmirësim

April 25th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në prag të takimit të ministrave të Financave të vendeve të Euros qeveria greke dërgon sinjale pozitive në Bruksel. Por tek sipërmarrjet e vogla këto impulse nuk kanë mbërritur ende.

Tregtari i prodhimeve prej metali, Giorgos Tsiakmakis

“Gjithçka do të bëhet mirë dhe ne do t’ia dalim!” – Prej disa javësh, kryeministri Alexis Tsipras po përpiqet të shpërndajë optimizëm për ekonominë greke. Në parim qëndrimi i tij sigurisht nuk është i gabuar, në prag të takimit të ministrave të Financave të vendeve të Euro-s. Por një vështrim në të përditshmen e biznesmenëve grekë mjafton dhe pamja është krejt ndryshe:

Tassos Iosefidis erdhi para dhjetë vjetësh nga Berlini në vendlindjen e tij, Selanik, dhe ngriti aty një sipërmarrje të tipit franchise. Ai drejton një restorant të vogël në një lagje të njohur për jetën e natës, në qendër të qytetit. Megjithëse ka shumë punë, me vështirësi ia del të mbijetojë.

Grekët vazhdojnë të ndjejnë krizën

“Gjendja ekonomike këtu nuk është kurrsesi premtuese, paçka se ashtu duan të na e shesin”  thotë ai. Në gusht mund të ketë lehtësime për Greqinë, por kriza vazhdon. “Tani për tani ka vetëm një lajm të mirë, dhe ky është industria e turizmit grek. Këtë vit do të vijnë rreth 34 milionë turistë në Greqi. Kjo po që është shiringë e madhe financiare”, thotë Iossifidis.

Pa të, Tassos Iossifidis do të kthehej në Gjermani. Sepse biznesi nuk jeton dot vetëm nga klientët grekë, thotë ai. Ata e pëlqejnë kuzhinën e tij, por kur shohin  listën e çmimeve i kthejnë shpinën. “Çmimet e mia janë shumë të larta për ta dhe madje ma thonë.”

Tassos Iossifidis fajëson vetë bashkatdhetarët e tij për këtë gjendje të mjeruar.  Greqia është së paku 30 vjet prapa në ca drejtime të rëndësishme: “Nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga vlerat fisnike të antikitetit grek,” ankohet ai. “Greku i sotëm duhet ta mësojë nga e para ndershmërinë, bashkëpunimin dhe besimin në biznes.”

Tatimet e larta janë të dhimbshme

Pronari i restorantit beson se situata do të përmirësohet vetëm pasi të jetë eliminuar korrupsioni në politikë. Klientëve të tij u flet me adhurim për sistemin tatimor të Gjermanisë. Jo si në Greqi, ku ka vetëm rritje tatimesh, ankohet ai. Dhimbje nuk shkakton vetëm TVSH-ja prej 24 përqind, por edhe e gjithë pesha tatimore që për sipërmarrjen e vogël të tij shkon te 40 përqindshi. E kjo e pengon atë të dalë me fitim.

Për të parashikuar të ardhmen, na duhet ndonjë fallxhor, thotë Tassos Iossefidis. Biznesmeni i zellshëm mund t’i mbajë 17 punonjësit e tij vetëm gjatë verës, kur në qytet lulëzon turizmi. “Turizmi është po aq i ndjeshëm sa një filxhan çaji prej porcelani kinez”. Nëse në Egje fillon sërish kriza, turistët nuk vijnë, thotë ai. Gjithkush e di se e vetmja mundësi për të mbijetuar është që Greqia të prodhojë mallrat e veta.

Biznesmeni Giorgos Tsiakmakis (shih fotografinë kryesore) e di këtë fare mirë.  Ai beson se vendi sot ka nevojë për maturi dhe durim. Në përgjithësi, tregtari i pordhimeve të hekurta mbetet optimist. Ai mund ta mbajë biznesin e tij vetëm se lokalin dhe banesën i ka të vetat.  Tani, 67-vjeçari po ua mëson biznesin dy fëmijëve të tij që janë të papunë  dhe shpreson që ndoshta një ditë ata do të jenë në gjendje të gjejnë këtu veten. “Nëse do të më duhej të paguaja qiranë për lokalin dhe banesën, me siguri që do të kisha hequr dorë kohë më parë”, shpjegon ai.

Tregtia është në akull

“Tregtia nuk shkon mirë”, thotë Tsiakmakis. “Kemi përshtypjen sikur tregtia greke ka ngrirë.” Çfarë do të thotë me këtë shitësi me përvojë? Nuk ka të holla në qarkullim. Njerëzit blejnë pak, përpiqen të bëjnë pazar për çmimin dhe gjithçka duhet ta paguajnë ose në dorë ose me karta bankare. Shtyrje pagesash, siç bëheshin dikur, nuk ka më.

“Pas kërcënimeve të fundit nga Turqia, njerëzit janë bërë edhe më të kujdesshëm me të hollat,” thotë Tsiakmakis. Megjithatë, biznesmeni ka besim te aftësia negociuese e qeverisë së re. Dhe ai nuk është i vetmi që mendon kështu. Megjithë situatën e vështirë ekonomike të familjeve greke, për rreth 80 përqind të popullsisë greke besojnë se kryeministri Aleksis Tsipras është politikani më i besueshëm dhe më serioz në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qyteti me… 225 emra
Previous article Donald Tusk: Sfida e Shqipërisë - të bindë shtetet anëtare të BE

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k