• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE: Tri shënime që prishin Krishtlindjen!
Home
Blog

MERO BAZE: Tri shënime që prishin Krishtlindjen!

December 26th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

E para ka të bëjë me meshën e parë të kryepeshkopit Janullatos, si shtetas shqiptar. Ky ishte një lajm i mirë, pasi kryepeshkopi Anastas mban mbi supe jo vetëm peshën e kryqit që drejton kryemeshat për ortodokësit shqiptarë, por dhe gjithë marrëzitë e raporteve shqiptaro-greke, që janë me tepricë nga të dy palët.

Si e tillë, dhënia e shtetësisë është më shumë një akt paqeje me Greqinë, se sa ndonjë nder që i bëhet kryepeshkopit, pasi letrat janë detyrim për çdo shtetas të huaj që rri më shumë se pesë vite në Shqipëri.

Dhe si i tillë, ky lajm vlen pikërisht për këtë gjë, për të theksuar rëndësinë e raporteve më të paqta me Greqinë. Dhe nuk është rasti as të kryqëzohet Ilir Meta, dhe as të heroizohet, edhe pse ai po e paraqet si vepër individuale të tij. Nuk bëhet fjalë thjesht për shtetësinë e kryepeshkopit të firmosur në Presidencë, por për një proces të nisur në Kretë. Dhe ky është lajm i mirë.

***

E dyta ka të bëjë me përpjekjen për të bërë politikë me një vdekje tragjike të një të riu shqiptar në një burg në Francë. Barbaritë e burgjeve ordinere në Perëndim mund të prodhojnë sa të duash skena të tilla ndaj çdo shtetasi. Mund të ndodhë dhe në burgjet tona.

Por  ideja se qeveria shqiptare është përgjegjëse për atë tragjedi, e fyen dhe vdekjen e djaloshit.

Ai mund të ketë ikur vërtet nga varfëria dhe pamundësitë e këtushme, por ideja se po të ishte Tritan Shehu në pushtet, kjo nuk do të ndodhte, e bën komike këtë tragjedi. Lereni në fatin e tij të zi.

***

Gjykata Speciale në Kosovë, e cila pritet të nisë punën në vitin që vjen, i bëri një gjyq paraprak politikës shqiptare në Kosovë, pasi provoi se çfarë presin ata në të vërtetë prej saj.

Përpjekja për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale, e cila u ndal pas kërcënimeve ekstreme të ndërkombëtarëve, është seanca e parë gjyqësore kolektive që ju bë klasës politikë në Kosovë.

Në atë seancë parlamentare, në të vërtetë u gjykua frika e politikës së Kosovës nga ndëshkueshmëria dhe mentaliteti anti-perëndimor që ata kanë për sistemin e drejtësisë.

Nuk dihet se kë do të dënojë individualisht gjykata, por kolektivisht ajo ka gjykuar dhe ka bërë publik ata që presin të ndëshkohen prej saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATOS LUBONJA: Pse vota kundër Trump në OKB është e drejtë, politika shqiptare me mendësinë e Enverit
Previous article ROMEO HANXHARI: Xhihadi, ISIS-i shqip, Ertugruli turqisht

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k