• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Tradhti për Albinin, do të ishte po të mos ndryshonte!
Home
Blog

MERO BAZE/ Tradhti për Albinin, do të ishte po të mos ndryshonte!

February 27th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar pezullimin e taksës me Serbinë, me kusht që të rivendosen disa norma reciprociteti me Serbinë, në disa afate që ai i gjykon të mundshme. Përpjekja e tij për të vendosur afate, shoqëruar me njoftimin për heqjen e taksës, janë ngarkesa të panevojshme, që mund ta dëmtojnë aksionin e tij politik, por ato dhe mund t’i harrojë në ditët që vijnë, pasi ende nuk ka folur LDK, dhe nuk mund të quhen vendime kolegjiale. E rëndësishme është që ai ka pranuar të heqë fillimisht taksën e pastaj të nisë bisedimet. Të gjithë ata që janë të sinqertë kur thonë se Kosova nuk duhet të humbasë aleancën me SHBA dhe Perëndimin, nuk kanë asnjë arsye të shikojnë me dyshim Albin Kurtin pse ka reflektuar dhe po sillet, siç e ka detyrim të sillet kryeministri i Kosovës. E kuptoj që tani do të ketë një valë histerie e presioni publik ndaj Albin Kurtit, i cili devijoi nga qëndrimi i tij për “orën zero” të heqjes së taksës. Pra, ai premtoi që nuk do të ketë një moment, kur taksa të jetë hequr dhe reciprociteti të mos jetë vendosur.

Tani në fakt ky moment ekziston dhe shumë mirë që ekziston. Kjo nuk është arsye për t’u shpallur as tradhtar, dhe as mashtrues. Thjesht një politikan që ndryshon. Të gjithë ne që ja kemi kërkuar këtë Albin Kurtit në emër të ruajtjes së aleancës me SHBA, nuk kemi pse i kujtojmë tani Albinit, se ai tentoi të bëhej anti-amerikan. Ai në të vërtetë e ka nis karrierën ashtu, si një aktivist “anti-imperialist”, por moderimi i tij dhe shkuarja tek vendimet llogjike që nuk rrezikojnë Kosovën, nuk janë arsye për t’i kujtuar atij kohët e shkuara, por të ardhmen e Kosovës. Ramush Haradinaj, që bën si i mërzitur pse Albin Kurti po shkon drejt heqjes së taksës, në fakt është duke dëshmuar se taksën e ka vendosur për të bllokuar planin amerikan për bisedime, dhe jo për të luftuar Serbinë, pasi Serbia do të dorëzohet kur të njohë Kosovën, dhe jo kur të mos shesë miell në Kosovë.

Ajo që ka bërë sot Albini, është ajo që ju kërkua Ramush Haradinajt nga presidenti i Francës dhe kancelerja gjermane Merkel gjatë takimit të pranverës së kaluar në Berlin, kërkesë që Haradinaj e refuzoi, duke akuzuar Edi Ramën se i ishte bashkuar presionit të Gjermanisë dhe Francës kundër tij. Prandaj sot ai është mire të heshtë, pasi më shumë se sa superior ndaj Albinit, në fakt tregon se taksa ka qenë axhendë e tij personale dhe jo e Kosovës. Për pezullimin e taksës ka qenë dakord dhe LDK e Mustafës dhe PDK e Thaçit, dhe pamavrësisht mënyrës se si ata shuan rezistencën e Kurtit, ata duhet të heqin dorë nga triumfalizmi dhe ta shikojnë këtë vendim si një shkuarje drejt një shumice luajale ndaj SHBA në Kosovë. Ndaj nuk ka arsye që tani të bëhet debat pse ndryshoi Albini dhe pse tradhtoi qëndrimet e veta. Debati i hidhur do të ishte po të mos ndryshonte dhe të tradhtonte të ardhmen e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHKIM KOPLIKU/ Vetëshkarkimi i presidentit
Previous article SPARTAK NGJELA/ Pse SPAK duhet ta marrë të pandehur Ilir Metën (në një shtet normal, do ishte arrestuar)

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k