• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Tri arritjet e mëdha të Reformës në Drejtësi
Home
Blog

MERO BAZE/ Tri arritjet e mëdha të Reformës në Drejtësi

July 22nd, 2021 F.autor Blog 0 comments

Më 21 Korrik të vitit 2016 në mesnatë Kuvendi i Shqipërisë votoi me 140 vota dokumentin më të rëndësishëm të politikës shqiptare së paku pas Kushtetutës së vitit 1998.

Reforma në Drejtësi e mbështetur nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, ndoqi një kalvar të gjatë deri në miratimin saj, për shkak të dyshimeve të besueshme që Sali Berisha dhe Ilir Meta kishin nga efekti i saj.

Në muajtë e fundit para miratimit ajo u ndesh me vendosmërinë e Sali Berishës dhe Ilir Metës për ta bllokuar atë, dhe po të mos ishte ndërhyrja brutale e SHBA, duke e konsideruar Reformën si “interes strategjik të politikës amerikane”, ajo nuk do të kishte mundur kurrë të kalonte në parlament.

Po cilat janë efektet e Reformës në Drejtësi pesë vite më vonë?

Efekti i parë i Reformës në Drejtësi është politik. Pas miratimit “të dhunshëm” të saj, klasa politike shqiptare u nda menjëherë në dy kampe, në një kamp pro Reformës dhe në një kundër saj.

Reforma në Drejtësi diktoi spastrimet e para të Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike Majlinda Bregu, Astrit Patozi Ritvan Bode, Jozefina Topalli etj., që u rreshtuan pro Reformës, ishin të përjashtuarit e parë të saj në zgjedhjet e 2017.

Plani i kampit anti reformë ishte fitorja në zgjedhjet e 2017 dhe përdorimi i Reformës si instrument politik i pashtetit ë ri. Për këtë u organizua çadra elektorale e vitit 2017 dhe kërcënimi për bojkot të zgjedhjeve, “në emër të Reformës në Drejtësi”, ngërç që u zgjidh nga Pazari personal mes Edi Ramës e Lulzim Bashës, të cilit, Rama, i krijoi ndjesinë e marrjes së pushtetit duke i dhuruar mbi gjysmën e qeverisë.

Pas humbjes së 2017, kampi anti reformë ndërmori lëvizjen më radikale në historinë e politikës shqiptare prej vitit 1990. Ata vendosën të bojkotojnë zgjedhjet lokale dhe parlamentin në vitin 2019, me shpresë se pushteti do të dorzohej në tavolinë në një kohë kur institucionet e Reformës në Drejtësi nuk ishin plotësuar.

Sali Berisha i cili në vitin 2017 kishte dhënë pëlqimin për ngritjen e Komisioneve te Vetingut, në minutat e fundit ofroi kompromis për emra konrket, duke dërguar aty besnik të tij me formim banal, vetëm për të diskredituar vetingun. Sot disa prej tyre jane nen hetim.

Viti 2019 ishte vendimtar për ngritjen Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, KLP dhe KLGJ, Këshillit të Emërimeve ne Drejtesi, KED) etj, dhe një revolucion politik do të ishte shpëtim.

Fal vendosmërisë së SHBA dhe Bashkimit Evropian dhe qetësisë me të cilën shumica në pushtet menaxhoi situatën, bojkoti ngeli thjesht bojkot. Opozita doli nga gjithë institucionet qendrore dhe vendore duke kaluar në gjendje natyrale parapolitike. Shpresa e saj se do dëmtonte pushtetin e Edi Ramës u shkërmoq . I gjithë operacioni rezultoi një favor për Edi Ramën, i cili mori fal këtyre lëvizjeve dhe mandatin e tij të tretë, duke i garantuar kampit pro reformë, mbështetje politike.

Efekti i dytë i Reformës është pa diskutim Vetingu. Nga aq sa po shikohet, thuajse gjithë gjyqtarët dhe prokurorët po dalin nga sistemi për shkak të sitës së hollë të vetingut i cili shpesh është i padrejtë dhe i paarsyeshëm, por për shkak të standardit që është vendosur, ai është kthyer në një spastrues të madh të sistemit.

Kjo ka krijuar dhe krizën e re të plotësimit të vendeve bosh në sistem, dhe është një nga problemet reale me të cilat po ndeshet zbatimi i Reformës.

Ky proces zbuloi po ashtu një defekt të reformës, që ka të bëj me pritshmërinë që institucionet e reja të kishin në dispozicion qindra kandidatura, ndërkohë që burimet njerëzore janë të kufizuara nga kriteret që ka vendosur vet Reforma.

Pra ka një kontradiktë mes nevojës për shumë të punësuar dhe kritereve që pengojnë shumë profesionist të drejtësisë të kandidojnë. Ky ngërç vazhdon ende, duke lëvizur më ngadalë por me siguri.

Efekti i tretë i reformës, është ndëshkimi, i cili sapo ka filluar.

Funksionimi i SPAK dhe Gjykatës Speciale Antikorrupsion ka dhënë efektet e para, me dosjet që janë hapur dhe që kanë çuar pas hekurave dhjetëra zyrtarë publik, të përfshirë në probleme ligjore me tenderimet., apo biznese te lidhur me trafikun e drogës.

Dosjet deri tani duket se nuk janë një përzgjedhje e SPAK por një procedurë e zakonshme, ndërkohë që publiku ka një pritshmëri të rritur pasi kërkon të hapen dosjet që kanë qenë objekt debatesh politike dhe publike, në këto vite, si ato me karakter politik kriminal si 21 Janari apo Gërdeci, apo dhe debatet e reja pas vitit 2013, për disa ligje speciale apo PPP.

Edhe pse ende nuk e dimë se si do të përfundojnë çështjet e nisura në Gjykatën Speciale, e sigurt është se fillimi i ndëshkueshmërisë ka ngjallur frikë dhe ka stepur ata që kanë pasur korrupsionin si plan biznesi në politike.

Pesë vite më pas, Reforma në Drejtësi ka ndryshuar shumë gjëra në Shqipëri. Ajo ka ndryshuar gjuhën politike në raport me drejtësinë, ka diferencuar politikisht partitë brenda vetes në raport me drejtësinë, ka spastruar sistemin dhe ka filluar ti jap fund pandëshkueshmërisë në vend. Eshtë një ndikim që është shtrirë në çdo segment të shoqërisë shqiptare dhe që do të diktoj kursin politik të Shqipërisë dhe për një kohë të gjatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATMIR XHAFAJ/ Sfida e drejtësisë së re – Kurajo dhe guxim!
Previous article ANALIZA/ A është tashmë Holanda narko-shteti i Evropës?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k