• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Të paktën, tani e ktheu në betejë me SHBA!
Home
Blog

MERO BAZE/ Të paktën, tani e ktheu në betejë me SHBA!

January 29th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Brenda një jave ka së paku tre deklarata që përbëjnë qëndrime zyrtare të SHBA kundër Sali Berishës. Të tri qëndrimet theksojnë se një PD me Berishën në krye, nuk do ketë asnjë raport me SHBA dhe ritheksojnë vazhdimisht se Sali Berisha është nën sanksione të paamnistueshme dhe të përjetshme.

Edhe pse Sali Berisha u përpoq gjatë ta kthente këtë betejë në një betejë personale me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për të krijuar idenë që është problem i vogël lokal dhe klientelist, Uashingtoni nuk e lejoi asnjëherë ambasadoren Kim të bënte replika personale me Sali Berishën por ju përgjigj vetë.

Sot ju përgjigj përsëri.

Pas kësaj duket se Sali Berisha  e ka lënë mënjanë maskën që desh të përdorte në këtë betejë, duke bërë sikur kishte probleme me Lulzim Bashën dhe me ambasadoren Yuri Kim në Tiranë. Tani së paku çdo ditë ka filluar e i përgjigjet Uashingtonit, dhe u tregon atyre se si do triumfojë në betejën kundër tyre. Për këtë ka marrë lapsin e shkruan vetë tek portali i familjes së tij, duke u dhënë amerikanëve shembuj se si ata janë pajtuar me armiqtë e tyre në botë, që nga Afrika e Jugut deri në Indi.

Është shumë qesharake të shikosh një njeri aq të qartë për fatin e tij të zi, se si përpiqet të imitojë fatet e disa njerëzve të shquar në botë, që nuk kanë asnjë lidhje me historinë e tij, por as dhe me historinë e sanksioneve të SHBA ndaj tij.

Por kjo është ana banale e problemit. Ana serioze është që së paku Berisha tani është i angazhuar tu sqarojë çdo ditë demokratëve, se si ta mundë një ditë SHBA dhe do t’i sjellë ata në pushtet.

Pra oferta e Sali Berishës për të sjellë demokratët në pushtet, tani kalon në dy formula. Një herë të mundë SHBA pastaj të mundë dhe Edi Ramën me Lulzim Bashën.

Por siç po duket këto ditë nga angazhimet e tij në shtyp, tani për tani prioritet i luftës së tij është si të mundë SHBA.

Kjo është gjë e mirë, pasi për herë të parë në Shqipëri kemi një politikan që është në betejë reale me SHBA dhe po provon të testojë antiamerikanizmin në Shqipëri.

Edhe pse po e maskon atë me kauza të tjera, e rëndësishme është që e ka vendosur betejën me SHBA në plan të parë.

E vetmja gjë që nuk arrij të kuptoj, është pse një demokrat shqiptar për të ardhur në pushtet, duhet të bëjë dhe betejë me SHBA kur mund të vij në pushtet, duke votuar plot alternativa të tjera përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës që nuk e kanë të nevojshme të mundin një herë SHBA, pastaj Edi Ramën. Dhe me siguri kjo pyetje ka filluar të turbullojë shumë demokratë dhe aleatë të PD. Është kjo arsyeja që siç e shikoni, Sali Berisha është katandisur që i ikën dhe Voltana Ademi nga gara, apo që nuk pranon as Fatmir Mediu të jetë në koalicion, se nuk do të duket antiamerikan. Është kjo dhe arsyeja që ai nuk do arrijë kurrë të mund askënd, as SHBA as kundërshtarët, pa mundur veten dhe pa pranuar që është i ndëshkuar dhe nuk ka asnjë të ardhme në politikën shqiptare. E vetmja betejë e tij, mbetet ajo me drejtësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ “Primaret”, ku nuk ka as zgjedhje, as kë të zgjedhësh
Previous article NAMIR LAPARDHAJA/ Vjeshta e Doktorit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k