• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Milionat e “oligarkëve” të pushtetit
Home
Blog

Milionat e “oligarkëve” të pushtetit

June 19th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga Xhovani Shyti

Pasi më parë njeri nga portalet e njohura për qëndrimin e tij të hapur kundër “gangsterizmit” zyrtar shtetëror publikoi shumën monetare të pensionit që përfiton kryeministri Edi Rama, si dhe tre presidentë, dy prej të cilëve ish dhe i treti në detyrë, në vijim të kësaj teme, po i njejti ka sjellë 60 funksionet zyrtare shtetërore që ligjërisht përfitojnë pensione pleqërie në shuma maramendëse, krahasuar me pensionet e pjesës tjetër të popullsisë. Dhe jo të asaj pjese të popullsisë që ushtron detyra të ulta, por edhe të nënpunësve të rangjeve të mesme, të cilët e ngrysin pleqërinë me pensione modeste 30 mijë lekëshe.

Ajo që bie në sy në raportimin e portalit në fjalë është fakti se me pensionet që i kanë paracaktuar vetes të qenët në majën e piramidës së pushtetit tregojnë se nuk mendojnë dhe veprojnë në emër të begatimit të vendit dhe taksapaguesve, por si të zhvasin për vete sa më shumë.

Në këtë pikë edhe Edi Rama, sikurse dhe ish presidentët Bujar Nishani, Sali Berisha,Ilir Meta etj., preferojnë të zbatojnë formulën e oligarkëve bisnesmenë: “Mbi gjithçka vetja ime”, edhe pse janë votëbesuar për të qenë menaxherë të mirë dhe jo përvetësues oligarkë.

Ish presidenti Bujar Nishani, sipas llogaritjeve që i ka bërë portali “Pamfleti.net”, pensionin total të pleqërisë e ka 167 mijë e 750 lekë të reja në muaj.

Sali Berisha i dalë në pension pleqërie i bie të përvetësoj 149 mijë e 770 lekë të reja në muaj, pensioni që mund të përfitoj Edi Rama llogaritet deri në 100 mijë e 500 lekë të reja në muaj, kurse pensioni i Ilir Metës shkon në 142 mijë e 200 lekë të reja në muaj.

 Ky është grupi i parë , pasi përveç tyre janë edhe 57 burokratë të tjerë që përfitojnë si pension pleqërie shuma nga 1 deri në 1.5 milion lekë (të vjetra). Dhe ja cilët janë, sipas të njejtit burim informimi: Zv/Kryeministri, të gjithë ministrat, Zv/Kryetari Kuvendit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i KLSH, Kryetari i SHISH,Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Zv/Kryetari KLD, gjeneralët e ushtrisë, kryepolicët me gradë “madhore”, deputetët e Kuvendit, anëtarët e KQZ, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, Avokati i Popullit, Kryetari i ILDKPKI, Kryetari Akademisë së Shkencave, Sekretarët e Shtetit, zv/ministrat, Shefi i Kabineti të Kryeministrit,Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Guvernator i Bankës së Shtetit,Zv/Guvernator i Bankës së Shtetit, Kryeinspektor i Bankës së Shtetit, Kryetar i Gjykatës së Apelit,Kancelar i Gjykatës së Lartë, Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive, Drejtor i ISKSH, Drejtor i Shërbimeve Qeveritare, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, Zv/Kryetar i Akademisë së Shkencave, Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave,. Zv/Prokurori i Përgjithshëm, Shef i Protokollit të Presidencës, Kryetari i Komitetit Olimpik, Drejtor i Përgjithshëm në Ministri, Drejtori i RTVSH, Zv/drejtori i RTVSH, Drejtor i ATSH, këshilltarët e Presidentit, këshilltarët e Kuvendit, këshilltarët e Kryeministrit, këshilltarët e ministrave, Avokati i Shtetit, Kryetari i Arbitrazhit Shtetëror, prefektët, Rektori Universitetit të Tiranës, ambasadorët, Atasheu Diplomatik, Kryetarët e këshillave të qarqeve, Drejtor i Arkivës Qendrore.

Në sjelljen e tyre përvetësuese “burrat e shtetit shqiptar” veprojnë njësh me “gangsterët”, pa dashur t’ja dinë as për moralin e ulët që shpërfaqin dhe as për paratë e taksapaguesve, nga buxheti i të cilëve dalin shumat e pensioneve të tyre milionëshe. Ligjin e kanë qepur siç u duhet, për të mos lenë atakim në vendimarrjet e paturpëshme.

Të panginjur me përvetësimet dhe privilegjet e kohës së qënies në pushtet, me ndihmën e sejmenëve parlamentar i kanë ligjëruar vetes të përvetësojnë milionat në pleqëri si shpagim për ushtrimin e një veprimtarie zyrtare që përgjatë 30 viteve të ikura e ka renditur Shqipërinë ndër vëndet politikisht e shoqërisht më problematike, financiarisht më të varfërën e Rajonit, kurse shqiptarëve i kanë mbrujtur vetëm një dëshirë të flaktë: Arratisjen sa më parë nga vendi.

Ndaj nuk meritojnë as dhjetra milionat e përvetësuara gjatë karrierës zyrtare dhe as milionat e pleqërisë, por fatin e Pinoçetit, të cilin, megjithë kalvarin e gjatë, drejtësia kiliane e shtyri në dorë në pleqërinë e tij të thellë…/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eduart Zaloshnja “Peshku i madh” Fatmir Hoxha dhe Gjykata Kushtetuese e boshatisur
Previous article MERO BAZE/ Këshilltarët e Hasit, banalë si Bujar Nishani!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k