• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ “Të vdekurit në ilegalitet”, për të shpëtuar Edi Ramën
Home
Blog

MERO BAZE/ “Të vdekurit në ilegalitet”, për të shpëtuar Edi Ramën

April 9th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Opozita ngjan e bindur se gjendemi para një konspiracioni të madh të Edi Ramës, i cili sipas saj, nuk bën testime, se kërkon të fshehë të sëmurët dhe të vdekurit. Prej më shumë se dy javësh ka një harxhim energjish politike për t’i shkuar deri në fund këtij konspiracioni, madje duke gjetur dhe si shembull Korenë e Jugut.

Nuk jam ende i qartë përse i duhet kjo betejë opozitës, kur mund t’u gëzohej shifrave të mira që kemi me kurbën e pandemisë, pasi dhe nëse do kishim shumë, larg qoftë, Qeverinë nuk do ta gjente ndonjë gjë më e rëndë se e ka gjetur me pandeminë dhe as ndonjë gjë më qesharake, se sa kjo që e ka gjetur me opozitën.

Por tek kjo histori ka dhe një dimension fyes për inteligjencën e shqiptarëve.

E zëmë se Edi Rama i fsheh të infektuarit, ose nuk i teston. E zëmë se fsheh dhe të vdekurit, larg qoftë.

Por nëse dikush sëmuret vërtet me COVID-19, sidomos në këtë situatë paniku, ai e mban vrapin në Spitalin Infektiv dhe tek Urgjenca kombëtare.

Aty njerëzit nuk i çon Edi Rama me makinë të tij dhe as nuk ka ndonjë mekanizëm që t’i bllokojë të sëmurët të shkojnë në spital, apo të paraqiten në Urgjencë.

Në ditën më të keqe të pandemisë deri tani, ne kemi pasur 79 të shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa këto ditë diçka tek 55 vetë. Po ashtu, kurba e atyre që paraqiten në Urgjencën kombëtare, është ende larg shifrave alarmante të ndonjë kolapsi.

Tani Sali Berisha, Lulzim Basha dhe disa figura të tjera qesharake të opozitës, i dinë gjë idiotë shqiptarët, që për t’i ruajtur nderin Edi Rams, nuk duan të shkojnë në spital?

Ne jemi qënie aq alarmante, sa kemi mbytur Urgjencën Kombëtare me thirrje dhe kur na është ftohur fyti dhe na është dukur koronavirus, e jo më kur kemi shenja serioze.

Trajtimi i shqiptarëve si dele të Edi Ramës, apo si njerëz që janë gati të vdesin fshehurazi, vetëm mos ta marrë vesh Sali Berisha e Lulzim Basha, është jo vetëm një fyerje për inteligjencën nën mesatare të shqiptarëve, por dhe një promovim i pamerituar për fuqitë mistike të Edi Ramës, që sipas opozitës, e ka bindur këtë popull që është gati të vdesë në ilegalitet, që të mos e marrë vesh opozita.

Që pandemia po mbahet nën kontroll falë masave ekstreme të Qeverisë dhe distancimit social, kjo nuk ha më debat tek njerëzit normalë. Është tjetër gjë të diskutojmë për dëmet psiqike që ka shkaktuar tek shumë njerëz. Kjo shikohet tek disa figura opozitare të revoltuar nga numri i pakët i të infektuarëve, që nga inati i Edi Ramës duan të dalin, të thyejnë karantinën e të infektohen. Kjo pastaj është statistikë për spitalin neurologjik, jo për infektivin.

Po këtë historinë, që opozita mendon se populli ynë është i vendosur të vdesë në fshehtësi, që të mos turpërohet Edi Rama, dhe kjo historia tjetër qesharake e “heronjve opozitarë” që duan të infektohen, duke thyer karantinën, që të shtojnë numrin e viktimave, nuk keni për ta gjetur në asnjë fantazi të shfrenuar shkrimtarësh që kanë shkruar rreth pandemive për shekuj me radhë.

Duket se Lulzim Basha, në përpjekje për të bërë politikë, më në fund po bën letërsi, ku personazh kryesor ka vënë veten e vet, si një njeri qesharak, që demaskon popullin që vdes në ilegalitet nga frika e Mbretit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ Shtrëngesë apo lirshmëri
Previous article ENDRI KAJSIU/ "Legjenda" e testimeve: Si të dhënat botërore e nxjerrin blof Lulzim Bashën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k