• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Të mërzitur, në një ditë të keqe për krimin
Home
Blog

MERO BAZE/ Të mërzitur, në një ditë të keqe për krimin

October 22nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Njësoj si të arrestuarit, operacioni policor duket se ka kapur pa mendje dhe opozitën. Ajo duket se po reagon në mënyrë konfuze pas operacionit që ka çuar pas hekurave së paku katër grupe kriminale dhe dy ish- figura politike të larta të Partisë Socialiste, këta të fundit akuzuar për korrupsion. Dhe arsyet duket se lidhen me besueshmërinë e aksionit dhe goditjen ndaj grupeve reale kriminale, dhe me frikën nga ndonjë balancim politik në vazhdim, si dhe mbi të gjitha, ka marrja prej qeverisë, e kalit të betejës në luftën kundër krimit.

Por përse opozita nuk arrin të bëjë dot si e gëzuar për një fushatë kundër krimit, ndërkohë që ka një vit, që e ka kryefjalë të saj?

Ndalimi i dy ish- deputetëve socialistë për akuza të korrupsionit pasiv, duket se ka qenë shqetësimi më serioz i opozitës. Sali Berisha tentoi të relativizojë problemin e tyre me drejtësinë, ndërsa Basha t’i quajë të parëndësishëm. Në fakt, mund të ketë plot detaje në dosjen e tyre, që mund të mos i bëjnë ata aq fajtorë sa akuzohen, por opozita nuk e ka me këto detaje.

Opozita e shikon arrestmin e dy ish- zyrtarëve socialistë si një hapje krahu për këdo figurë politike që mund të dalë i implikuar në histori të tilla, dhe i druhet asaj që ndodh gjithmonë me Prokurinë shqiptare, balancimit politik të aksioneve. Është kjo arsyeja që tentojnë ta relativizojnë rëndësinë e arrestimeve, dhe biles janë gati dhe t’i mbrojnë personalisht dy të arrestuarit, përveç Strazimirit, që nuk i bën goja për njërin.

Rasi i Arben Nokës në Lezhë, i akuzuar për tjetërsim pronësie tek “Rëna e Hedhun”, është në fakt e njëjta dosje që ka mbajtur disa muaj më parë në arrest, kryetarin aktual të Bashkisë së Lezhës, gjykimi ndaj të cilit nuk ka përfunduar. Dhe me të drejtë deputeti Ndreu i PS, thotë që për të njëjtën çështje nuk mund të ketë dy standarte. Nëse Noka është i implikuar në atë histori, kryetari i Bashkisë dhe grupi i tij që janë ndërkohë nën akuzë, duhet të shkjonë bashkë me të në qeli.

Dhe pikërisht frika nga balanca të tilla ka shqetësuar opozitën, në vend që ta bënin të gëzohej për arrestimet.

Nga pikëpamja politike, nisja e një fushate kaq masive kundër elementëve kriminalë, e ka gjetur papërgatitur opozitën, e cila ka bërë kalë beteje prej muajsh retorikën e betejës kundër krimit dhe drogës.

Arrestimi i katër grupeve kriminale në trafikun e drogës, mes të cilëve shquan grupi i Shijakut, të cilit PD nuk guxon t’u përmendë as emrin dhe operacioni në Jug kundër Balilit, e kanë vënë PD-në në pozitë të vështirë, pasi Edi Rama praktikisht u ka rrëmbyer kalin e betejës dhe po e udhëheq atë vetë.

Tani Lulzimit dhe Berishës iu ka ngelur të ankohen për Lulzim Berishën pse ka ikur më herët jashtë Shqipërisë, pasi për të tjerët që janë kapur e kanë të vështirë të flasin, pasi dikujt prej tyre do t’i duhet t’u çojë dhe cigare në burg.Duke mbështetur gjithë aksionin politik tek një kauzë e cila i kishte vetëbindur që mund të shkatërronte kundërshtarin, opozita tani ka kaluar në pozita mbrojtëse, sikur i ka hall të saj arrestimet.

Nëse i shtrydh sot deklaratat e Berishës dhe Bashës, do t’i shikosh ata në role korrektuese, duke diktuar lista të tjera arrestimesh nga ato të Prokurorisë dhe Poliicisë, dhe përpjekje për të relativizuar vlerën e grupeve kriminale të goditura.

Kaq shumë duken të gjetur në befasi, sa në fund i kanë rënë shkurt, dhe “duan në burg Edi Ramën”, pasi kështu shpëtojnë edhe nga operaconi anti-krimm, edhe nga rivali.

Dhe në fund, duket që reagimi pozitiv perëndimor ndaj operacionit, është po ashtu shqetësim.

Ideja se duke identifikuar qeverinë me krimin, Shqipëria do dështojë të çelë zyrtarisht negociatat me BE, po kthehej në ide fikse të opozitës. Reagimet pozitive ndaj fushatës anti- krim, përshëndetja nga zyra e BE në Tiranë dhe pritshmëria që gjykatat të vazhdojnë ndëshkimin e tyre, në vend që të prodhonin entuziasëm tek opozita, kanë prodhuar mërzi.

Ishte shumë e thjeshtë që opozita të bërtiste e para “fitore” për këtë që ndodhi, pasi kështu mbronte dhe kauzën e saj, nëse e kishte reale.

Por fakti që ajo reagon e mërzitur dhe nuk bën dot as si e gëzuar, tregon se ka pasur fallco kauzën e betejës kundër krimit. Ndryshe s’ka pse mërzitet në një ditë të tillë, e cila është ditë zie vetëm për krimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Kush është “peshku i madh”, Lulzim?
Previous article PANAJOT BRAKA/ Fondet e fshehta të huaja në Shqipëri dhe retorika anti-greke e bërtitngrenësve të tyre

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k