Mero Baze
Është e qart që protesta e studentëve I ka shqetësuar të gjithë, qeverinë, opozitën dhe shoqërinë fallco civile, që funksionon si furgon lëvizës për çdo protestë. I ka shqetësuar se është e vërtet.
Të gjithë ne që përpiqemi të gjejmë kuptim tek kërkesat e thjeshta të studentëve për tarifat dhe tu japim mend atyre se çfarë duhet të kërkojnë, lodhemi kot. Studentët mund të mos e dinë vërtet se çfarë duhet të kërkojnë, por ata ndjehen të pasigurtë për të ardhmen dhe kjo u mjafton të jenë në rrugë.
Të gjithë ne që përpiqemi të gjemë liderin mes tyre që pastaj ti presim kokën, lodhemi kot. Aty mund të ketë vëtet një strumbullar për ngjizjen e protestës, por protestën e udhëheq pasiguria për të ardhmen dhe jo lideri që duam ti caktojmë ne.
Të gjithë ne që po identifikojmë forumet rinore të opozitës dhe qeverisë mes studentëve, që po përpiqen të rrisin kontrollin mbi të, lodhemi kot. Ja të zëmë se për një moment në krye të protestës vëmë kryetarin e LRI, dhe atë të PD. Më thoni çfarë mund të kërkojnë ata në emër të studentëve. Ai i PD të kthej kohë e fabrikave të diplomave ndërkohë ai I LRI ka votuar këtë ligj në parlament në një kohë që LSI ka pas më shumë diploma “Kristali” se sa anëtarë në dispozicion.
Qeveria që përpiqet të hyj në dialog më studentët dhe bëhet nervoze pse ata nuk pranojnë, duhet ta kuptojë se lodhet kot ti bind se si duhet rregulluar Universiteti. Ata janë të pasigutë për të ardhmen e tyre, janë të revoltuar dhe duan të provojnë, a mund të diktojnë dot një gjë në këtë vend. Dhe e gjithë protesta e tyre nuk ka lidhje me tarifat, por me testin që duan ti bëjnë vetes, a I gjunjëzojnë dot këta politikanë që ua kanë bërë jetën të pasigurt. Në këtë aspekt, kjo lëvizje studentore është politike, pa pas nevojë të ketë LRI, FRPD apo FRESH në krye.
Ndaj dhe dhe lufta ndaj fraksionit “Qorri” brenda protestës, është e humbur. Nuk është se ai ka ndonjë ide të qartë për Univeristetin për më tepër që është pjesë e këtij Universiteti të kalbur publik, por ai ndryshe nga të tjerët po kërkon të gjunjëzoj klasën politike dhe jo ti shërbej ndokujt prej tyre. Mund to mos ja dal, por si ai mendon çdo student që nuk njeh njeri në Tiranë, çdo student që e di që nuk ka ku të shkoj pasi të mbaroj shkollën, çdo student që paguan për provime, por ankohet për tarifa, çdo student që e di se nuk mund të gjej vend pune pas shkolle, çdo student që të shkuarit në Universitet e ka si të vetmin vend, ku ai ndjehet I ri dhe I argëtuar. LRI, FRESH, FRPD, dhe të tjerë skifterë që janë lëshuar mbi protestën nuk kanë makthin e studentëve të tjerë. Ata njohin Edi Ramën, Ilir Metën, Lulzm Bashën Shpëtim Idrizin, a ku di unë kë tjetër dhe mund të gjejnë ndonjë punë, Të tjerët janë të pasigurtë.
Prandaj kjo është një protestë që e udhëheq pasiguria e studentëve për jetë e tyre, është një protest reale dhe ai që ka ëndërr ta kontrolloj atë, lodhet kot.
Këta mud ta përçajnë protestën mund ta degradojnë atë siç bërën sot, ndërsa dhunuan një pedagogë, mund ta eklipsojnë atë me kauza të tjera, por e sigurtë është se kanë halle të ndryshme me ato të studentëve.
Kjo politikë ka rënë në kurthin që ka ngritur vet.Ajo ka prodhuar një sistem universitar parazitar, pasi ka dashur të heq qafe qindar gjoja intelektual duke I emëruar pedagogë dhe mijëra të rinjë, duke I punësuar si studentë. Tani ky produkt fallco I politikës është virusi që do brej këtë klasë politike, që vet e ka prodhuar.
Kjo është një nga ato lëvizje që nuk e ndalin dot as studentët, pasi është një lëvizje që e udhëheq pasiguria e tyre për të ardhmen. Qeveria mund tua plotësoj të gjitha kërkesat por nuk bën dot asgjë. Ajo q ëmund të bëj ajo është të merret gjatë me ta pasi është një problem real, por vetëm kaq.
Ata nuk e kanë problemin se duan një univeristet pa lek, por e kanë problemin se po kryejnë një univeristet që do ti lërë pa lek gjithë jetën.
Leave a Reply