• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE: Vazhdimi i betejës kundër kryeprokurores!
Home
Blog

MERO BAZE: Vazhdimi i betejës kundër kryeprokurores!

December 31st, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Të gjitha ata që e konsideruan si betejë të humbur emërimin e prokurores së Përkohshme, tani po përpiqen të gjejnë arsye të reja për të vazhduar luftën me të.

Emërimet e para të saj brenda Prokurorisë së Përgjithshme, që janë normale për dikë që emërohet në një zyrë të re, u sulmuan në mënyrë të paskrupullt, duke fshehur të vërtetat dhe dukë thënë gjysma faktesh.

Të njëjtët njerëz që deri një javë më parë kritikat ndaj Adriatik Lllallës i quanin sulme politike, sulmojnë politikisht zonjën Marku pse nuk punon me njerëzit e Llallës. Ajo thjesht ka ndryshuar stafin e saj, me njerëz që po ashtu i ka gjetur në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme, por sulmi ndaj saj po bëhet nga PD në atë mënyrë sikur Marku ka filluar punë në selinë e PD dhe po i heq Bashës pastruesit nga puna.

Ajo thjesht i ka ndërruar zyrë Rovena Gashit dhe e ka zëvendësuar me Arqile Koçën. Arqile Koça ka aty rreth 20 vjet, qysh në vitet ’90, i superpërgatitur, prokuror i dosjes së Azem Hajdarit, Gërdecit dhe 21 Janarit, me integritet profesional dhe i papërfolur kurrë në historinë e tij, as nga PD, as nga PS.

Nuk dua ta paragjykoj Rovena Gashin, se nuk e njoh, dhe jam gati të mos ja quaj gjithë etiketimet që i kanë bërë, përfshi dhe heqjen e vizës për në SHBA, por dhe sikur të mos i kishte këto kusure, ajo thjesht do të ndryshonte zyrë, dhe sikur Argitën të kishim çuar kryeprokurore.

Por opozita është sërisht me dy standarde rreth kësaj historie. E mbajmë mend se si Berisha dhe Kryemadhi u sollën me zgjedhjen e Markut, që sulmuan dhe me molotov në dorë Kuvendin, për të mos u zgjedhur, dhe pastaj thoshin është vajzë e mirë, s’kemi gjë me të personalisht.

Tani po i thonë që ajo ka hequr nga zyra Gashin për shkak të kërkesës që ka bërë për mandatin e deputetit çam Aqif Rakipi, duke lënë në harresë Rehovicën e LSI. Tani ose e ka hequr pse ka çuar këta të dy në KQZ për heqje mandati, ose jo!

Në të njëjtën kohë, Kryemadhi ka thënë se LSI do ta mbrojë Rehovicën në KQZ, pra do jetë kundër kërkesës së Gashit. Tani nëse Arta Marku paska qenë kundër heqjes së mandatit të këtyre deputetëve, ajo mendoka si LSI, s’keni pse e sulmoni…

Në fakt, Rovena Gashi, pavarësisht se e sulmojnë, këtu nuk ka asnjë rol. Ajo është një letër e ardhur nga Interpoli me mangësi apo detaje që ne nuk i dime, dhe ajo thjesht i ka përcjellë. Nuk e ka përcjellë as kundër Rakipit, as kundër Rehovicës, por për shkak të detyrës. Sikur ta kishte gjetur Arqile Koçin në atë detyrë ajo letër, edhe ai atë do bënte. Bile më me zell.

Kjo është një histori që nuk ka të bëjë as me Arta Markun, as me Rovena  Gashin, as me Arqile Koçën, as me dy deputetët, por me vazhdimin e betejës kundër zgjedhjes së prokurorit të ri të Përkohshëm, i cili duket se u ka prishur shumë punë disa njerëzve në opozitë.

Të vetmit që nuk janë ankuar nga këto lëvizje, janë vetë prokurorët dhe deputetët e paditur prej tyre. E vetmja parti që po ulëret më shumë, është PD, që nuk i ka të vetët deputetët e paditur, pasi ata janë një i LSI e një i PDIU. Dhe siç thotë populli në këto raste,  “kur nuk ke pula, nuk ke pse bën …ishshsh”. Por duket se ata janë bërë si pulat nga frika se Prokuroria nuk është më një zyrë partie e tyre dhe u dhemb çdo prekje e orendive të kësaj zyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITIM ZEKTHI: Viti i Ri tregon se çfarë jemi dhe çfarë politikanësh kemi
Previous article ENVER ROBELLI: Për pak profet!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k