• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Zhgënjimet e para të opozitës nga djegia e mandateve!
Home
Blog

MERO BAZE/ Zhgënjimet e para të opozitës nga djegia e mandateve!

February 24th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Shpejtësia me të cilën mandatet e deputetëve të dorehequr të opozitës u përcollën nga Kuvendi në KQZ, kanë krijuar zhgënjimin e parë tek opozita, pasi e lexon këtë si një vullnet i qeverisë, e cila nuk dëshiron të ndjehet ngurruese për t’i mbajtur me zor derën hapur opozitës.

Ngurrimi i qeverisë, mund të lexohej si një përpjekje për pazar, ose një shans për të zgjatur kohën për negociata dhe kjo mund të rriste ndjenjën e triumfalizmit tek ata që bënë një akt ekstrem, kundër sistemit.

Reagimi i sotëm i një deputeti të opozitës e reflekton qartë këtë. Opozita ka nisur të shqetësohet përse qeveria diskuton për procedurën e zëvendësimit dhe pse nuk diskuton për pasojat e këtij akti të paralajmëruar.

Nuk jam i sigurt, se vetë opozita ka ndonjë mendje t’i rimarrë mandatet dhe nëse Parlamenti nuk do t’i kishte çuar në KQZ, por ajo që e shqetëson opozitën, është lehtësia dhe indiferenca me të cilën qeveria i përcolli kërkesat e tyre si problem administrativ në KQZ.

Tek këto dy nuanca, në të vërtetë është mbartur gjithë debati i sotëm politik.

Opozita është e shqetësuar se nuk ka ngjallur aq panik sa mendonte me dorëzimin e mandateve dhe qeveria është e prokupuar të mos lëjë asnjë shenjë që do t’i mbajë më zor kundrejt ndonjë oferte. Se nëse do mund ta bëjë me interpetimin e deklaratave të dorëheqjes, me uniformitetin e diktuar të tyre nga një vendim politik, çka Kushtetuta e përcakton qartë si të papranueshme dhe i kthen në “NUL” ato deklarata.

Dhe këtu mbyllet debati politik mbi mandatet dhe mbetet hapur vetëm debati juridik dhe administrativ i këtij procesi.

Debati jurdik, është i paprecedent, pasi zgjedhjet e 2017 janë të vetmet zgjedhje shqiptare, në të cilën nuk ka pasur koalicione zyrtare opozitare dhe proqeveritare, por parti politike secila më vete. LSI që ishte në pushtet deri në prag të zgjedhjeve, garonte e vetme, si PS me të cilën kishte qeverisur, ndërsa PD ndërkohë që garonte vetëm, ishte në pushtet me PS.

Pra parimi që mandatet duhet t’u ofrohen një herë listës së partive opozitare, është i paqartë, nëse bazohesh tek 2017-ta. Ai ka kuptim vetëm nëse bazohesh tek rreshtimet e pas 2017-tës dhe të konsiderosh opozitë të 2017-tës, partitë që janë bashkuar tani në dorëzimin e mandateve.

Po ashtu debati administrativ ka të bëjë me faktin nëse procedura e shpalljes së vakancave në Kuvend, do fillojë menjëherë apo do shtyhet në kohë, për t’i lënë kohë.

Këto dy debate janë realisht të parëndësishme, pasi dorëzimi i mandateve është aksion politik dhe jo juridik apo administrativ dhe qeveria nuk është e interesuar të përfshihet në emërimin e një grupi të ri parlamentar në Kuvend kushdo qoftë ai, pasi ka vota të mjaftueshme.

Acarimi i opozitës, nuk vjen as prej listës së deputetëve të dërguar me shpejtësi në KQZ, as me ata që mund të zëvendësohen, por me faktin, që pse djegia e mandateve, nuk po përjetohet me dramacitet nga qeveria. Kjo në fakt është një pyetje që duhej bërë para dorëzimit, duke llogaritur kë do kishin pro dhe kë kundër pas këtij akti vetëvrasjeje. Dhe përgjigjia është dënimi njëqind për qind i këtij akti, nga SHBA, BE, OSBE dhe çdo qeveri e Bashkimit Evropian.

Pas këtij reagimi, edhe nëse qeveria do bënte sikur të ishte e alarmuar, nuk do ta lejonte askush të negocionte krijimin e një precedenti, që shemb sistemin e pluralizmit dhe rregullat e lojës në një Republikë Parlamentare. Kështu që debati ka për t’u katandisur realisht si debat procedurial dhe jurdik. Dhe ky debat nuk i përket qeverisë. Është çështje borderosh në Kuvend. Ndaj opozita po zhgënjehet më shpejt se sa priste, pse bota nuk po “shkul flokët” për atë që kanë bërë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Një garë bllofesh
Previous article BEN ANDONI/ Pse nuk na duan më kosovarët?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k