• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Zgjedhjet e vërteta në PD do të mbahen në shtator
Home
Blog

MERO BAZE/ Zgjedhjet e vërteta në PD do të mbahen në shtator

June 15th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Lulzim Basha vendosi të mos ikte. Të tjerat janë procedurë e parëndësishme për kulturën e një partie, që nuk ka pasur kurrë garë. Ndaj nuk ia vlen të flasim në këtë ditë për thyerjen e zemrave të mijëra demokratëve që refuzuan të votojnë, apo të tjerëve që nuk i lanë të votojnë.

Nuk ia vlen të diskutojmë as për ankesat e “rivalëve”, pasi ata ishin të qartë që Basha nuk do të ikte dhe po ashtu, duhet ta kishin të qartë dhe rezultatin.

E vetmja pikë që vlen të diskutojmë, është nëse emërimi i tretë i Bashës do t’i mbijetojë betejës së shtatorit, apo PD do të kalojë në zgjedhje reale?

Kjo pikë disa muaj më parë nuk ishte temë debati, pasi të gjithë e konsideronim Lulzim Bashën një ushtar të Sali Berishës në selinë e PD.

Por tani Sali Berisha nuk është më një pasuri e PD, por një problem i Partisë Demokratike.

Në muajin shtator, Partisë Demokratike do t’i duhet të marrë një vendim të rëndë dhe të distancohet nga Berisha, duke e nxjerrë atë jashtë grupit parlamentar.

Për këtë vendim do të ketë një presion të fortë ndërkombëtar, që nëse i Basha i reziston dhe i bëhet mburojë Berishës, do të thotë se e ka merituar të qëndrojë në krye të PD, pasi është legjitim si njeri i emëruar nga Berisha.

Nëse Basha dorëzohet nga presioni i SHBA, siç dhe premton me zë të ulët nëpër takime me diplomatë, dhe hyn në konflikt me Berishën, për ta nxjerrë atë nga grupi parlamentar, ai është duke bërë një histori të re të Partisë Demokratike dhe të vetën personalisht.

Por për ta bërë këtë, ai duhet çojë partinë në zgjedhje dhe të marrë mandat për këtë histori të re.

Personalisht jam në krah të tij, nëse ndërmerr aktin e dytë, por jo të qëndrojë në krye të PD me votat e siguruara nga Berisha, si garant i tij.

Në një konfrontim të tillë të pritshëm, Lulzim Basha nuk do të jetë përballë me Agron Shehaj, por me Sali Berishën. Ajo do të jetë beteja e vërtetë për të reformuar Partinë Demokratike.

Ajo që ndodhi dje ishte proces votimi, si dy të mëparshmit. PD do të ketë zgjedhje, atëherë kur do të detyrohet të zgjedhë mes Sali Berishës dhe një tjetri, qoftë ky dhe Lulzim Basha.

Ta presim atë ditë, si ditë e vërtetë zgjedhjesh në PD. Këto të tjerat janë votime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tea dhe Aurela (dy vajza dhe dy shembuj nga Shqipëria jonë)
Previous article ARANIT MURAÇI/ Fitorja e thellë e Bashës dhe ankesa e një anëtari të thjeshtë: Cila i vlen më tepër PD-së!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k