• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ “Trump-istët”  në politikën shqiptare duhet të flasin!
Home
Blog

MERO BAZE/ “Trump-istët” në politikën shqiptare duhet të flasin!

August 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Tanimë është e qartë se pas lëvizjes së Presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç për ndarje të Kosovës, qëndron një grup radikal I këshilltarëve dhe administratës së Presidentit Trump, të cilët po marrin përsipër me papërgjeshmëri, eksperimentin më të përgjakshëm në Ballkan, që në fakt I hap rrugën modelit të zgjerimit rus në lindje deri në Ballkan.

Sali Berisha dhe PD janë të vetmit që e sulmuan Presidentin Thaçi për idenë e tij dhe si zakonisht për shkak të steriotipeve që kanë në kokë, e konsideruan atë “plan të Sorosit”.

Tani është e qart dhe e zbërthyer nga shtypi ndërkombëtar. Bëhet fjalë për një ndarje të fort mes Evropës dhe administratës së Trump dhe se liderët problematik të Ballkanit, po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë situatë për të qenë faktorë personanlisht në këtë vorbullë për arsye të tyre personale.

Pyetja interesante nuk është ajo që dikush ngre ndaj qeverisë, përse hesht për këtë situatë. Qeveria vazhdon të mbroj poltikën e mos ndryshimit të kufijëve të Kosovës, ndërkohë që Edi Rama është identifkuar si kritik me Presidentin Trump, qysh para zgjedhjes së tij.

Kosova ka qeverinë e saj dhe presidentin e saj dhe paternalizmi I Shqipërisë vetëm sa I bën dëm. Ajo për të cilën duhet të flasin udhëheqësit politik pro Trumpit në Shqipëri, është të shprehen pro apo kundër planit të tij dhe të mos merrne me Hashim Thacin, pasi halli I tij kuptohet që në mëngjes.

Ajo që po ndodh në Kosovë është zhbërje e projektit perëndmor për Kosovën, çka ishte dhe rreziku kryesor që kanë paralajmëruar, të gjithë ata që nuk e donin Trumpin për president nga shqiptarët.

Ai po e zhbën praktikisht. Nëse plani avancon, Trumpi do të hyj në histori si presidenti që varrosi ëndrën shqiptare në Ballkan, duke e coptuar atë dhe duke hedhur poshtë investimin amerikan dhe evropian për lirinë e saj.

Sali Berisha (Lulzimi) dhe Ilir Meta si dy mbështetës zyrtar të Trumpit, nuk kanë pse flasin për aktin e Thaçit, pasi për të do të vendos parlamenti I Kosovës Ata duhet të flasin se cfarë mendojnë tani për Trumpin dhe e mbështesin politikën e tij të re për zhbërjen e Kosovës. Ky është debat politik që duhet të bëjnë ata. Për dialogun në Kosovë do të vendos parlamenti dhe Hashim Thaçi nuk besoj se merr mandatë për këtë “mandat” që po I ofrohet Kosovës.

Por politika në Tiranë duhet ta ndaj mendjen nëse do të jetë në anën e politikës perëndimore që vazhdon ta mbroj Kosovën apo në anën e disa aventurierëve të ekipit të Presidentit Trump që duan ta çojnë deri në fund bastin për pazaret me Rusinë në Ballkan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Lulzim, nëse do ketë gjyq të popullit, i pari që do dalë para tij je ti, se ke vrarë 4 vetë
Previous article ENVER ROBELLI/ Kosova duhet të zgjedhë: me Boltonin apo me Merkelin?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k